Mendime
Ismet Uka: Pensionistët ma nuk bën të gjuhën në margjinat e harresës.
E shtune, 04.02.2012, 08:59 PM
Pensionistët ma nuk bën të gjuhën në margjinat e harresës.
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Parlamenti i Kosovës debatoi për ligjin e pensioneve te cilat financohen nga shteti pra për pensionistet kontribut dhen për ata qe një te dytën e jetës ja kushtuan,ndërtimit dhe zhvillimit te shoqërisë Kosovare. Shume nga qeveritaret kosovar dhe kuvendaret po paraqiten se gjëja s’po e din se si te zgjidhet problemi i pensionistëve. Le ta din edhe kuvendaret por edhe qeveritaret se nëse dikush duhet te marr diçka nga buxheti i shtetit te Kosovës, gjithsesi ka qen dashur te jene pensionistet sepse kjo kategori qytetarësh kanë merita te mëdha për shkollimin e gjeneratave te tanishme por edhe gjeneratave te shkuara te cilat e udhëhiqen Kosovën drejt zhvillimeve demokratike sociale e politike.
Veprimet e pushtetarëve kundër kësaj gjenerate janë veprime diskriminuese qe nëse synojmë te shkojmë kah sistemet e mirëfillta demokratike kjo për ato shtete kishe me qen një gjest jo human i ndërmarr nga institucionet qe tan kohen trumbë betojnë për trajtimin e qytetarëve te Kosovës sipas ligjit, a ne esencë ndaj pensionistëve behet veprim anit kushtetuar dhe anit ligjor,siç behet dhe ndaj punëtorëve dhe fëmijëve te Kosovës.
Ky problem i pensionistëve te Kosovës ministrin Nenad Rashiq nuk e ka shqetësuar kurrë sepse vjen nga një kuzhinë qe par shqiptaret çdo here ka qen njerk dhe kurrë nuk janë trajtuar si pensionistët Serb. Pra, institucioni i tij qeveritar Serbet i trajton ndryshe kurse shqiptaret ndryshe. Secili Serb pensionist i Kosovës kontribut dhënës e merr pensionin nga Serbia ne lartësi prej 340€, por i njëjti e merr edhe pensionin e republikës se Kosovës 80€, gjithsej 420€ ,dhe këta pensionistë Serb nuk i paguajnë obligimet shtetërore fare se paguajnë ujin, rrymën, tatimin ne pronë e shumë obligime tjera.
Kurse pensionistet shqiptar te Kosovës te diskriminuar si ne kohen e Milloshoviqit por edhe tani te diskriminuar ne kohen e Nenad Rashiqit sepse pensionistët Serb edhe se nuk e njohin dhe pranojnë shtetin e Kosovës ata janë te privilegjuar, e pse pensionistët shqiptar janë te diskriminuar e detyrohen qe prej ati pensioni ti paguajnë te gjitha obligimet shoqërore dhe pjesë e madhe e tyre vdesin pa e ngop barkun bukë të thatë, e kjo Nenadit nuk i intereson.
Kuvendaret dhe qeveritaret koleg te Nenadit arsyetohen se nuk po ka buxhet, shtrohet pyetja ku po i gjejnë parat për rroga te veta qe shumë prej tyre e marrin dyfishin e rrogës te homologëve te tyre ne regjion, voziten me vetura ma luksoze se kancalarja Gjermane Merkel, kurse pensionisti i Kosovës pra kontinjerv te vendosur para ndërtesës se qeveris del e lyp ndonjë gjësend për te ngrënë sepse ne vend qe te trajtohen nga ky shtet si njerëz veç ende sa se kanë hap tenderin për te kërkuar ndonjë hoxhë apo prift qe te bëjnë lutje qe te vdesin te gjithë pensionistët, e te flejë Nenadi rehat dhe kolegët e Nenadit. Ndalni diskriminimin ne shekullin e 21, e fillojani te matni me metër e milimetër e mos matni me kuti e pëllëmbë, se me matje te tilla e shkatërruat njeriun e Kosovës.