E premte, 26.04.2024, 09:38 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Boll ma, o Baki Ymeri

E diele, 05.02.2012, 06:11 PM


BOLL MA, O BAKI YMERI

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Lexuesi i ZSH-së asht deshmitar se si gati dy vite mes meje Selim Hasanaj në fillim, apo Selim Nengurra pas muejt gusht 2011, dhe Baki Ymerit, zhvillohet nji perplasje e rreptë, që nuk po di të ndalet.

Me të drejtë lexuesit e zakonshëm, të panjoun për mue e edhe për Bakiun, janë të irrituem dhe kanë reague disa herë. Me shumë të drejtë edhe miqët e kolegët nga ZSH kanë reague dhe janë lutë të marrë fund njihere kjo përplasje e jona.

Njeriu normal e di se po i bane dikujt diçka, po e ofendove, po e nënçmove, po e shave, po e lëndove, ai do të reagojë dhe do ta këthejë me të njejten masë, apo edhe ma shumë. Dhe njerëzit normalë, kur sulmojnë, heshtin mbas kundëreagimit, vetëm në mos qofshin të çmendun, apo në kërkim të belas. Unë kam bindjen se rasti i Baki Ymerit me mue dëshmon të dyja këto arsye, pse nuk po përfundon kalvari i sulmeve dhe ofendimeve të tij kundër meje, kundër shkrimeve të mia dhe veprave të mia. Unë, mbas sulmeve meskine e të liga që m’i bani Baki Ymeri si " komente "në shkrimin e fundit të z. Ilir Dardani, ku edhe unë (simbas kerkesës së Ilirit ) kam dhanë nji opinion për Gjergj Kastriotin, ka dy dit që humba kohë dhe u futa në arkiven e ZSH-së në shkrimet e mia dhe veçova disa nga ligsitë e Baki Ymerit, të cilat do t’i baj publike sonte këtu dhe kam shpresën se z. Gëzim Marku do t’i botojë. Lus z. Marku dhe edhe Kryeredaktorin Ilir Dardani për t’i botue, jo per të ba arbitrin mes meje e Baki Ymerit, por për hir të lexuesëve të ZSH, sepse ata padyshim se nuk e dinë fillin e këtij sherri mes meje e këtij njeriu shumë, teper shumë joserioz, dhe të pamarrunvesht.

Do të filloj me radhë.

Në shkrimin tim me titull: " DEPUTETET INJORANTE TË PARLAMENTIT TË DARDANISË "  datë 12.12.2010 vjen komenti:

Baki Ymeri/Alban Voka " Fillimisht Selimi dukej i dobët në fushen e shkrimeve, por me këtë shkrim ka perfitue admirimin e dymijë lexuesve të Zemrës Shqiptare. Gëzuar! " albanvoka@yahoo.com

Meqense unë ma heret të pata thanë se me ty nuk due ma të dëgjohem, sepse unë nuk po mundem me u kuptue me ty, as kur ke ba këtë koment, as tash, e as kurrë nuk do të jem mirënjohës. Ashtu sikur ti që je truthatë dhe i pamarrunvesht, edhe unë kam principet e mia , kur i them dikujt : nga sot ma nuk të njoh, unë e mbaj fjalën, nuk dëgjohem ma me të tillë as për mirë e as për keq. Ty, mbasi m’u pate ba TULLUSUM  si miza e kalit tue më thanë të t’i dergoja paratë për të fillue përgaditjen e botimit të librit tim me poezi në kohen kur unë isha me kufomen e nanes time rrugëve të Europes për ta dergue ate nga Gjermania (ku kishte vdekë me 03.08.2010) për varrim në vendlindje. Ti, Baki Ymeri, aq i kulturuem ishe dhe aq i sjellshem ishe sa as ngushllime nuk më shprehe kur të thashë se kam rast vdekje, më ka vdekë nana dhe të lajmrohem unë ma vonë, kur të përfundojë vorrimi e kryeshnoshja simbas traditës. Ti heshte vetëm 4-5 dit dhe prap më vershove me mesazhe në tel. tim celular dhe me letra elektronike. Pashë se ti e kishe për ngut punën, ndërsa unë nuk isha i disponuem për botim libri ato dit, mendova se ishe aq i pjekun me moshë, sa kupton kur dikush të thotë: HAJT SE PO E HARROJME KREJT ATË PUNË, NUK DUE TË BOTOJ LIBER.

Ti, derisa nuk t’i thashë këto fjalë, me lavdoje dhe shkrimet e mia i ngrije në qiell. Tash, kur unë të refuzova, sepse m’u bane i merzitshëm, i padurueshem dhe i panjerëzishëm, sepse as vdekja e nanës ty nuk të mbushte mendjen se unë kisha arsye të presja për botim libri, fillove të më shaje dhe të me ofendoje.

Le të shkojmë ma tutje.

Selim M. Hasanaj " CILI ASHT LIGJI NË DARDANI ( KOSOVË ) " 29.10.2010. Komenti: Përshendetje nga Bubullima e Bukureshtit

" Ende nuk e kamë lexue shkrimin e Selimit ngase nuk e mbajti fjalen lidhur me porositjen e botimit të librit të tij në Bukuresht. Dhe as revisten HAEMUS të Kopuk KAUCUNKUNT( padyshim ofendon këtu z. Kopi Kyqyku ) nuk e lexoj ngase e boton në katër ekzemplar të fotokopjuem, duke e mashtruar Ali Podrimjen dhe Agim Vincen per perkthim në gjuhen rumune. Megjithate mendimet e komentuesve-komentatorve, duken interesante , por të shkruesh kunder Hashim Thaqit në kohen e raporteve antishqiptare të Dick Martit, don të thotë të bësh kob. Ndaj të shpresojmë se kryeministri do i dëbojë nga qeveria e ardhsme fundrrinat e islamizmit fanatik."

Këtu po e baj nji koment. Baki Ymeri, ky "shqiptar mendjendritun, adhurues i Ibrahim Rugovës", harron këtë dhe sulmon Selim Hasanaj pse shkruej per pisllaqet e Hashim Thaqit dhe banditëve të tij. Bakiu ma mveshë se unë po ndjellkam kob. Bile kob kombtar. Lus lexuesin ta shohë se sa hakamrrës i lig asht Baki Ymeri. Ja se çka thotë per z. Kopi Kyçyku . Krejt bota e keqe, vetem Baki Ymeri i mirë.

Shkrimi tjeter i imi: Selim M. Hasanaj " ÇÀSHT KJO MENDËSI KAQ PRIMITIVE E SHQIPTARVE". Baki Ymeri ban koment: DITA E SHEN GJERGJIT, BAKI YMERI/ ALBAN VOKA

" Le të më falë autori pse nuk kam kohë t’i lexoj shkrimet e tij, ngase nuk mbajti fjalen lidhur me premtimin se do na angazhojë per t’i botuar nji libër, por kjo nuk don të thotë se dua ta baj kundershtar per mosvotimin e shkrimeve të mia siç i votoj unë shkrimet e tij"

A nuk e sheh sa i dobtë je, o Baki, a nuk e sheh se ti je me të meta psiqike dhe shumë bile? Po kush po të thotë me i lexue shkrimet e mia? Po i lexove a nuk i lexove ato Ti, unë nuk merzitem. Ndersa po, qendron kjo që e paske vërejtë se nga dita kur të thashë se per mue nuk egziston ma Baki Ymeri, nuk due të kam punë me ty, sepse m’u pate ba tullusum, kur unë isha me lotë per faqe per nanen time, unë as nuk i hapi shkrimet e tua. Ky jam unë dhe a të damton kjo aq shumë ty që t’u ba nji lexues ma pak dhe tash duhej me e sha e sulmue ate? Lexuesit kur ikë duhet me vu gishtin kresë, o Baki, e jo me e sha ate ( lexuesin ). Ti krye nuk ke, por shtin gishtin në prapanicë e mendohu per sjelljet e tua që i ban me të tjeret.

