E shtune, 27.04.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Cerga: Arti dhe politika

E merkure, 18.01.2012, 07:07 PM


Arkivore

 

ARTI DHE POLITIKA

 

Nga Agim Cerga

 

Ndërlidhja që ekzistonndërmjet artit dhe politikës është e gjërë, shumëplanëshe dhe për këtë është folur dhe shkruar shumë.Polemikë ka pasur, veçanërisht nëse lipset që arti të zhvillohet i pastër, i kulluar, pa asnjë ndikim të politikës, apo ai të jetë i ndikuar, madje të ketë në bosht të krijimtariasë frymën e gjallë politike të kohës. Meqenëse unë e konsideroj të kapërcyer këtë polemikë, për të mos thënë të vjetrar e konsumuar, e quaj të paarsyeshme të pozicionohem në njërën nga këto dy pole. Në kohën tonë është e qartë edhe për njeriun me zhvillim të kufizuar intelektual, që si politika ashtu edhe arti kanë, si objekt themelor vemendje jetën që zhvillohet përreth, veprimtarinë shoqërore. Detara e tyre është ta studiojnë këtë veprimtari, ta njohin  dhe ta nxisin të shkojë drejt progresit.

Ky synim i afron ato, por secila nga këto dy fusha ka specifikat e saj dhe kësisoji ajo ndjek rrugë specifike për arritjen e qëllimit dhe kjo përcakton edhe distancimin midis tyre. Interesante është të shikohet rruga specifike e secilës prej këtyre fushave, sepse kjo rrugë e synuar të arrihet me mjete specifike, përcakton edhe origjialitetin dhe shkallën e ndikimit në proceset e jetës. Rruga e zhvillimit të artit është shumë e ndërlikuat, e përpunuar, e sofistikuar në arritjen e qëllimit, aq sa kodifikimi dhe përpjekja për të kanalizuar atë, është e pamundur, në mos po i krijon një asfiks zhvillimi. Ndërsa politika e ka të programuar, të klasifikuar, i përcakton detyrat krejt në mënyrë të qartë për të realizuar qëllimet e saja. Ky ndryshim i rëndësishëm çon në një ndryshim tjetër edhe më të rëndësishëm, në atë që programi i politikës finalizohet me marrjen e pushtetit dhe në përpjekjen më pas për ta mbajtur pushtetin, duke e zhvilluar gjithnjë e më tej. Arti në synimet e tij nuk ka ndonjë objektiv të tillë madhor. Objektivi i tij është i reduktuar në studimin e shpirtit njerëzor, në raportet e pafundme njerëzore që lindin në çdo lloj pushteti qoftë. Edhe kjo e bën pikësynimin e saj të pandërprerë dhe të shkojë drejt një  vije të pafundme. Herë-herë ai i afrohet pikësynimeve të politikës, i mbështet ato me mjetet e saja, kur ato ndihmojnë realisht dhe janë në rrugën e realizimit të madh dhe herave të tjera i kundërvihet asaj, ose synon ta korrigjojë për ta shpënë në rrugën e drejtë, kur politika nuk përputhet me aspiratat e njerëzve. Kjo sjell që edhe politika me artin janë në harmoninë më të madhe, kur ekziston paqja reale, sociale, asnjëherë nuk ndosh që arti i madh të kthehet në një lake të politikës. Dhe në raste të tilla ajo priret drejt alternativave më të mira, sepse zhvillimi kurrë nuk është i përsosur, ai gjithmonë synon të përsoset. Arti e përkrahë pa rezerva politikën, ndaaj ajo jo vetëm e do arritjen e qëllimit final të politikës, por bën çmos në rrugën e saj, të ndihmojë që politika e madhe të vendoset në pushtet. Pikërisht në çastin kur këto synime përputhën, afrimi midis tyre është i fuqishëm.

Por, lipset të pranohet që ndikimi i artit në realizimin final të programit të politikës, pra në marrjen e pustetit, ështl më pak i ndjeshëm se sa veprimtaria politike, ku ajo kaklon nga programi politik, në zhvillimn e saj praktik.

Për të hedhur një dritë më të qartë në këtë moment, po i referohemi ngjarjeve të fundit në vendin tonë. Nuk është rasti këtu të flasim për diemnsionin aq të madh historik që patën ngjarjet që vendosën demokracinë në Shqipëri. Çështja është se në procesin e vendosjes së kësaj demokracie, pra në kalim nga një rend shoqëror isç ishte diktatura e monizmit, në pluralizmin politi-demokratik, veprimtaria politike qe jatëzakonisht e ndijshme tek masat dhe jashtëzakonisht mmbizotëruese. Nuk është për t’u çuditur, sepse gjatë asaj kohe tëvrullshme, që kaloi si një furtunë në vendin tonë, njerëzit si bisedë qendrore kishin politikën. Ata bisedonin për politikën kudo që ndodheshin: në shtëpi, në rrugë, në radhë, në punë, në kafane, në vaje dhe në dasma...Politika hyri pa e cytur kush në ndërgjegjeen e njerëzve. Ajo u bë pjesë e rëndësishme e jetës. Si kurrë ndonjëherë lexoheshin gazetat, mblidheshin njerëz nëpër mitigje, ndiqeshin bisedat politike në radi e televizor. Kishte dhimbje, kishte gaz, kishte shpresa, kishte zhgënjime, kishte hutim, por ajo që gjallëronte më tepër ishte entuziazmi dhe shpresa. Ajo që ishte krejt e qartë dhe e prekshme, isshte suksesi i padiskutueshëm i çlirimit të ndërgjegjes njerëzore. Unë nuk do të flas këtu për jetën e partive politike, për suksesin apo ndonjë të metë të tyre. Analiza shkarazi e shkrimit tim ka për qëllim të flasë, siç thashë edhe në fillim, për ndërlidhjen midis politikës, në përgjithësi dhe të artit në përgjithësi.

Kështu, në kohën kur politika u kthye në forcë vepruese, për të bërë përmbysjen e madhe shoqërore, ajo mbizotëëroi tërësisht jetën e vendit, në të gjitha drejtimet. Ajo ishte aq e gjithëpushtetshme, saqë arti dhe në përgjithësi kultura masive mbetën në hije. Ndodhi rënia e interesimt për librin, për kinemanë, për teatrin, koncertet, sportet, madje, deri në njëfarë mase edhe për shkollën. Kjo nuk ka përse të na çudisë. Ishte krejt e naryshme që njeriu i kohës të kapej në lëmshin e ngjarjeve të mëdha, në pikësynimet që për të ishin konkrete, të prekshme dhe që kërkonin zgjidhje të menjëhershme. Kërkesat e tilla mund t’i realizonte politika, siç edhe e kishte marrë përsipër t’i realizonte. Ajo ishte forcë konkrete, e gjallë dhe bënte thirrje të drejtëpërdrejta. Dhe njerëzit kishin nevojë për një forcë të tillë. Gjithë tjerat mbeteshin në hije.

Një fakt i tillë e zvogëlon forcën vepruese të artit, por kjo forcë e kuffizuar në kohë, nuk e zbehë në të vërtetë forcën e artit. Vetëm një vështrim i sipërfaqshëm arrinë në konkluzion të tillë. Sepse kur flitet pët çastin e madh të veprimit të masave, për konkretizimin e vijës politike, harrohet të hidhet dritë në të kaluarën. Harrohet të bëhet lidhja dialektike e veprimt konkret me përgatitjen e këtij veprimi. Këtu është rasti të kujtojmë se letërsi dhe përgjithësisht arti, para shumë e shumë kohësh, hidhnin sinjale, bënin aluzione, ngrinin simbole dhe metafora, të cilat e godisnin ndërgjegjen e njeriut, e ngacmonin atë, i çonin pikëpyetje në kokë. Natyrisht kjo distancë e kamufluar vepronte heshtazi, por ajo depozitohej vazhdimisht në ndërgjegjen e njeriut, depozitohej jo si zjarr, por si ca shkëndia që meti binin në sy. Dihet se gjatë kësaj kohe pati edhe forca iu kundërvunë hapur pushtetmbajtësve të monizmit, por ne nuk ee kemi hallin të bëjmë historinë e shkalës së veprimit tlë forcave letraro-artistike të diferencuara. Forca të tilla nuk qenë pak dhe ato meritojnë nderin e madh të gjithë krijuesve bashkëkohës dhe të tjerëve që vijnë pas. Ne duam të kujtojmë se pjesa më e shëndetshme e artit, ajo pjesë që ruajti vlerat e vërteta artistike, pati gjithnjë në embrionin e saj një disidencë me frymë shtypëse diktatoriale të monizmit. Nuk mund të harrohet se ajo me kohë goditi frymën burokratike të centralizuar, gositi servilizmin, dyfëtyrësinë, intrigën e jagove të vegjël që lëvrinin në jetën e përditshme; iu kundërvu absolutizmit të izolimit, megalomanisë, ëndërrave shterpa dhe utopiste; ajo i këndoi dhimbjes njerëzore, vuajti për punën titanike të njerëzve, e përshkoi atë, por pa mundur të bënte thirrje që ky ishte një zhgënjim i madh. Ajo nuk e bëri këtë siç la edhe shumë probleme e halle pa cikur, sepse në kushtet e censurës së madhe të pashkruar, vepronte para së gjithash logjika që vepra ka vlerë vetëm kur botohet. Dhe që të botohej apo të ekzekutohej, ajo lipsej të kalonte nëpër labirinte metaforash e simbolesh, për ta kaopërcyer cesurën botuese. Kohës ishte e pamundur që arti të mos i mbetej borxhli. Megjithatë, edhe me aq sa bëti arti, arti jo njëherë e dy, në shumë vepra e në shumë krijime të hodhte atë prush të padkshëm në ndërgjegjen e njerëzve, e cila në kohën e duhur u kthye në zjarr. Artit nuk mund t’i mohohet kurrsesi merita, që ishte ai që e përgatiti njeriun për kapërcimin drejt ndryshimeve të thella demoktarike dhe humaniste.

Ky fakt i madh shpjegon qartë se arti i madh asnjëherë nuk mbeti i izoluar dhe jeton me suksesin e vetvetes. Ai është gjithnjë i dobishëm dhe afrohet me frymën politike, ndihmon politikën në arritjen e pikësynimeve njerëzore, pa dalë si instrumet i asnjë partie, sepse nuk mund të ketë parti që të mbajë brenda ombrellës së saj, sado programe përparimtare që të ketë, vizionet e pafundme të artit. Por është zgjedhur ajo parti që e ven në lëvozje të fuqishme frymëmarrjen e artit, sepse nëpërmjet përpjekjes për të zgjidhur dramat njerëzore, që janë të pashmangshme në çdo kohë, i jipet liri e pakufishme asaj fjale që e vë në lëvizje shpirtin njerëzor për të mos u ndryshkur asnjëherë dhe për të shkuar gjithnjë dreejt zgjidhjeve sa më të mira. Jetojmë kohën e gëzimeve, dhimbjeve, shpresave të mëdha, kur arti do të ketë një zhvillim të vrullshëm.

 

(Marrë nga revista ALTERNATIVA e Lubjanës nr.1/2, 1993, f. 54-57)

Për ribotim- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora