E premte, 26.04.2024, 07:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Çmimet Onufri, Sidi Kanani merr çmimin e parë

E enjte, 02.02.2012, 07:28 PM


Mbyllet edicioni i 18-të i artit pamor “Onufri Piktura e Jetës Moderne” e kuruar nga Alban Hajdinaj

Juria e përbërë nga emra të njohur si Sandra Pusterhofer, kuratore në Fondacionin për Artin “David Roberts” Londër, Angli; Shkëlzen Maliqi, filozof dhe kritik arti në Prishtinë dhe Gentian Shkurti artist, vendosën që të jepnin dy çmime. Onufri 2011 shkoi për artistin 32 vjeçar nga Shkodra Sidi Kananin.

Çmimi i parë i jepet Sidi Kananit për ciklin emblematik të pikturave të tij. Përmes një palete të heshtur dhe të reduktuar ngjyrash, si dhe imazheve të rralla, thuajse të shkreta, Sidi Kanani krijon një atmosferë shqetësuese, si në ëndrra. Fragmente arkitekturore dhe një figurë e vetmuar në peisazhe thuajse të papërshkrueshëm në pikturat e tij krijojnë një tension kohor midis të shkuarës dhe të tashmes ku shpaloset një ndjenjë thuajse nostalgjie për rrënojat moderne post-industriale duke nxjerrë në sipërfaqe premtimet e rreme të Modernes.

Çmimi i dytë i jepet Shpëtim Kërçovës për pikturat që përmes groteskut paraqesin realitetin e zymtë që posaçërisht godet shtresat e margjinalizuara të shoqërisë. Piktura e Kërçovës thekson një të qeshur ironike të grave sot që do të duhej të lumturoheshin nga “ofertat” e shoqërisë së konsumit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora