E diele, 28.04.2024, 01:06 PM (GMT+1)

Mendime

Olsi Pajo: Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtë

E hene, 30.01.2012, 08:58 PM


Zëri i të rinjve dhe debati tek të rinjtë.

 

Nga Olsi Pajo

 

Mes brishtësisë dhe plogështisë është forca, fuqia dhe fortësia. Nuk është gjetur ndonjë ditar i Njutonit në të cilin të ishte shkruar ky ligj i ri fizik, nuk është as ndonjë parrullë e tipit “Patatja edhe bukë edhe gjellë”, por diçka më e thjeshtë, një përkufizim me fjalë të tjera i moshës së re. Pra, mes brishtësisë së fëmijërisë dhe plogështisë së moshës së tretë, gjendet forca dhe fuqia e të rinjve. Aq e rëndësishme saç është rinia në procesin jetësor, po aq i rëndësishëm duhet të jetë zëri i të rinjve në një shoqëri moderne, krijuese, që synon të përqafojë dhe ndërtojë të renë. Të ndihet zëri i të rinjve në një shoqëri ështe e pamjaftueshme, ai duhet të dëgjohet, respektohet dhe të merret në konsideratë nga klasa drejtuese e vendëit. Për të qënë realist, ky është një proces kompleks, pasi varet sa nga rrethana të caktuara në periudha të ndryshme, aq edhe nga mundësitë jot ë njëjta të shteteve të ndryshme. Parësore është që të ketë një zë rinor në shoqëri, një zë të menduar, të logjikshëm, arsyetues dhe kërkues.

Pse është i nevojshëm zëri i të rinjve? Ku qëndron rëndësia e tij?

Nuk mendoj se opozitën në një shtet mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar që nuk ka shumicën në kuvend. Oponenca e mendimit duhet të vijë nga çdonjeri që sheh se diçka nuk shkon apo se diçka tjetër duhet të përmirësohet. Pikërisht, për problemet e te rinjve, këtë oponencë nuk mund ta bëjë askush më mirë sesa zëri rinor. Për të qënë sa më i qartë me përdorimin e termave, me oponencë e kam fjalën për një opozitë ndryshe nga ajo që është mësuar opinioni shqiptar. Një opozitë krijuese, me frymë të re mendimi, të rinj që bashkëpunojnë me pjesën tjetër të shoqërisë duke konstatuar dhe zgjidhur problemet e tyre. Është e nevojshmë që të rinjtë të kontribuojnë për kapërcimin e problemeve të së tashmes dhe për të ideuar të ardhmen të cilët ata vetë do e jetojnë, në dobi të tyre, në dobi të kombit shqiptar. Të rinjtë janë të aftë ta bëjnë këtë. Nuk dua të zgjatem me shëmbuj. Studentët legjendarë të Dhjetorit ’90 janë shëmbulli më i mirë për të thënë po, rinia mundet të sjellë ndryshime rrënjësore në një shoqëri.

Rëndësi ka të kemi një mënyrë të dobishme të menduari. Një të menduar sa më kreativ dhe sa më efikas. Efikas për zgjidhjen e problemeve të aktualitetit dhe kreativ për një të ardhme sa më të mirë. Pa dyshim për një të ardhme më të mire të komunitetit duhet investuar tek rinia. Rinia duhet të jetë një nga faktorët kryesorë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe lider në ndryshimin e mënyrës së të menduarit të shoqërisë sonë. Organizimi i asaj që e quajtëm një “mënyrë e dobishme të menduari” nuk është një fazë e lehtë. Kjo lidhet ngushtë edhe me cilësinë e debatit, sa të aftë janë të rinjtë për të ndërtuar një debat konstruktiv nga i cili do të dilnin mendime në shkallë të tillë saqë të ishin propozime për projektligje apo projekte të ndryshme? Për të qënë i sinqertë, duhet të jemi optimist për t’i dhënë një përgjigje pozitive me plot gojë kësaj pyetje.

Problemet e sotme te rinisë janë problemet e nesërme te shoqërisë sonë. Këto probleme janë pjesë e përditshmërisë tonë, por për hir të së vërtetës në një mënyrë pasive. Ato pak diskutohen nga të rinjtë. Për nga vetë mosha ato shpeshherë bëhen të padukshme, pasi intensiteti i aktivitetit të së rinjve, qoftë i lartë ose jo, është larg këtyre çështjeve. Diskutimi i tyre duhet të përfshijë masën, duhet të degjohet nga masa. Sa më e madhe të jetë përfshirja e kësaj mase, aq më të prekshme do bëheshin kto probleme nga të rinjtë. Sa më të prekshme problemet, aq më e ndërgjegjësuar rinia.

Problemi qëndron tek mënyra e përcjelljes së debatit në masën e gjërë dhe tek cilësia e tij. Mënyrat e komunikimit për fat sot janë të shumta. Gjithsesi, ato që përkufiziohen në orët mësimore si mënyrat e komunikimit me publikun janë dy, media e shkruar dhe ajo elektronike.

Mbase çdo ditë në median median e shkruar ka artikuj që prekin në mënyrë direkte ose jo pikërisht këto probleme. Pyetja lind e thjeshtë: Sa prej të rinjve i lexojnë këto artikuj? Nësë këtë frymë debati që po themi se duhet të përcjellim, do e bënim nëpërmjet artikujve, sa cilësor do ishin ata dhe sa përqind e të rinjve do i lexonin? Në të dyja rastet përgjigja është e njëjtë: Shumë pak.

Në median elektronike e njëjta gjë do ndodhte me radion, pasi për hir të së vërtetës janë shumë pak të rinj që sot e frekuentojne radion si mënyrë komunikimi. Mbeten dy mënyra për përcjelljen e këtij debati tek masa e gjërë e të rinjve, interneti dhe televizioni.

Si njohës i rrjeteve sociale në internet apo i forumeve virtual, mund të them se ndoshta debati do të përfshinte një pjësë më të gjërë të së rinjve sesa me artikuj apo radio, por cilësia e këtij diskutimi do ishte në nivele shumë të ulta, madje do degradonte në banalitete.

Kur përmënd cilësinë e debatit, e kam fjalën për seriozitetin që përmban ky debat, sa afër është ai me realitetin dhe sa përfundime konstruktive nxjerr. Unë mendoj se televizioneve shqiptare i mungon një emision i mirëfilltë, serioz dhe formues-edukativ, që ka të bëjë me problemet e të rinjve. Në një shoqëri problemet janë të shumta, por një nga problemet më të madha është mungesa e një zëri dinjitoz që përfaqëson këto probleme.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora