E marte, 30.04.2024, 12:53 AM (GMT+1)

Mendime

Pjetër Domgjoni: Kroacia i tha Po Europës

E merkure, 25.01.2012, 08:58 PM


KROACIA I THA PO EUROPËS

 

Nga Pjetër Domgjoni

 

Të dielën, me 22 janar 2012, Qytetarët kroatë dolën në referendum për antarsimin në Unionin Europianë. Dalja në referendum ishte shumë e vogël, diku 47% dhe me 66% pro dhe 34% kundër. Kroacia i tha po Europës. Sipas politikës zyrtare, referendumi u quajtë i suksesshëm, por në fakt kishe me thanë se ai ma tepër ishte nji dështim dhe mosdalja e qytetarëve për të votue ishte nji denim për politikën dhe politikanët kroatë. Kroacia dje votoi pro Europës dhe n'korrikun e vitit ardhshëm do t'bahet antare e Unionit Europianë me kufi t'pa definuem me Slloveninë, Serbinë dhe Bosnjen dhe Hercegovinën. Por edhe me 50 miliardë euro borxh. Sipas regjioneve: Istria dhe Zagrebi me Varazhdinin ishin me shumicë absolute pro kurse Dalmacia me ishujtë e saj pothuajse kundër Europës ose me nji përqindje shumë të vogël pro. Kroatët, dikur shumë megallomanë, kohëve t'fundit janë demoralizue dhe e kanë humbë besimin edhe tek politika edhe tek Europa edhe tek Vatikani edhe tek vet Zoti. Edhepse Papa, ambasadori i Vatikanit dhe konferenca ipeshkvnore u pat ba thirrje të dalin në mënyrë masive në referendum e ti thonë po Europës, ata përseri nuk dolën ose dolën në nji masë shumë të vogël.

Kroatët, në fillim talleshin me sllovenët mandej me Shqipninë mandej me Bullgarinë e Rumaninë. Tash kanë fillue të çmendën prej demoralizimit. Kroati që dikur e kishte për turp me shitë pemë. Tash, jo vetëm që shet pemë, por i kontrollojnë edhe kantat e bërllogut për me mbledhë shishe. Rrinë afër mishtoreve për mej mbledhë kocijtë që i hjedhë mishtori n'kanta t'bërllogut. Rrugëve i shifshe vetëm romët e Bosnjes tuj lypë. Tash i shef edhe kroatët. Në fillim, vetëm romët mblidhnin hekurishte. Tash vetëm kroatët mbledhin hekurishte tuj shkue edhe deri në ekstrimitet. Javën që shkoi, televizioni kroat lajmroi se n'çendër t'Zagrebit, dikush e kishte vjedhë edhe TRUPIN E KRISHTIT që kishte qenë prej metalit. Disa vite ma parë, bashkëshortja e ish presidentit Franjo Tuxhman, zonja Ankica Tuxhmanë prej fondit humanitarë të jetimëve të luftës kishte vjedhë 200 000 franga zvicerrane. Para tri vitesh u zbulue se ish kryetari i çeverisë kishte vjedhë pikturat prej muzeut. Hajnia ka fillue të bahet profesioni ma i lëvërdishëm, jo vetëm n'Kroaci.

Nji pjesë shumë e madhe e kroatëve me keqardhje e pranojnë se kanë jetue tri herë ma mirë në ish shtetin Jugosllav. Shumica janë tuj e pranue se JOSIP BROZI ishte presidenti i pazavendsueshëm dhe janë tuj u befasue se si ka mujtë mej mbajtë brenda nji shteti gjithë këta budallë. TITO ka jetue si mbret, por na ka lanë edhe neve të jetojmë e këta, na vodhën e na vorfnuen aq shumë saqë prej shekullit shtatë nuk na ka shkatrrue asnji anmik ma shumë, thonë kroatët që i ka lëshue euforia e nacionalizmit. Si do t'jetë e mundshme të shkojmë në Europë së bashku me çetnikët serbë që aq shumë na kanë vra e aq shumë na e kanë shkatrrue vendin tonë. Pse luftuamë kot. Pse e derdhëm gjithë at gjak. Kush na i solli n'pushtet këta hajna e këta kriminelë që s'lanë gja pa vjedhë derisa e vodhën edhe TRUPIN E KRISHTIT.

Kroacia i tha po Europës. Shqipinia i pat thanë PO Konferencës Islamike. Nuk dihet si do ti përgjigjet Europës kur i thonë vëlla turkut. Kosovën e ka mbulue çmenduria e dekombëtarizimit, krimi, vorfnia e primitivizmi islamikë kurse maqedontë çdo ditë e ma tepër janë tuj tregue botës se janë kafshët e Ballkanit. Serbët ndoshta do të dalin ma fitimtarët, jo pse ata janë shumë të mençëm, por pse neve jemi shumë budallë kurse Europa të gjithëve do t'na pranojë n'gjinin e saj si noj mahallë t'gabelëve.

Rrnofshin e kjofshin të gjithë ata që e duanë dhe e nderojnë GJERGJ KASTRIOTIN.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora