Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Turpi kombëtar, dhe historia e jonë pa heronj!
E hene, 30.01.2012, 09:02 PM
Turpi kombëtar, dhe historia e jonë pa heronj!
Nga Fahri Xharra
Mohimi i vetvetës është hyrë në modë. Kush e kush më shumë mundohet të mohon, të përbaltë dhe të futë në vorbullën e pikes së zezë çdo gjë që është shqiptare. Mohimi i vetvetës, në psikologji njihet si një hap para çmendisë. A jemi apo më mirë të them a janë disa shumë afër kësaj kataklizme personale. ? Si mendohet që në kohën e sotit, kur më së shumti i duhem vendit tonë, më shumë se kurr i duhemi tokave mbarëshqiptare, ne të mohojmë të gjallë e të vdekur? Kush po na e porositë këtë mënyrë të mendimit?
Nëse me qindra vjetë është punuar në mohimin e çdo gjëje shqiptare, pse tani, mu ne vet duhet ta vazhdojmë atë, aty ka ata më së shumti ata patën sukses?
E dijmë ne që në vitet e 12- të shekullit të kaluar, atëherë kur çdo gjë vlonte në dëmin tonë, çka bënte Serbia? E dijmë ne, që në atë kohë Parisi e Londra, në organizim të intelektualëve serb dhe Kishes Serbe, gumëzhonin vetëm antishqiptarizëm? Si dhe sa, si dhe pse, përgjegjën e gjeni në cdo faqe të internetit. Po na? Hajde, ta marrim që ishim të dalur nga një burg 500 vjeqar, e sytë tanë të verbuar nga errësira shekullore nuk shihnin gjë, Po sot? Drita e syrit, rrezet e së vërtetës sonë, gati që nuk thërrasin më zë, ne i vejmë syze të zeza vetëvetës ( syza të salduesve), qe të mos shofim se çka po ndodhë me ne.
Histori pa heronj! Kush janë përkrahësit e kësaj ideje të mrekullueshme që na sjellë në grupin e kombeve pa komb, pa etni, pa histori ? Jemi të tillë ne?
Kur sot e kemi të qartë, ashtu si një edhe një që bëjnë dy, e kemi të qartë të kaluarën tonë, ne e bishtnojmë atë duke e mohuar tërësisht. Histori pa heronj!
Kur një populli i mohohen heronjtë, qellimi është i qartë. Por kur ne ia mohojmë historinë dhe heronjtë tonë trashëgimisë sonë, atëherë i japim të drejt dreqit e fatkeqit, që të na hudhë në shportën e mbeturirave historike, si jë pjellë e ardhur rastësisht në këto anë, si një sajesë artificiale e sjellur nga dikushi për qëllimme të dikushit. E na? Për Çka jetojmë? A vetëm e vetëm t`i shërbejmë dikujt si makinë e lindjes, për mbushjen e racës së po atij dikujt.?
Është intetesant me ne që më shumë krenohemi me shqiptarët që kanë shërbyer në vende dhe për vende të tjera se sa me shqiptarët heronj të vendit tonë, të çështjës sonë, të lirisë sonë dhe të të mirës sonë.
Fqinjët tanë, përveq që i grabisin figurat tona, dhe mundohen ta bindin botën se janë të tyre;por krenohen edhe me ata mos qofshin shqiptar që krejt jetën kanë punuar për ata, shpesh edhe në dëmin tonë; dhe këta as që i përmendin që ata janë nga ne e lere më ti njollosin. Doni të dini më shumë nga këta shqiptarë ? Kush janë ata? Ç`bën për fqiun.për armikun tonë?
Vuk Karaxhiqi, shqiptar, themelues i alfabetit dhe drejtshkimit serb, qirilicës.Hoxha Tahsini shqiptar, themelues i Universitetit, shkrimtar dijetar i Turqisë . A kemi hasur ndonjëherë, ndonjë shkrim serb apo turk që ata e pranojnë origjinën e vërtetë të tyre shqiptare?
“Po kush ishte Hasan Tahsini që na dhuron “smeraldë” me veprën e tij që është bërë objekt studimi i disa brezave të dijetarëve? Veç kësaj, ajo është bërë burim i pashtershëm pikëpamjesh të ndryshme shkencore, sociologjike, filozofike e psikologjike. Hasan Tahsini, ( Hasan Osman Rushiti) lindi në fshatin Ninat të Konispolit më 7 prill të vitit 1811. Osman efendiu, i ati i Tahsinit, ishte njeri i arsimuar, me kulturë të gjerë, njohës i mirë i filozofisë dhe i letërsisë islame. Ai ishte një mësues i nderuar dhe i kërkuar. Mësimet e para të birit ia dha në medresenë më të mirë të zonës, në atë të fshatit Pandalejmon dhe më pas në medresenë e Mustafa Pashë Bushatlliut në Shkodër ( 1822- 1830 ). Shkollën qytetëse dhe atë fetare e vazhdoi në Janinë, dhe më pas, vazhdoi e përfundoi me sukses studimet në Medresen “ Fatih”, një ndër më të njohurat e Stambollit. Përveç vlerësimit “shkëlqyeshëm” që mori në këtë shkollë, atij iu atribua edhe epiteti “tahsin” prej dijetarit të njohur, mësuesit të tij, Mustafa efendi Vidini, që në gjuhën shqipe përkthehet, I nderuar, I fisnikëruar, etj. Pikërisht kjo fjalë u shdërrua në mbiemrin e tij.” (Forumi shqiptar)
I ati i tij, Osman efendi Rushiti, - njëri prej të diturve në sulltanatin osman, - ishte nga fshati Ninàt, ndërsa për vet të ndjerin h. Hasan Tahsini, në asnjë nga burimet e kohës, të gjetura deri më sot, nuk shënohen as vendlindja e as datëlindja e tij.
Mark Millani, udhëheqës dhe shkrimtar me origjinë shqiptare në Mal Të Zi, Mark Milani (1833 - 1901), ishte vojvoda malazez që i ka njohur shumë mirë shqiptarët ka thënë për Shalën se “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat s’i dorëzon pa armë“ Marku dhe te gjithe familja e Drekalloviqeve nga Mali i Zi ishin te Fisit Kuq, dhe se ishin me origjine shqiptare, por imponimet e rrymave te ndryshme e kan nderruar fene nga ajo katolike ne ate ortodokse dhe si rrjedhoje edhe gjuhen por jo zakonet .
Elefteros Venizellos “krijuesi i Greqisë moderne” i njohur ende si “Ethnarch"., dhume herë si kyemistër nga 1910 në 1920 –tën., dhe 1928 – 1932-shën. Shqiptar “ den baba den”.
Sinan Pashë Topojani
Sinan Pashë Topojani (1506-3? Mars 1596) ishte burrështeti, politikan dhe ushtarak i shquar i Perandorisë Osmane me origjinë shqiptare ( nga qyteti i Kukësit, fshati Topojan).
Ishte 5 herë Vezir i Madh i Perandorisë Osmane. Ajo për çfarë ai mbahet mend janë: Pushtimi i Jemenit më 1571, Fitorja mbi spanjollët në Tunizi më 1574 dhe Varrosja e relikeve të Shën Savës, krijuesit të Kishës së Pavarur Ortodokse Serbe, me qëllim ndëshkimin e serbëve si bashkëpunëtorë të Perandorisë Habsburge në luftën midis saj dhe Perandorisë (1593-1606) K.H ndërsa Ibrahim Pashë Pargaliu ishte luftëtar çam nga Parga e Çamërisë.
Konstanitine Micotakis ( 1918) potikan grek dhe ish Kryeministër i Greqisë. I lindur ne Kretë, rrjedhë nga një familje e njohur politikanësh: ku babain dhe gjyshin i kishte anëtar\ të Parlamentit Grek, dhe lideri i njohur Elefterios Venizellos ishte daja i tij .
Branislav Nushiq (1864 — Ja1938) novelist serb, me prejardhje shqiptare ortodoks i Maqedonisë, themelues i retorikës së re Serbe. I lindur në rrethinën e Krushevës, Baba ii tij ishte Gjorgje Nushi.
Karagjorgje ( 1762- 1817) Dinastia e Karagjorgjeviqëve, ishte familje mbretërish serb e jugosllav, me te parin e tyre karagjorgje Petroviqin, themelues i kryengritje se pare serbe. Ishte ne qeveri 1804-1813. Prejardhja e tij nga sanxhaku i Novi Pazarit.
Sikur të kërkonim më tepër do të hasnim në një plejadë të tërë të shqiptarëve që me shekuj i kanë dhënë shumë të tjerëve, dhe ata të tjerët kurr nuk mundohen t`i hudhin nga se ishin shqiptarë....
Historia shqiptare pa heronj! Kush janë përkrahësit e kësaj ideje të mrekullueshme që na sjellë në grupin e kombeve pa komb, pa etni, pa histori ? Jemi të tillë ne?