E premte, 26.04.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Ibrahimi: Në shenjë përkujtimi për mikun tonë të madh Nazmi Lukaj

E enjte, 02.02.2012, 08:59 PM


NË SHENJË PËRKUJTIMI PËR MIKUN TONË TË MADH NAZMI LUKAJ

 

…..konstatoj me bindjen time të plotë, së Miku ynë i dashur Nazmi Lukaj, bazat e tij krijuese dhe vepruese, i ka në përvojën e traditës kombëtare - shkruan Hysen Ibrahimi, në përkujtim të mikut të tij, më 24 janar 2012, Förslöv/Suedi.

 

Tani e një vit, nuk ndodhet në mesin tonë miku ynë i dashur, publicisti, analisti, shkrimtari, profesori Nazmi Lukaj.

Në përkujtim të njëvjetorit të këtij miku të madh, ndjehet një shprazëtirë në shpirtin tonë, e që ishte një largim i hershëm nga familja, kolegët dhe mbarë shoqëria. Duke konstatuar se ishte njëri ndër publicistët më të mirë të kohës, mungesa e tij bëhet ende edhe më madhe në çdo vend ku ai ishte, punonte dhe jetonte.

Nazmi Lukaj, vazhdimisht me shkrimet e tija, krijonte mbresa tek lexuesi, i cili çdo herë merrej me probleme thelbësore të kohës. Në shkrimet e tij, gjithëherë është ndierë fryma patriotike me një lidhshmëri që frymonin zëshëm të shkuarën, të sotmen dhe të nesërmen. Këto shkrime, lanë mbresa të cilat do të barten bres pas brezi si një përvojë publicistike, gazetareske dhe analizuese ku në çdo kohë do ta kenë frymën e vet.

Përveç të gjitha këtyre vërtyteve që i posedonte Nazmi Lukaj, ai kishte diq të veçantë nga ne të gjithë, që ishin raportet me njeriun, raportin gjuhësor të urtësisë, urtinë njerëzore dhe njohës i thellë i kulturës, traditës dhe frymës kombëtare.

Përgjithësisht, konstatoj me bindjen time të plotë, së Miku ynë i dashur Nazmi Lukaj, bazat e tij krijuese dhe vepruese, i ka në përvojën e traditës kombëtare. Kurse formësimi i tij prej një intelektuali të vërtetë vjen si rezultat i traditës familjare duke qëndruar prore në shkollim dhe me këtë ai arriti të identifikohet edhe si shkrimtar i cili veprat që la pas pasurojnë krijimtarinë e tij e që ishin: Libri i parë "Kosova dhimbja dhe shpresa ime" (publicistikë dhe reportazhe), botuar në Tiranë në vitin 1999. Libri i dytë  më 2002 "Ese, komente dhe analiza" botuar në Pejë në vitin 2002. Libri i tretë "A është Kosova një rast unikat?". botoi po ashtu në Pejë në vitin 2007 dhe libri i katërt publicistik dhe i fundit i tij është  "Përtej statusit të Kosovës", pastaj artikuj, analiza dhe komente që sot e asaj dite ato mund të përdoren si shembull i ndërtimit të një artikulli.

Ndonëse shkrimet e tij, kërkoheshin sipas kritereve kohore, aty mund të gjejmë profilin e një krijuesi të autorit Nazmi Lukaj, kur veçmas spikatin anën temetike dhe nga ky aspekt është kryesori Lukaj që i është kushtuar me vëmendje secilit shkrim.

Të gjitha këto, na kujtojnë Nazin. Tani e një vit u mbushën, por na duket se ai ndërroi jetë sot. Ne gjithëherë do t’a përkojtojmë Mikun tonë të dashur, që iku dhe n’a la kur na u deshtë më së shumti. La një zbrazëtirë të madhe në familje dhe shoqëri.

Anadaj, në këtë ditë përkujtimi, shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta për Familjen Lukaj, kolegët e tij të punës dhe mbarë farefisin e tij të afërm, duke ditur se kanë dhimbje të madhe, por të njejten kohë edhe krenari që e patën një burr të madh.

Bekimi dhe mëshira e Zotit, qofshin mbi shpirtin e tij.

 

Në shenjë përkujtimi të njëvjetorit, miku yt:

Hysen Ibrahimi,

Kryetar i Shoqata e Shkrimetarëve, Artistëve dhe

Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora