Mendime
Sylë Arifi: ''Pavarësia'' e gjykatës kushtetuese!
E shtune, 04.02.2012, 08:27 PM
“PAVARSIA” E GJYKATËS KUSHTETUSE !
( Në rastin Limaj)
Nga Sylë Arifi, avokat-publicist
Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Repuplikës së Kosovës, ka interpretuar apo ka sqaruar disa dispozita kushtetuse, lidhur me imunitetin e deputetëve të Kosovës, në rastët e caktuara të padive penale apo civile. Dihet, se në praktikat parlamentare të shumë shteteve deputetët e kan imunitetetin e plotë kushtetus, pra jan të mbrojtur sipas Ligjeve të bazuara në Kushtetutat e vendeve të tyre. Se mund apo jo të arrestohen deputetet tani kjo po shifet. Sigurisht se me Kushtetuten e Kosovës kjo e dretë është e sanksionuar, mirpo ja se me kerkes apo interferim të institucjoneve vendore dhe nën presion të disa qarqeve nderkombëtare ky nocion si kadegori kushtetuse, imuniteti i deputetve me vendim të kolegjit të Gjykatës kushtetuse u intrpretua gabimisht duke e degraduar apo sforcuar statutin e parlamentarve të zgjedhur nga proqesi zgjedhor, pra ky paraqt rast unikat në praktikat e shum parlamenteve.
Pas mendimit, nga Gjykata Kushtetuse se imuniteti i deputetve i kerkuar apo inicuar për rastin e zotit Fatmir Limajn i dyshuar se me nëntë persona të tjerë kanë urdhëruar ekzekutimin e policëve serbë të rrëmbyer gjatë luftës së UCK-së në vitin 1999, sipas akuzës së ngritur nga EULEX’i, i është hjekur imuniteti, sigurisht nën presion, vetem e vetem për ta arrestuar zotin Limaj.
Nga proceset gjyqësore në vitin 2011 për gjygjësin e Kosovës, është rasti “Kleçka”, se ky proces ka nisur dy vite më parë, dhe sërish nuk mundi të përmbyllej brenda vitit 2011. Pasi që ky proqes paraqet skenarin e disa tendencave të jashtme dhe i ndimuar nga qarqe vendore vetem e vetem per ta demtuar personalitetin politik, insitucional të Fatmir Limajt. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK-s kundër të cilit janë duke bërë hetime edhe për kohën sa ishte ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, pra tendenca është shum e qart. Hetusit nderkombëtar i kan vuar vetës detyr që të prodhoin prova vetem e vetëm për ta denuar zotin Limaj, për ni akuzë që ai ishte liruar nga Gjykata e Hagës disa kohë më par, edhe për kunder parimit juridik se për të njetën vepër penale nuk mund të akuzohet apo gjykohet dy here.
Në lidhje me procesin “Kleçka”, prokurorët kan marrë në pyetje disa nga udhehqeja politike dhe ushtarake e UQK-s, tani kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, pastaj Rexhep Selimin, Ramë Bujën, Kadri Veselin si dhe anëtar të tjerë të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zotri Limaj ka konfirmuar në hetusi dhe para Kolegjit të Gjykatës, se në periudhën për të cilën ai akuzohet për rastin “Kleçka” nuk ka qenë në Kosovë, por në Shqipëri, në përgatitje të operacionit të koduar “Shigjeta”, duke ofruar fakte e prova të bazuara.
Mungesën e provave dhe fakteve për ta mbeshtetur akuzën kundër zotit Limaj, e verteton edhe skenari i ndodhur para ca kohe nga vetëvrasja e mistershme e Agim Zogaj i cili deri në atë kohë njihej si “Dëshmitari X”. Për, qka na solli shumë të papritura e të panjohura, për ta qartësuar tendencën e kësaj procedure penale që e ngarkon Limajn dhe nëntë të pandehurit e tjerë me akuza të ndryshme të krimeve të luftës që dyshohen se janë kryer në vitin 1999 në një qendër të paraburgimit të improvizuar të vendosur në fshatin Kleçkë, gjithnjë sipas pretendimeve nga prokurori ndërkombetar.
Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin rreth çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë publikë. Pasi që ky aktgjykim hyri në fuqi kjo iu dha mundësi organeve të drejtësisë që të arrestojnë zyrtarët për të cilët tashmë ekzistojnë aktakuza të ngritura. Më parë, EULEX’i nuk ka mundur ta arrestojë zotin Limaj për shkak të Imunitetit që e kan deputetet e Parlamentit të Kosovës, të sanklsionuar me Kushtetuten e Repuplikës së Kosovës. Mirpo, në ket rast u trilluan qellimshëm disa paqartësi rreth çështjes së imunitetit, nga Institucjonet tona Shtetrore nën trysni të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë çështje për interpretim të imunitetit të deputetve e quan për mendim te Gjykata Kushtetuese. Ky aktgjyim, i mundesoi organit ndjekës që ta arrestoin e zotin Fatmir Limajn. Sipas prokurorit të qështjës Salustro, Fatmir Limaj, i cili ishte një nga komandantët e njohur të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte “torturuar” një të burgosur serb gjatë marrjes në pyetje në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës. Tani, kur mungon deshmia e dëshmitarit kryesor të këtij procesi i cili thuhet se ka ba vetvrasje, dhe e gjitha kjo procedur është ngritur duke u bazuar në deshmin e këti deshmitari të qujtur “X”, kolegji i gjykatës, në munges të provave, fakteve dhe deshmive për ta faktuar juridikisht aktakuzën, të njejtën duhet ta hudhi posht si jo të bazuar në Ligj.
Qka thot Kushtetuta !
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 75 [Imuniteti]
1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e
ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.
2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Gjykata kushtetuse e Repuplikës së Kosovës, e ka obligim kushtetues ta vlersoi kushtetutëshmerin dhe ligjshmërin e të gjitha ligjeve, akteve juridike, dhe veprimeve administrative e gjygjsore gjithmon duke e rrespektuar kushtetutën si aktin më të lart politiko-juridik të Shtetit. Me rastin e vlersimit lidhur me imunitetin e deputetve të zgjedhur nga populli me sistem zgjedhor, ka marrur aktgjykim të gabuar duke e komunikuar mendimin e sajë per imunitetin e deputetve, sepse nuk ka qen e lir dhe e pavaruar në vlersim të neneve të kushtetutës që i referohen imunitetit si kategori kushtetuse dhe si elemente të Shtetësis. Me nenet e sipërcituara me kushtetut deputeti e gezon imunitetin dhe aty thuhet qart se i zgjedhuri i popullit nuk guxon të arrestohet pa vendimin-pelqimin e shumicës parlamentare, prandaj Gjykata kushtetuse në këte rast del mbi Kushtetutën dhe Institucjonin e Parlamentit të Kosovës si Shtet sovran.