Shkrimi tjeter: Selim M. Hasanaj "  NË OSLO TË NORVEGJISË DO NDERTOHET XHAMIJA SHQIPTARE " , komenti i Bakiut me nofken SHQIPONJA, " Selimit per kujtim "

 " Baca Selim mësoje gjuhen shqipe si duhet pastaj dil në shesh me baglat tua me karakter proserb dhe antishqiptar, ngase të jesh demokrat don të thotë të jesh tolerant si OBAMA e jo si instrument i ndrzshkur i ksenofobisë konfesionale! Po qe se duhet të mesojme diç lidhur me fene, e kemi Kadarene dhe Arben Xhaferin e jo Selim Hasan Hajvanin që eshte ntrashur si lope serbe duke u ushqyer me bagla ballkanike! "

Ja pra, lexues i nderuem, ja pra ju kolegë dhe miq të redaksisë  së ZSH-së, se cili asht Baki Ymeri. Ky më sulmon dhe kerkon të mesoj të shkruej shqip, ndersa ja, vlersoni ju drejtshkrimin e këtij njeriu këtu në koment, unë e kam shkrue shkronjë per shkronjë ashtu si e ka shkrue ai komentin.

Dhe këtu prap, po ta kujtoj nji gja, o Baki Ymeri ( imjeri ): Duhet me të ardhë turp, por ti nuk din çka asht turpi, sepse ti e din perderisa percjell gjithçka si zagari, pra e din se shkrimet e mia i ndreqë Daniel Gazulli. Kur u bane ti, more Baki Ymeri ( imjeri ) me e sha gjuhen dhe drejtshkrimin e Gazullorit madhështor?! Jazek të kjoftë dhe Zoti të marroftë. Nese unë nuk po ta mbushkam synin si krijues, po si nuk turpnohesh te vesh goje mbi Danielin?! Ndërsa bravo të qoftë se bukur shpesh po të vret kuskuni i samarit ( ashtu si gomarin) kur dikush si unë me fjalor pa dorza sulmon ISLAMIN-MUSLIMANIZMI. Se asht kështu ja e deshmon ky koment yti këtu. Shpresojë se shqiptaret e vertetë e kuptojnë se Baki Ymeri në shpirt dhe në veprime nuk asht ai që paraqitet me shkrime. Shpresojë se mjafton ky koment që ke ba këtu per me ta marr të drejten Ty si mbrojtës i shqiptarizmes. Ti je falco njeri dhe je rrenacak.

Shkrim tjeter, nga Selim M. Hasanaj: " PLATFORMA E NDJERË E NJI AKADEMIKU " datë 26.04.2011. Komenti i Baki Ymerit me nofken SHQIPONJA ( Alban Voka )

" Selim Kumbona dhe doktorata e tij "

Nuk e dimë se me çfar doktorate don të mburret axha Selim që shkruen si një katundar që doktoron per patate, por e dimë se doktorata e Rexhep Qosjes nuk i ka 72 faqe siç genjen ai, por 463 faqe libri, shif vepren e tij Asdreni jeta dhe vepra e ti, Monografi, Rilindja, Prishtinë 1987 ( botimi i dytë ). Kjo ishte e para dhe e dyta, nuk ishte enverostalinist, siç genjen Selim Mustaqeshkurti, por eshte njisoj si Selimi ish titist që e ka shfrytzue titizmin per qellime albanologjike "

A nuk janë këto ofendime dhe per çka?! Pse nuk due ta botoj librin tim Baki Ymeri?! Pse nuk due t’i lexoj as t’i komentoj per keq as per mirë shkrimet e këtij njeriu. Pse nuk ban komente per shkrimin Baki Ymeri, por sulmon autorin ?!

Shkrim tjeter, nga Selim M. Nengurra: " NJERZIT E SINQERTË GJITHMONË THEJNË BARIKADAT " botue me 22.09.2011.

