E shtune, 27.04.2024, 12:44 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Tërbimi i detit

E hene, 09.01.2012, 08:33 PM


Reshat Kripa

 

TËRBIMI   I   DETIT

 

Kushtuar      ngjarjes    tragjike

   9    janarit   2004   ku   27

persona    humbën    jetën     për

neglixhencë         autoriteteve

shtetërore.

 

O mor det, det i tërbuar,

Çfarë ke që je harbuar?

Zemëruar Posejdoni *,

Mbretin ** do rrëzojë nga froni.

 

Polifemin *** ma qorruan,

Edhe mua zemëruan,

Në mes detit do ndezë zjarr,

Nuk do le njeri të gjallë.

 

Po me ne çfarë ke vallë?

Se nga Troja s’kemi dalë.

Jemi njerëz hallexhi,

Nuk jetojmë dot në Shqipëri.

 

Ndaj e nisëm këtë rrugë,

Duam bukë, duam punë,

Duam të jetojmë të lirë,

Duam të jetojmë më mirë.

 

Alo, alo, na shpëtoni!

Ç’po buçet ky telefoni,

Jemi gra, jemi fëmijë,

Duam ndihmë të na vijë!

 

Por posejdonët e rinj,

Me ata shpirtrat e zinj,

ngrohen me kondicionerë,

S’mendojnë për  shpirtrat e mjerë.

 

Zërin lart televizioni,

Ngrehuni dhe i ndihmoni!

Porse zërat nuk dëgjohen,

Qytetarët po dënohen.

 

Atë natë, natë janari,

Atë natë, natë acari,

Nëntëmbëdhjet humbën jetë,

Tetë u zhdukën nëpër det.

 

Kjo paria kot më kot,

Krokodili po derdh lot,

Derdhi lot dhe psherëtiu,

Me bojë familjet nxiu.

 

Porse Zoti nuk harron,

Ai rri edhe përgjon,

Shkakëtarët e vërtetë,

Qofshin mallkuar përjetë!

 

*Sipas  grekëve    vjetër  ishte  perëndia e detrave. Kur zemërohe,j shkaktonte stuhi në det.

**Uliksi, mbreti i Itakës.

***Qikllopi Polifem ishte i biri i Posejdonit, që Uliksi i qorroi syrin



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora