Kulturë
Luan Kalana: Pagëzimi me Abetaren Shqipe
E enjte, 22.12.2011, 08:22 PM
Luan Kalana
Pagëzimi me Abetaren Shqipe
Kërkoja një mbrëmje në errësirë si i verbëri,
ca plaçka ,relike malli shpirti, në kllazet,
Pa dashur zbulova nje qeskë ,një thesar,
gërsheta e prerë të vajzës, nje metro të gjatë ..
Shtanga , e përkedhela ,.. ishte qelibar,
kur ish e vogël,gërsheta i prekte në tokë,
si ne tezgjah ,një orë kur ia krehnim,
Pyesja ,.kërkoja,-Ku janë....te djalit baluket ?!..
Sa herë merrnim udhët e kurbetit,
në shkolla,ushtar,jashtë shtetit,
nëna vec amanetit, "Rrugë të mbarë ! ",
bashkë me lotët,. na puthte në ballë.
Kur ika në marinë nëpër dete,
nëna më preu baluket për mall,
e dinte ,do më qethnin zero ushtar,
deshte t'i mbante ,ti perkedhelte si ar.
Sa ishim të vegjël,në Korçë e Tiranë,
na i krihte flokët spirale me honde ,
i lëpinte si çupkat,të rinin të ngrira,,
gjersa beri motrat ,vajza me rradhë.
" Ritin " përsëriti me djalin ,me nipin,
Nëna e perkedhelte,e mbante në gji,
e ëma lante, veshte e ushqente,
nëna baluket me pështyme ia dredhte.
Nje ditë të bardhë djali kish ditëlindjen,
nëna na mblodhi me këngë në valle,
si prfti preu nipit cullufet,i lagu me vaj misri,
tymin temjan të kandilit shkundte me ca fjalë.
Librin e Abetares ia kendoi mbi kokë,
e përqafoi ,e puthi në bjonde flokë,...
Kjo ishte ceromonia zyrtare e "fshehtë",
" Pagëzimi " i shenjte, i djalit me Abetaren.
Nëna mbajti peng për mall baluket,
mes fanellave të leshta në sëndyqin e pajës,
me ere parfum nga lulet livando në vazo,
gjithnjë të freskëta,të lagura...nga lotët....