Me daten 24.09.2011 me nofken BUBULLIMA E BUKURESHTIT  Baki Ymeri shkruen koment : " Per persosje teknike e artistike të ZSH-së e porosisim Shkelqim Nëngurrajn që heren tjeter ta ndaj artikullin në disa paragrafe, dhu kur të ketë

kohë të shkoj në entin per ndrrim emnash që ta zavendsojë Selimin me nji emër të ri; Burim, Durim apo Shkelqim.

Këtë rekomandim konstruktiv e hedhim kotnasikoti, ngase si duket ende nuk e ka harruar porosinë tonë para njëvjeçare per ta  pagzuar veten me nji emër të ri. Gjë që e ka realizuar pjesërisht, apo, ku ta di unë për një vërejtje tjeter që i pata dhanë ndoshta pa lidhje, kur u hidhrua dha ma preu me fjalë të tjera shkurt/e/shqip se të kam çmuar shumë dhe i kam lexuar me dashamirësi shkrimet e tua, por tashmë nuk je ai që ishe! Per rikthimin e miqësisë nuk krishtërimi nuk toleron as hasmeri, as papajtueshmëri, as inat ballkanik, ndaj qofshin të gjitha të shkuara të harruara ngase ky njeri i mirë nuk ka nevojë vetem per artikuj publicistikë, por edhe për inkorporimin dhe botimin e tyre në një libër të mirë. "

Lexues i nderuem, shikoje të lutem se si vajton, se si lutë e perkulet kjo krijesë e Zotit ( që si duket e ka marr dreqi me veti ) per t’i dhanë unë atij librat e mi të m’i botojë. Si nuk kpton, more Baki Ymeri, se kurrë mos u botoftë asnji liber i imi, unë Ty nuk ta jap ta botosh. Nuk due ta dëgjoj ma emnin per të mirë as per të keq. Dhe çka po të pengon ty kjo. Trego, o burrë, nese ke mbetë pa bukë, t’i dergoj do ndihma, por ty nuk të jap librin kurrë per botim.

Dhe sulmet meskine e të liga të Baki Ymerit në shkrimin e Ilir Dardanit  të dates 01.02.2012 "A ASHT GJERGJ KASTRIOTI HERO I TË GJITHË SHQIPTARVE", ku edhe unë dhashë nji opinion me kerkesen e Ilirit. Baki Ymeri  ban komente të liga e ofenduese gjithsejtë 5 here me nofka të ndryshme.  Ndersa në shkrimin tim " PSE NUK REAGOJNË ORGANET SHTETNORE SHQIPTARE PER VEPRIMET  PA PERGJEGJËSI TË MËRGATËS SONË?!", Baki Ymeri perdor 7 nofka: Baki Ymeri, Alban Voka, Albert Gjika, Bubulimma e Bukureshtit, Albania, Faik Konica dhe veç kësaj ai perdor emnin e njifarë Ana Tabaku per të më ofendue poshtërsisht. Po këtë Ana Tabaku e perdor edhe në shkrimin e fundit të Ilir Dardanit kur më ofendon mue pa e komentue komentin tim. Ai shkruen komentin me emnin e Ana Tabakut dhe len edhe këtë nr. të telefonit;                         0040747771884             ana nga Korça.

Baki Ymeri, jo fort moti ka perdorë emnin e mikut tonë Ramiz Dërmaku dhe ka sulmue shkrimet e mia. Ato komente i ka fshi redaksia. Ka perdorë edhe emnin e redaktorit dhe kusherinit tim z. Zeqir Lushaj, që poashtu i ka fshi redaksia.

Prandaj, o Baki Ymeri, mos prit se mund të bahesh mik me Selim Nengurren. Ti me ke anmik të perjetshem, dhe mbas botimit të kësaj letre, unë ma nuk të pergjigjem. Unë lus Zotin të të takoj ty njihere gjatë jetes time së paku 5 seconda. Më mjaftojnë.

 



(Vota: 44 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora