Mendime
Shahin Ibrahimi: Krenari e shtrydhur
E premte, 03.02.2012, 09:03 PM
Krenari e shtrydhur.
Nga Shahin Ibrahimi
Në pritje të autobuzit për në Shkozet,një lagje të Durrësit dy burra bizedonin me zë të lartë,me sa dukej njëri ndër ta nuk ndëgjonte mirë.Rastësisht ktheva kokën u ndesha me shikimin e tij,ai po fshi- nte lotë që pikonin faqeve nga sy të perënduar,ula kokën në heshtje duke i dhënë ngushëllimet e mia si i zënë në faj.Ata vazhdun bizedën midis tyre dhe tek unë vinin fjalë të shkëputura që i sillte era here here.Kujtonin të kaluarën,me sa kuptova kanë qënë shokë burgu,pasi kur përmëndnin emra ulnin zërin, flisnin fjalë të ëmbla,apo edhe rrallë me shpoti. Por mua më bëri përshtypje që bizeda e tyre ishte prekse për derisa e shoqëroi me lotë.Ishte rreth të shtatdhjetave më i riu ndërsa tjetri me zor qëndronte në këmbë,i vrarë dhe i lodhur nga jeta.Në autobus ishim pranë,ata e vazhduan bizedën me zë të ulët. Ishin Durrsak të dy por njëri banonte në Shkozet,se kur zbritën e ftoi në shtëpi.Tjetri nuk pranoi dhe i u drejtuan lokalit pranë statcionit autobuzit. U largova me dhimje për çka ndëgjova,gjë që më shtyu të interesohesha për ta kush ishin dhe po shkruaj për jetën e tyre për një dekatë të vetme. Ishte muaji shkurt i vitit 1978.Ndër të njohurit e mi diskutohej rreth disa arrestimeve që ishin bërë në Shkozet{lagjja Nr-14 e qytetit të Durrsit}të gjithë punëtorë ndër ta binin në sy tre shoferë të parkut mallrave,shofera me tatra që transportonin pasha të rënda të veprave industriale,pra shofera me përvojë të madhe.U arrestuan mbrënda dy ditëve gjashtë vetë dhe në muajt në vazhdim dhe katër të tjerë,nëntë ishin me origjinë Çamër,shtatë ishin të një fisi dhe njëri katolik nga veriu. Thash e themet bënin punën e tyre,të afërmit dhe sho- qëria e tyre ishin tmerruar,nga frika e ndonjë tjetër arrestimi të mundshëm,apo internimi.Përsa i përket arrestimit qarkullonin fjalë për terrorrizëm dhe agji- tacion-propogandë ndaj pushtetit popullor dhe vijës së Partisë,armë mbajtje pa leje deri në arratisje dhe kalim kufiri.Organet shtetërore në vazhdim të luftës së klasave ndaj familjeve të tyre,po mirrnin masa duke i hequr nga puna dhe duke i kaluar në fermë apo në NISh Tulla e NShN si të pa dëshiruar nga kolektivi, nga frika të ndonjë sabotimi të mundshëm. Makthi i familjeve dhe i të njohurve bëhej çdo ditë dhe më i madh,mbasi nuk ipnin asnjë sqrim pse ishin arrestuar,madje me kalimin e kohës arrestonin dhe të tjerë,ndër ta dhe një dhëndrin e tyre nga Tirana.Mbas nëndë muajsh hetime dhe intriga ndaj tyre në qelitë e D.P.Brëndshme të Durrësit në prag të vitit të ri u njoftuan familjarët se do dilnin në gjyq.Mbas nëndë muajsh hetuesie në kushte të këqia dhe një trajtim çnjerëzor për vetë faktin se akuzoheshin për pakëna- qësi ndaj Pushtetit Popullor,ishin pa avokat mbrojtës, se populli ishte i shkolluar dhe bënte vetë mbrojtje . Pa dhe kush ata që vetëm tre prej tyre ishin me shkoll të mesme dhe gjashtë me shtatë klasë,Aliu,Mueshiri vetëm firmën dinin të vinin kur mirrte rrogën. Ky pra ishte grupi anti Parti që do gjykohej nga gjykata e rrethit Durrës në sallën e Portit Detar,si sallë shumë e madhe ku të mund të kishte sa më shumë shikues dhe ndëgjues.U gjykuan në sallën e mbledhjeve të Portit detar me qëllim presioni dhe për puntorët e kësaj ndërmarje dhe qytetarëve të qytetit të Durrsit. Porti atë ditë gumëzhinte më shumë se ditët e tjera, shumë fytyra të panjohura erdhën atë ditë në port thanë punëtorët e portit më vonë.Salla ishte megjithë mënd e madhe,filluan ta mbushnin sallën fytyra të pa njohura nga të pandehurit dhe të afërmëve të tyre. Para se të fillonte gjyqi dikush tha,që kanë ftuar shumë kuadro partie,drejtorë ndërmarjesh,shefa kuad- resh dhe të tjerë të pa njohur,se atë ditë morën shum njerëz fletë hyrje,për të parë zhvillimin e gjyqit. Pra ishin të ftuar drjtues ndërmarjesh dhe nga lagjet për tu mirë informuar për të ardhmen se mos përmendej ndonjë emër,që ta kishin në shënjestër.Masat e sigu- risë ishin rritur atë ditë në port,përveç policisë së Portit kishin ardhur për ndihm dhe policë të degës së qytetit të Durresit. Në orën nëntë e tridhjet minuta u hap dera kryesore e hyrjes së Portit ku një mikrobus i shoqëruar me dy ma- kina policie solli të pandehurit nga birucat e degës punëve të brëndëshme së qytetit.Një gardh policash rrethuan mikrobuzin dhe krijuan një hapësirë sa të kal- onin të pandehurit,që zbritën kokë ulur nga mikrobuzi dy nga dy të lidhur me pranga.I futën drejt e në sallë në vendin që kishin pregatitur më parë dhe i ulën. Asnjeri nuk foli ndër ta,por të skuqur dhe me turp bënë atë pak rrugë.Përpara hyrjes së portit kishte shumë njerëz,që donin të ndëgjonin gjyqin por nuk mundën të hynin pa flethyrje,shumë nga familjarët nuk ishin prezent.Vëllezërit e disave prej të arrestuarve,nuk mundën të hynin në port,ju kërkonin mëshirë policave të shërbimt,që nuk mund ti ndihmonin edhe sikur të donin,se rrezikonin vendin e punës.Mbas disa minutash pritjeje të pandehurit mundoheshin të shikonin vjedhu- razi për njerëzit e tyre në sallë,por prania e tyre ishte shumë e pakët.Të binte në sy,sa ishin dobësuar dhe sytë e tyre tregonin vetëm vuajtje dhe pikëllimin e ditëve të shkuara.Thash e themet vazhdonin por me zë të ulët duke diskutuar për aq sa dinin por me frikë nga të pa njohurit. Të arrestuarit ishin:-Ali Zoto puntor,Iljaz Zoto shofer, Mueshir Plaku puntor,Shaban Metali shofer,Omer Omeri shofer me banim në Rrogozhinë,Ferrik Jonuzi mekanik në anije peshkimi,nip i familjes Zoto,Veli Zoto mekanik, Selami Zoto punëtor në koperativë,Thanas Xoxi mekanik dhe Xhemal Ibrahimi mekanik i talentuar puntor para- rojë dhe kandidat për hero i punës me banim në Tiranë, dhëndërr i familjes Zoto. Para se të fillonte gjygji ju hoqën prangat. Gjyqi do zhvillohej me altoperlanta me bokse të fuqishëm, të ndëgjohej në të gjithë portin.Mbasi u vendos qetësia në sallë hyri trupi gjykues me gjyqtar A.V.,Prokuror të çështjes K.S.etj.Një re e zezë e mbushi sallën ato minuta qetësie.Shikimi i të gjithëve u drejtuan mbi ata burra me rroba të zeza,që nuk ju qeshi fytyra asnjëherë gjatë zhvillimit të seancën gjyqësore.Nuk salutuan as- njeri për ti dhënë rëndësi gjygjit dhe të tregonin se kush ishin dhe sa besim kishte Partia,që ju besoi zhvi- llimin e këtij gjygji,jo në sallën e gjykatës,por në ndërmarjen më të madhe të qytetit. Gjyqtari hapi seancën dhe ja dha fjalën akuzës,më parë kërkoj nga të pranishmit qetësi dhe të pandehurit të flisnin kur të pyeteshin të ngriheshin në këmbë dhe të përgjigjeshin,vetëm për çfarë do të pyeteshin. Prokurori lexoi akt akuzën që i bënte fajtor kryesisht të mbështetur në nenin NR 55/1 të kodit penal,që prkte agjitacion dhe propogandë ndaj pushtetit në fuqi dhe P.S. të Shqipërisë.Avokat mbrojtës nuk kishin mbasi mbrojtjen e bënte vetë i panehuri.Në pytjet që ju bënë disa të pandehurve vlente për të dëshiruar,se si këto fakte të përbënin një akuzë kaq të rëndë. Psh:-Iljaz Zoto ndër të tjera kish thënë,që unë kam kokë për kryetar Qeveria,pse ç`kujtoni se s`kam dhe i kishte rënë kokës me gishta në anësore. -Po!Iu përgjigj ai,mbasi kisha pirë disa gota birrë me shokët,ndërsa shoku mu përgjigj: -Se ti ke kokë të madhe,sa një batalion ushtarësh ha mengjesin me paçe të shijshme dhe i bën pyetje trupit gjykues,që në klub duke pirë do bënim politikë,e ndër- prenë dhe e ulën. Ndërsa Shaban Metalin e akuzuan për tentative për atentat ndaj Kryeministrit:-se duke ardhur me makinë të ngarkuar me bulldazier nga Shkodra e kishte ndaluar policia të kalonte Kryeministri,ai ndaloi por me shokët ishte tallur dhe ju kish thënë,po të doja un lëvizja makinën dhe e vrisja.I pa ndehuri qeshi dhe bashkë me të dhe një pjesë e sallës dhe tha:-po e kam thënë në vazhdim të shakave që bënim ne në shoqëri.Pse atentatet kështu bëhen dhe heshti. Njëri nga të akuzuarit gjatë përgjigjes së pyetjes tha: -Çfarë grupi anti parti jemi ne,të gjithë puntorë vetëm tre vetë me shkollë të mesme dhe pesë më shtatëvjeçare, pse si ne janë politikanët,kaq të rrezikshëm ishim ne. Kjo pytje përgjigje therëse i dogji gjyqtarit dhe i foli ashpër dhe i tha mos të provokojë trupin gjykues.Në shumë përgjigje që ipnin të pandehurit shprehej pa kënaqësia dhe keqtrajtimi që ju ishin bërë ndaj tyre në hetuesi,Aliu tha,që Ferrikun,Xhemalin,Veliun,apo Selamiun shumë të ri,i keni marrë kot brënda,vetëm të mbushin burgjet dhe të nxjerrin krom si skllevër,pa pagesë,ai ishte përsëritës,për tregëti të ndaluar. Gjyqtari u acarua dhe i hoqi të drejtën e fjalës.Ndërsa Ferrik Jonuzi i tha trupin gjykues se s`ishte dakort me akt akuzën në drejtim të tij. :-Nuk më kanë ballafaquar me asnjë që jam shprehur sa më sugjeroni,nuk më kanë sqaruar asnjeherë as orë takimesh vetëm më kanë imponuar për pranim e Akt akuzës.Unë kam punuar në det dhe takimin me kushërinjtë e mi ka qënë shumë i pakët etj.Nuk i u muar asgjë parasysh.Të gjith pranonin shakatë me njëri tjetrin në pije se lodheshin në punë dhe kur takoheshin një herë në një apo dy javë pinin dhe talleshin me njëri tjetrin.Shprehën pakëna- qësi ndaj hetuesisë se i kishin mashtruar dhe i kishin vënë në ngatërres me të afërmit e tyre për gjëra të pa thëna nga ta,shumë gjëra nuk i pranuan ndaj njëri tje- trit.Në çdo replikë që bënin me trupin gjykues flisnin të drejtën dhe kur ajo i rëndonte indirekt.Ata ishin të pa djallëzuar,aq më tepër për djallëzitë dhe fjalët me nën kuptime që përdorte hetuesia gjatë marrjeve në pyetje apo dhe pyetjet e Prekurorit të çështjes në shtjellimin e bisedave. Ndërsa për ta rënduar Iljazin i bënë pyetje: -Kur vëllai therte bagëti dhe i shiste pse nuk e ndaloje,mbasi kjo vepër ndalohej me ligj? Po tha ai:-Aliu therte një qingj të vogël dhe e ndanim të tre vëllezër si ishim,se ne ishim njëzët e dy frymë. Mish në dyqan mirrnim një kg në muaj apo në dy muaj një herë.Kjo nuk është tregeti por mbi jetesë. -Mirë i thanë përsëri çfarë të shtyn ty të flasësh kë- shtu kur ti jeton mire?,shofer je,s`të mungon gjë. -Po i tha ai,mirë jetoja por kur dilja nga dhoma ime dhe shikoja fëmijët e vllezërve zbathur dhe duke hëngur bukë thatë,më ngecte në fyt….Jemi tre vlezër dhe kemi katër dhoma e një guzhinë jetojmë njëzet e dy vetë,se shtëpi nuk na japin dhe as nuk na lënë të bëjmë. Përsëri e ndaluan të fliste dhe e këshilluan të mos bënte propogantë. Ai tha:-Jo nuk është propogandë por realitet.Mbas çdo replike që bënin ata përgjigjeshin më ashpër ja për- plasnin në sy gjykatësit dhe prokurorit pa kënaqësitë që kishin dhe jo se i kishin më parë por,i fituam në biruca gjatë hetimit,na i dhuruat ju me sjelljen tuaj, për të na bërë armiq dhe të pa kënaqur. Kam punuar axhustator ne uzinën Dajti në Tiranë dhe jam puntor i dalluar,kanditat për hero i Punës dhe nuk di pse jam arrestuar,vetëm se jam dhëndërr në familjen Zoto. Ai kishte të drejtë,hetuesia kishte bënë të sajën dhe gjykata pa dyshim do vazhdonte gjykimin e tij. Ndërsa Aliu pyetjes se gjyqtarit pse tregëton mish pa leje iu përgjigj. -Blej një herë në dy javë bashkë me vllezërit ndonjë qëngj apo dash dhe e hamë si vllazëri,se kemi shumë fëmi,një battalion si ushtarë janë,dy vllezër gjashtë mbëdhjetë kemi bërë. -Kush ju tha ti bëni.? -Partia kështu thotë lindni sa më shumë ushtarë për të mbrojtur vëndin.Sado serioz po rrinin të gjithë,një re buzë gazi e heshtur mbuloi sallën,të gjithë mbanin kokën poshtë mos të shikonin njëri tjetrin. Ata njerëz të mirë që po dënoheshin ishin të mërzitur nga hetuesia nga mënyra e të bërit fajtor pa faj,dhe sot që dolën në gjyq një valë tjetër urrejtje ju afruan. Sa herë që ngrinin sytë shikonin fytyra të pa njohura, që ju shtonin mërzitjen dhe prekeshin më shumë,kur men- donin se do shihnin njerëzit e familjes,të afërmit e tyre,shokët,miqtë,se nuk e dinin në do i takonin më apo jo.Mendonin burgun dhe minierat e Spaçit,a do kthehe- shin gjallë apo jo,se vetëm ata e dinin se ç`tortura kanë kaluar në hetuesi. Shumë nga familjarët i dëgjuan fjalët e tyre nga altoperlanti që fliste me zë të lartë apo e ndëgjuan nga goja e atyre që e dëgjuan që ishin mbrënda në port,megjithëse ju ngashëroheshin policit të shërbimit ti lejonte të hynin se ju gjykohej babaj apo njeriu i afërt i tyre,,,. Ky gjyq ishte një paralajmërim për të gjithë puntorët e portit që mos të gabonin edhe ata,se i tillë gjyq do i priste.Mbas shumë debatesh dhe pytje përgjigje në fund të tij trupi gjykues kërkoi nga të pandehurit fjalën e fundit.Në përgjithësi kërkuan falje pa bërë faj,por Iljazi tha: -Kam punuar shofer me makinë të madhe tatër dhe trans- portoja makineritë e rënda të veprave,i kam shërbyer kësaj Partie dhe këtij Vëndi me mish e shpirt,kam marrë disa fletë lavdërimi si shofer për punën që kam bërë,por që ditën që më arrestuat,për mënyran se si më keni tra- jtuar,me poshtërsitë dhe intrgat e hetimit më deformuat si njeri,më bëtë të pa vlerë në familje dhe shoqëri.Tani që ju pash dhe ju njoha se kush jeni në të vërtetë,me çfarë njerzish dhe me çfarë mënyrash manipuluat për të më bërë fajtor,nuk jam më me ju dhe ju urrej dhe do ju urrej juve dhe Partinë tuaj.Pres nga ju çdo lloj dënimi, mbasi në ndërgjegje jam i pastër dhe mëshirë po t`ju kërkoj,nuk do më mëshironi,por do të më tallni me ironinë tuaj të shpëlarë.Ne po dënohemi që të punojmë si skllevër, pa pagesë në minierat e arit tuaj,që të pasuroheni ju. Trupi gjykues po e ndëgjonte me vëmëndje.Ndonjëherë e ndërpreu dhe e linte me qëllim që të përkeqësonte gjënd- jen e tij me rrrethana rënduese,për ta prezantuar tamam si armik të Partisë dhe të popullit,të pa penduar qoftë dhe para trupit gjykues,si njeri mos mirënjohës dhe para marrjes së vendimit. Pas pak u tërhoq për të marrë vendimin.Mbas rreth një ore erdhi dhe dha vendimin që varjoj nga njëmbëdhjëtë vjet për Iljazin,Aliun,Muashirin dhe Shabanin,Omeri dhe Thanasi me nëndë vjet,Selamiu,tetë Xhemali me Ferrikun me nga gjashtë vjet,ndërsa Veliut katër vjet heqje të drejte të lirisë, për mos kallzim mbasi i kishte ndëgjuar disa herë pakëna- qësitë e tyre. Të gjithë të dënuarve në këtë proçes gjyqësor,ju hiqej e drejta e votimit dhe mbas burgut do të internoheshin, në mvartësi të sjelljes së tyre,mendim që do ta ipnin komanda e burgut ku do kryenin dënimin. Ky gjyq zgjati një ditë pa asnjë incident dhe në qetësi. Të pakënaqur nga masa e dënimit të gjithë familjarët sho- qëria dhe puntorët e portit u larguan kokë ulur,pa thënë asnjë fjalë,por dhe vetë të dënuarit nuk prisnin këtë vendim kaq të madh. Vetëm Iljazi shikonte i qetë se priste më shumë pë tu dënuar.Mbasi u larguan njerzit nga salla i lidhën dy nga dy me pranga dhe i hypën në mikrobuz e i dërguan në degën e P.të M.të qytetit. Habi dhe pakënaqësi tek të burgosurit që ishin në birucat e Degës së Durrësit,megjithëse ata që ishin dënuar për politikë e mendonin dënimin se njihnin nenet.Të shtunën në takim Iljazit i tha gruaja se kishin arrestuar dhe djalin e madh,sepse kishte lënë punën ditën që do të zhvillohej gjyqi juaj.Ai kishte shkuar në punë,punonte në koperativë dhe kishte lënë dy thasë me nitrat në fushë,e akuzuan se i kishte hedhur në kanalin vaditës,e akuzuan për punë armiqësoeë,sabotim në ekonomi,dhe u dënua me katër vjet heqje lirie në moshën njëzet e dy vjeç.Më vonë i shpër- ndanë nëpër burgje të ndryshëm,në Ballsh dhe në Spaç në minierë,simbas moshës dhe shëndetit. Hetuesia midis tyre futi urrejtje për njëri tjetrin që në Hetuesi dhe i ndanë,nëpër kampe të ndryshëm për të elimi- nuar ndonjë sherr të mundshëm. Familjet Zoto nuk i internuan mbasi ishin në periferi dhe punonin në koperativë.Të gjithë ata e kryen dënimin dhe ne prag të demokracisë dolën nga tmerri i dënimeve,ndaj tyre nuk u zbatua masa e dënimit për internim,se doli dielli. Iljaz Zoto tre javë mbasi doli nga burgu ndroi jetë. Atë e liruan vetëm që të vdiste pranë familjes.Si njeri kishte ndryshuar,ishte bërë më i heshtur dhe shprehte pakënaqësi për trajtimin çnjerëzor që ju bëhej të arres- tuarve për politikë nëpër birucat nga hetuesit komunistë, dhe për kushte jo të mira në burgje dhe trajtimin e tyre në punë.Me daljen e tyre nga burgu ata gjetën në shoqërinë e tyre po atë respekt dhe dashuri si më parë dhe me ardhjen e demokracisë i mori vala e jetës me ndryshimet si i gjithë populli,por asnjëherë nuk harruan vuajtjet.