E merkure, 30.04.2025, 08:38 AM (GMT+1)

Mendime

Sali Bollati: Jam shqiptar nga Çamëria

E marte, 31.01.2012, 08:58 PM


Jam shqiptar nga Çamëria

 

Nga Sali Bollati

 

New Yorku njihet si qendër e gjithëanshme botërore, që nga Wall Streeti,megjithëse "i njollosur" kohët e fundit; vazhdon me OKB e institucione te tjera ndërkombëtare, njihet njëkohësisht edhe si qendër e kulturës botërore.Krahas muzeve të shumëllojeshme që ruajnë dhe ekspozojnë veprat artistike më të njohura e shumë të vyera të artit e të kulturës botërore; krahas Los Angelos të Hollywoodit të famshëm, sherben edhe si qendër e përhapjes dhe vlerësimit të filmave më të vlerësuar nga mbarë bota.

 

Në 53 Street, pranë Broadwayit të famshëm, ndodhet Muzeu i Artit Modern, ose siç shkruhet këtu MoMA PS1, është një nga organizatatat më të mëdha e më të vjetra botërore që i është përkushtuar kryesisht artit modern .Këtu më 20Janar The Global Film Initiative e krijuar posaçërisht për të mbështetur përhapjen e krijimeve ; organizoi shfaqjen e filmit "Amnistia" të regjisorit e skenaristit shqiptar z.Bujar Alimani.

 

Shumë autoritete të njohura kinematografike si regjisori i njohur me origjinë nga Shqipëria z. Stan Dragoti dhe artista e skenarista shqiptarë e të huaj,bashkë me atdhetarë shqiptarë me banim në NY patëm kënaqësinë ta ndajmë bashkarisht këtë shfaqje të veçantë. Unë, kur mora vesh se B.Alimani është bir i prindërve nga Çamëria Shqiptare e ndjeva vehten, bashkë me çamët e tjerë, edhe më shumë krenar. Një djal i ri, rritur e shkolluar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, më 1992 detyrohet të largohet nga Shqiperia për një jetë më të mirë dhe vete në Greqi. Aty me kulturën, këmbënguljen, dëshirën dhe krenarinë punon dhe vërteton atë fjalë të urtë çame: "Margëlliç Kryet Përpjetë!" .B.Alimani ka punuar si asistent regjisor në shumë filma greke. Filmat e tijë të shkurtëra janë përzgjedhur dhe vlerësuar në shumë Festivale Nderkombetare Filmi si në Tampere, Regenyburger, Siena, Sydney, Montpelie e tj.

 

Në 2011, ai drejtoi filmin e tijë "Amnistia". Është filmi i parë shqiptar i sponsorizuar me fondet e Këshillit Europian. Ky film ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombetare dhe fitoi çmimin C.I.C.A në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Mbas çfaqjes së filmit shumë diskutime dashamirëse u shprehën veçanërisht për talentin dhe guximin për të trajtuar me shumë profesionalizëm artistik një tematikë kaq prekëse nga realiteti i sotëm. Megjithëse përfundon me aktin relativisht të vjetër, respektin e nderit familjar me anë të vrasjes; shikuesi, edhe këtu në New York largohet me vlerësime të veçanta për veprën e regjisorit dhe skenaristit të "Amnistia-s, shqiptarit me banim në Greqi z.B.Alimani. Pra këtu në atdheun e Hollywoodit, edhe kineastët shqiptarë të edukuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, tregojnë zotësinë dhe talentin e tyre.

Ja si shprehet një ndër themeluesit e kinematografisë shqiptare, intelektuali atdhetar, regjisori i mirenjohur z.Kristaq Dhamo:

 

"Amnistia" i Bujar Alimanit është filmi i parë në historinë e kinemasë shqiptare që hyn në Berlinale, një nga tre festivalet më të rëndësishëm në Evropë, që shquhet sa për gjerësin e përfaqësimin siç aq edhe pë “rreptësinë” në përzgjedhjen cilësore të filmave. Pas çmimit prestigjios në atë festival, “Amnistia”u shfaq në verën e vitit të shkuar edhe në Festivalin e Filmit në Vernon të Francës. Juria unanimisht i dha aktores shqiptare Luli Bitrit Çmimin për interpretimin më të mirë femëror. Shtypi i përditshëm (Le Monde, Le Nouvel Observateur) dhe revista kushtuar kinemasë e TV (Télérama) e kanë vlerësuar filmin për ndjeshmërinë dhe vërtetësinë, si një vepër që nuk përpiqet të ngjall kuriozitet ”turistik”, çka e dallon nga shumë mallra ekzotikë të vendeve kulturalisht të largëta nga Evropa. Ndërsa aktorja Bitri përshkruhet si “një madonë e lodhur me dy fëmijë dhe vjehrrin në shtëpi”, si “një heroinë që nuk e humbasim nga sytë që nga hapja e deri në fundin e filmit.” Elsa Bitri në një unitet lakmues e krijon figurën në dy qendra veprimi: të jashtëm e te brëndshëm. E para i përket sferës sociale, familjare, ku gruaja nuk është e vetvetetes po e të tjerëve, e raporteve dhe e detyrave të ritualit shoqëror, ndërsa veprimi i brendshëm udhëhiqet nga principi ,se një grua do të thotë një njeri.

 

Aktorja dhe regjisori kësisoj kanë arritur të na japin një nga portretet më të qartë femëror e njerëzor në kinemanë shqiptare."Amnistia”është historia e dy njerëzëve që kërkojnë të moralshmen në atë që nga shoqëria quhet e pamoralshme. Janë karaktere që përpiqen të krijojnë planetin e tyre, me dashuri, erotikë, konflikte, dhimbje", ka thënë me te drejte regjisori. Filmi flet per njerëz që punojnë në periferi të Shqipërisë në vitet dymijë, për marrëdheniet njerëzore në një kontekst social.

Regjisori ka arritur ta shprehë gjithë këtë kompleksitet përmes një gjuhe filmike, lojës thuajse “memece” te aktorve, te ndriçimi, kolorit tejet të gjetur, këndeve të fotografimit.

 

Ky është filmi i parë i metrazhit të gjatë i B.Alimanit që e bëri të njohur në Europë dhe Amerikë, por talenti i tij pikasi qysh me filmin e tij të parë të shkurtër “Katoi” e në veçanti tek i dyti “Busulla” ku flet per temen e gjakmarrjes disi me ndryshe nga te tjeret. Nje familje te ngujuar e mban gjalle nje vajze, Mira. Eshte nje vajzë e bukur, e bukur fizikisht por, mbi të gjitha, e bukur shpirterisht dhe njerezisht ne mes kaosit shqiptar, nje vajze krenare qe punon e lufton pa kërkuar nga askush lëmoshë”.

Ky është vlerësimi më prestigjos artistiko kinematografik nga regjisori I mirënjohur shqiptar e ndërkombëtar z. Kristaq Dhamo.

 

 

Unë siç përmenda më sipër si bashkëvendas, pata kënaqësinë e veçantë ta shoqëroja Bujar Alimanin disa orë nëpër Manhattan; midis të tjerave kaluam edhe në Avenun e Pestë. Ketu i tregova Bujarit para 4 muajsh bashkë me shqiptarë të trojeve të ndryshme shqiptare duke mbajtur të hapur një pankartë të madhe CHAMERIA IS ALBANIAN, kemi parakaluar para mijëra njuorkezëve për mëse 4 orë. Duke vazhduar biseden i thashë Bujarit se ajo ditë në paradën madhështore që organizohet çdo vit, ishte emëruar si DITA e ÇAMËRISË nga të rinjtë shqiptarë të Organizatës "Rrënjët Shqiptare". Ata deri më sot ende nuk e kanë shkelur tokën Çame, por megjithëse të rritur këtu në Amerikë, me thënë të drejtën nuk e harrojnë asnjëherë SHQIPËRINË E VËRTETË.

 

Unë jam i kënaqur që Shqipja jote është e pastër dhe për më tepër që më tregove se kur të vdiq babai yt shumë i dashur, vajte në Margëlliçin ku ai kishte lindur ,more një grusht dhe një gur dhe i vendose mbi varrin e tijë në Shqipëri. Pra megjithëse prej kohësh jeton, punon e krijon në Greqi nuk e ke harruar prejardhjen tënde.Kjo më jep edhe më shumë krenari dhe vullnet edhe mua që nuk jam më i ri.

 

Për mendimin dhe bindjen time Ambasadorët që mund të bëjnë më shumë për njohjen, afrimin dhe respektin reciprok , pse jo edhe miqësinë midis dy popujve jeni ju , artistat, shkrimtarët edhe sportistat(këtu jo të gjithë). Ju me njohjet që keni krijuar, veprimtarinë dhe respektin reciprok qe ndjeni karshi njeri tjetrit keni mundësi të bëni atë që politikanët e të dy anëve me dashje ose të imponuar, nuk kanë qenë dhe as janë në gjendje për ta kryer.

 

Si me prejardhje nga Margëlliçi i Çaparejve, këtu desha të kujtonja një letër të 1821, atëhere kur nisi kryengritja greke për pavarësi; aty udhëheqësi I revolucionit grek Dhimitër Ipsilanti u drejtohej figurave më të spikatura të Çamërisë:”Shumë kurajozë Kryetar Pronjo dhe Çapari dhe gjithë Çamëve, ju përshëndes! Unë dhe atdheu ju falenderojmë . Dhe tani duke u bashkuar me ne për liri, konsideroheni si vëllezërit tanë!(J.Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858-1860)

 

Që nga ajo kohë, shumë ujëra kanë rrjedhur dhe shumë gjak është derdhur, por ende fqinjësia e mirë nuk është njohur. Urat e miqësisë kanë dy krahë njësojë të fuqishëm e te barabartë që duhet të respektohen nga të dy palët.

Ketu , Presidenti I pavdekshem J,F. Kennedy ka lene si amanet per të gjithë:

”Mos shikoni se çfarë bën Atdheu për ju, por çfarë bëni ju për Atdheun!”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx