Mendime
Agron Gekmarkaj: ''Duff maloku''
E shtune, 04.02.2012, 09:00 PM
“DUFF MALOKU!”
Nga Agron GJEKMARKAJ
Paragjykime te medha ne nje vend te vogel
Gjeografia e jone ka shume male e pak fusha, nje rrip toke qe e kemi quajtur Ultesira perendimore. Kur nje pjese prej nesh (shqiptarve) u dashurua me komunizmin u pervijua edhe nji ndarje sociale krejte fantastike. Malesoret e Kurveleshit, Laberise, Kuqit, Skraparit, Permetit, Vlores apo Gjirokastres (gjindje krejte e respektuar) vendosne me vendim partie te quhen qytetar. Banoret e vendeve nga Shkumbini e siper ku malet u bejne hije qyteteve te lashta, qe e kane zanafillen ne qytetnimin iliro-romak u quajten maloke qe me kalimin e kohes u kethye ne togfjalshin maloke te pagdhendur. Skalitesit e historise se re iu vune punes per te gdhendur veriun reaksionar….. Shkodra me rrethinat, hapsira e Gencit dhe e Teutes, Romakeve, Balshajve, Venecianve, Dukagjinsve, Karamahmut Pashes, qendra e klerit katolik, shkollave, bibliotekave, arkivave, gazetarve, vendi i Fishtes, Mjedes, Gurakuqit do te konsiderohej vatra e prapambetjes, injorances dhe reaksionit nga nje grup barinjsh te konvertuar ne komunist.
Kjo ishte metamorfoza e kohrave moderne nen shenjen e ideologjise. Fjala “malok” do te mjaftonte per te justifikuar krime te shumta, reduktimin e kultures kombetare deri duke e privuar ate nga nji pjese e saj me domethenese. Refereni civilizues i pushtetarve te rij te sapomberritur ne
Letersi maloke
Eshte e vjeter. Ajo fillon me nje liber te shenjte “Mesharin” e shkruar nga Gjon Buzuku ne vitin 1555, per te vazhduar me Doktrinen e Krishtere, Çeten e Profetve, Apollogjine mbi Skenderbeun, pra me Bardhin, Bogdanin, Budin. Nji frat i ardhur nga Italia e qe do te konvertohej ne shqiptar, i quejtur Françesko Maria da Leçe do te realizonte te paren gramatike te shqipes ne vitin 1700. Pak me vone afirmohet Gjon Kazazi. Kuvendi i Arbrit i mbajtur ne Merqi te Lezhes, ne 1703, do te ndertonte platformen e Rilindjes Kombetare. Pioniert e pare te saje do te jene Leonardo de Martine e Pjeter Zarishi, Pashko Babi e dom Radoja. Romani i pare shqiptar ne fillim te shekullit do te mbaje emrin e dom Ndoc Nikes per te arritur tek Poeti kombetar At Gjergj Fishta, krijuesi i gjuhes shqipe dhe i identitetit kombetar anatemues i shqiptar-mohuesve:
Mallkue kjofte njaj bir shqiptari qi ket gjuhe te Perendise
trashigim na la ne i pari
trashigim s’ja len ai femise.
Poeti i njeriut dhe natyres qe beson fort ne unitetin kombetar, dom Ndrè Mjeda:
Gege e toske
Malesia Jadhia jane nji kom
qe me u da s’duron.
Etnografi dhe arkeologu At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit, vepres monumentale te kultures sone. Poeti i qiellit monsinjor Vinçens Prennushi, Pashko Vasa, e pak ma vone Lazer Shantoja. Folkloristet At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti mbledhesit e “botes se maleve” e te “Visareve te Kombit”. Athanas Gega e At Marin Sirdani. Gjuhtar, poet e patriot Luigj Gurakuqi. Gjuhtari At Justin Rota. Uragani e nderprere Migjeni. Gershetuesi i modernes me tradicionalen Ernest Koliqi. Poeti i luftrave per pavaresi Hile Mosi per te arritur tek modernisti Martin Camaj. Themeluesit e filozofise shqiptare At Gjon Shllaku. Ata qe sollen shqip “Iliaden” dhe “Odisene”, “Eskilin”, Danten, perkethyesit Gjon Shllaku e Pashko Gjeçi, per ta mbylle kete liste te paplote me “te fundmin e Mahokinve” pater Zef Pllumbin. Kjo eshte letersia “maloke” qe dhunisht u nxorr nga tekstet, qe u la ne hije, qe mbush me epitete, a thua se geni krijues i nje populli ndalohet me akte administrative.
Arkitektura maloke
Me arkitekturen, komunistet u treguan me praktike: duke qene diçka materjale i vune kazmen, kryen keshtu nje nga krimet me te shemtuara kulturore te Europes moderne, me shume se çdo gje tjeter paten zet kishat. Filluan me kishen e Vaut te Denjes, ndertuar ne vitin 1100, e stilit romaniko-gotik, objekt qe çdo vend i qytetruar do ta shpallte pasuri kulturore kombetare. Ne e shembem si perfaqesues te botes se vjeter. Kisha e Kakarriqit ne Lezhe, ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak, edhe kjo “armike e popullit” rrenohet me dinamit per te justifikuar “zemrimin e popullit”. Kisha e Shen Ndoit ne Laç, ndoshta me e vjetra kishe shqiptare, nje nga me te vjetrat e Europes e kohes paleokristjane, do te restaurohej per here te fundit me 1557. Edhe turqit qene me historidashes se komunistet, qe pas 1967 e shkatrrojne. Kisha e Gryke Manatise dhe e Zajmenit ne Lezhe te ndertuara ne vitin 1200 te stilit romak, te paprekura gjate 500 vjetve te pushtimit turk do te prishen pas vitit 1967 si “viktima” te zakoneve prapanike. Kishen e Shen Mrise, ne Kurbin, e ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak do te konsiderohej e demshme per progresin. Do te zhdukej. Kisha e Dom Lleshit, e ndertuar ne vitin 1240 e stilit romak, ne te cilen eshte ndaluar vete Shen Françesku i Asizit, rikonstruktuar duke u bazuar ne nji projekt te Fishtes, do te deformohej e do te kethehej ne magazine ushtarake. Katedralja e qytetit te Shkodres do te shndrrohej ne pallat sporti. Kisha e Rusit, veper e arkitektit Kole Hidromeno e vitit 1934, do te shembej nga rinia revolucionare.
Muzika, teatri, piktura, fotografia, shkolla, shtypi malok
At Martin Gjoka njihet si krijuesi i muzikes moderne shqiptare me operat e tij Juda Makabè e Dy lule mbi vorr te Skenderbeut, pjese simfonike, formimi i se pares orkester simfonike. Studimi i landes se muzikes kontribuoi ne pergatitjen e nje plejade kompozitorsh e kengetarsh, kontributi i te cilve nuk ka nevoje per koment. Kojtojme Prenke Jakoven, Çesk Zadejen, Tish Dajine, Tonin Dajine, Pjeter Gacin, Pjeter Dungun, yllin e Balshoj Teatrit ne Moske Luke Kaçaj etj. Edhe piktura ka nje origjine te hershme. Nis diku nga viti 1200 me piktore, qe mbeten anonim, te cilet realizuan afreske per kishat, por mbi ta do te binte pamshirshem gjykimi i vitit 1967, per te perfunduar te Kole Hidromenoja, Simon Rota, At Leon Kabashi, Vladimir Jani, Lin Delija, Angjelin Dodmasej etj. Fototeka Marubi, institucioni i qytetit te Shkodres do te kthehej ne memorie kombetare ne saje te talentit te Kel Marubit, Shan Picit, Ded Jakoves e Angjelin Nenshatit. Trupat e para teatrale do te krijoheshin nga gjimnazi françeskan
Kultura krijon nje sistem te hapur, nje marredhanje komunikimi. Ajo nuk e pranon perjashtimin.
Publikue me 23.06.2004 ne gazeten “Bota Shqiptare”
Shënim:
Ia la Atij të drejtën e gjykimit ma tej për ne barijtë.
Daniel Gàzulli