E shtune, 27.04.2024, 08:31 AM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: A asht 14 Janari, një 11 Mars i ri?

E enjte, 19.01.2012, 08:58 PM


A asht 14 Janari, një 11 Mars i ri?

 

Nga Çlirim Uça

 

Po të zhvillohej ngjarja e 14 Janarit të 2012-tës me 11 Mars, do të ishte një përkim historik i jashtëzakonshëm: Data e fillimit të një lëvizjeje do të përkonte me ditën e fillimit të një lëvizjeje të madhe, ndodhë 31 vjet ma parë, hapin e të cilës e ndjeu jo vetëm Kosova, por edhe e gjithë Bota, deri edhe në Australinë e largët, tashma e hyme në histori si - Lëvizja Studentore 1981.

Sa kam përfundue këtë mendim, sikur m’u duk që veshët me dëgjuen të qeshunat ironizuese të disave: Ky budalla edhe për lëvizje e di v. 1981 dhe madje edhe këtë të rrugaçëve të tashëm. Lexuesit e ndërgjegjshëm le të besojnë se ka ende shumë të atillë.

Si me durimin e plakut, që bukur e ka arkivue kohën e shkueme, dhe tue mos i ba përshtypje çfarë thonë të humbunit, po vazhdoj, tue lanë këtë nënvizim:

Dita e 14 Janarit 2012 asht dita e një lëvizjeje që do të ndodhë.

Lexuesit i la si dëshmi provën e kohës.

Ndërkaq unë uroj që kjo levizje të eci mbarë, ashtu që në ditën e mbarimit ta shoh tue parakalue gjithë krenari mbi qilimin e kuq dhe jo nëpër baltën e dështimit të vet.

Kronologji e lëvizjes studentor - 1981.

Shtypja shtatëdhjetëvjeçare e regjimit serbo - jugosllav, me 11.03.1981, bani që të ndizej ndër zemrat rinore të rinisë kosovare një shkëndi zjarri. Pak ditë ma vonë, saktësisht me 25.03 shpërtheu deri në një lëvizje me përmasa revolucioni, pa dyshim me e madhja, me e gjata dhe me e mundimshmja ndër ne. Kostoja ishte marramendëse: izolime, burgosje, torturime, mbytje, emigrim, mbrapambetje. Dy vjet para se të mbyllej ky revolucion: luftë gjenocidiale, vrasje, shkatërrim total dhe kalim i rreth një milion shqiptarëve jashtë vendit.

Me 12 Qershor të v. 1999 përmbyllte ciklin e saj kjo lëvizje. Kosova u çlirue; Jugosllavia mori fund!

Bashkë me çlirimin e Kosovës dhe kosovarëve shqiptarë nga regjimi serb, u çlirue edhe kriminaliteti, korrupsioni, mafja, imoraliteti, pafytyrësia, bajraktarizmi dhe guximi i pa kufishëm i pushtetarëve në veprime kundër interesave të popullit dhe vendit, tue kthye një robni të re për vendin dhe popullin.

Për 12 vjet, u ndrruen disa qeveri, por mjerimi vetëm sa u ntrash. Zhvillimet politike nuk u manifestuen asnjë herë në përmirësimin e jetesës dhe krijimin e përspektivave qytetare. Vuajnë ata për gjithfarë shërbimesh, për disa, mjerisht, edhe ma keq se nën regjimin serb.

Janë këto rrethana tepër poshtënuese (shumë të ngjashme me ato të Gjermanisë së paraluftës së dytë) që kanë përgatitë bijtë e kësaj lëvizje të re, pikërisht të kësaj që ka fillue me 14.01.2012.

Valët e saj do të godasin mbi mykun dhe skeletin e kalbun të pushtetit jo ma butë se valët e Valbonës në grykët e bjeshkëve, pa u ndalë një herë, ashtu si nuk ndalen valët që thash.

Hashimi Thaqi dhe gjithë aparati i shërbyesëve të tij, po edhe ata të maparëshmit, duhet të dinë diçka: asgja nuk i bani derman Serbo- Jugosllavisë në luftën kundër idealeve të lirisë. Kosova dhe shqiptarët u çliruen prej tyne.

Për Albine Kurtin:

Ky zotni i përvuejtun duhet ta dijë për ku asht nisë dhe me ke po rrugëton; a do të ecë në kambë, me pajton apo me makinat e kohës? Le t’i mësojë sa ma shumë që asht e mundun historinë dhe gjeografinë e miqësisë, ashtu që lëvizjen ta ketë në rrugë të qartë dhe t`mos ndodhë, që një ditë rrugëhumbun, të dalë në Teheran, Penjang, Karakas e gjetiu, ku mall kanë edhe për një mik të vogël si na.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora