E premte, 26.04.2024, 10:21 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: LDK-JA - Tri grupime brenda nji strukture organizative?!

E shtune, 17.12.2011, 08:59 PM


LDK ja-  TRI GRUPIME BRENDA NJI STRUKTURE ORGANIZATIVE?!

 

Të gjithë duhet të kthehen në Kështjellën e Ibrahim Rugovës në LDK

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Në pikën e parë të programit të partisë thuhet me sa vijon: “LDK është parti e qendrës që mbështetet në kulturë e jo në ideologji, që ka instrument të punës përgjegjsinë e jo detyrimin. Në gjirin e saj kultivohet dialogu dhe konkurrenca e ideve për vlerat deri në nivelin e formimit të qëndrimeve, që bëhen të patjetersueshme dhe të obliguieshme për veprim. Në këtë mënyrë ruhet demokracia e brendshme e zhvillimt të saj dhe nnjësia e saj politike për qëllimet kryesore.”

 

Kur të lexohet kjo pikë dhe të bëhet përpjekje për ta kuptuar në thelb athere e ke ma të lehtë që të merresh edhe me situatën aktuale që mbretron brenda këtij organizimi politik, pra kësaj partie politike me qëndrime tforta dhe të kjarta në letër, pra siq themi e zeza në të bardh ose lapsi mbi letër! Këtu edhe do të ndalem konkretisht pra tek e zeza dhe e bardha që gjindet në programin e mirë të LDKsë. E bardha qëndron në atë se vërtet LDK kombinon vlerat dhe trurin, bashkon mendimet dhe idetë, zhvillon tolerancen dhe demokracinë pra shkurtë ofron mundësin për nji perceptim të mirfilltë të asaj se çka duhet të arrihet me këtë parti për veten dhe npërgjithsi për qytetarinë apo shoqërinë. Do ishte kënaqësi sikur kjo edhe të zbatohej në praktikë por mjerishtë tani duhet ti kthehem lapsit apo të zezës mbi të bardhën pra mbi fletën, mjerishtë e zeza ose thënë troq e mjera dhe e keqja janë duke devijëzuar ende brenda LDKsë, dhe janë duke  bërë vija të zeza të padurueshme në letrën e bardhë, nuk ka ide nuk ka zhvillim të nji demokracie e cila do duhej të ishte, dhe nuk ka ende hapje të mjaftueshme ndaj atyre që dëshirojnë të jenë në këtë subjektë për të kontribuar për nji tardhme më të mirë. Pse ndodh kjo; nëse kihen parasysh budallakitë dhe djallëzit ballkanike sidomos me trashëgimin fatkeqe të nji mendsie që na mbeti nga sundimi i egër i të huajve e sidomos atyre myslimano- turko arab, nuk është e lehtë të vërehet se ai që thotë une jam dhe ska tjetër nuk lejon të vije afër tij ai që thotë une kam dije dhe mund të ju ndihmoi, mund të kontribuoi dhe mund të punojmë së bashku, por jo ata që frenojnë mjerishtë kanë ende influencë të damshme brenda kësaj partie me traditë vërtet demokratike.

 

Sot brenda LDKsë kemi mjerishtë 3 shtresa, tri grupime apo tre tipa të LDKistit, që do të thotë  se këtu kemi të bëjmë me nji problem tepër tmadh për sa i përket reformimit, renovimit dhe rifreskimit të ksaj partie.

 

Në grupin e parë ose atë më të madhin dhe me më influencë që faktikishtë dikton me shantazha edhe vetë Kryesinë deri të i pari i partisë janë të vjetrit të cilët vërtet që prej fillimit kontribuan, sakrifikuan dhe mbajtën me gjithë çka patën mundësi LDKnë në këmbë duke qenë bashkëudhëtar të fortë të Presidentit dhe njiherit kryetarit Rugova. Këta kishin dhe kanë merita, por ama tani më kohët do të thot gjërat kanë ndryshuar me të madhe, ndersa ata mjerishtë kanë stagnuar, vendnumrojnë dhe nuk kanë as ide e as elan që të ecin përpara, nuk kanë strategji dhe as këshilla të mira të dhanë për këta që po vijnë pra edhe për të rinjët, këta ish funkcionar që ende zhgaraviten nepër kolltuke janër pengesa kryesore e nji zhvillimi thovshëm të LDKsë, këta nuk duan të pranojnë që të lëshojnë vendin për dike tjetër, këta mbajnë privilegjet dhe janë ba të padurueshëm dhe shumë të damshëm për vetë strukturën dhe egzistencën e LDKsë. Ka të tillë që brenda Kryesisë slllen si LDKista ende trima dhe të fortë?, por ama në debate dhe në intervista apo ballafaqime të ndryshme me parti tjera e sidomos me PDKejcat shndrrohen në lepura, mbyllin gojën, sguxojnë të jenë vetvetja, tremben dhe frikohen ende ta thonë haptas mendimin e tyre të jenë mbrojtës dhe tregues të të mirave të LDKsë e tjera, këta thjeshtë po tregojnë se mjerishtë edhe janë shitur te strukturat mafioze të partisë tjeter dhe janë hudhur në kontrabandime të ndryshme dhe për këtë sbëzejnë fare edhe kur shahet kontribuiti i LDKsë e besa edhe figura e Presidentit tonë I. Rugovës. Këta stazhista që për hirë të momentumit nuk do i përmendi janë pra kanceri i keq që i futet brenda trupit të LDKsë që pat filluar të shëndoshet pas zgjedhjeve të fundit.

 

Duhet thënë troq se figurat e sterkequra të LDKsë janë partnerët më të mirë të partisë rivale dhe me apo pa vetëdije i qojnë uj mullirit të tyre, disa nga ta janë futur borgje te kundërshtari dhe tani më bëjnë çmos që të qëndrojnë dhe të damtojnë LDKnë ende nga brenda, këta tipa kanë përfituar mjete materiale dhe disa janë shantazhuar dhe kuptohet që janë frikacak dhe dhelprak njiherit...

 

Grupi i dytë apo ai i mesmi janë figuart e reja brenda LDKsë, të rinjë me nji bagazh të mirë dhe profesional e intelektaual, me vetëdije dhe me brumosje reale të medimit europian. Ky grup nër fillim kishte ambicie të mdhaja, kishte edhe ide dhe përgatitje për të ndihmuar ndryshime kadrovike, profesionale  në nji frymë të re me grupe ekspertësh dhe me grupe të fushave të ndryshme që do bënin nji parapërgatitje për ta bërë partinë me të gjitha komisionet e duhura për çka i duhet të përgatitetj për zgjedhje dhe udhheqje të shtetit. Të gjitha këto dukeshin disi të lehta në fillim por pas futjesë në organe partiake dhe në institucione të ndryshme si komunale ashtu edhe parlamentare këto figura të reja filluan të bëjnë gabimet e para ose thënë ndryshe filluan dhe shpejtë ranë pre e ujqërve të vjetër të cilët i futen nën kthetrat e tyre, dhe nuk i lejuan që të flasim me zërin e tyre, me dijen e tyre , me performancen e tyre, por duhej tu permbaheshin këshillave të pleqve!. Ky grupim që dukej në fillim si një dritë në tunel mjerishtë shpejt u amortizua dhe gradualishtë filloi të shukatej, ka disa që mundohen të jenë vetja dhe të ofrojnë disa tmira sidomos me grupet e ekspertëve ku po bëjnë nji punë deri dikund të mirë, por edhe në këto grupe ekspertesh duhet të ketë vende për figura tjera të ditura dhe të regjura me pervoj dhe rugovizëm tvërtet. Në këto grupe ekspertesh duhet të ftohen edhe njerëz të kalibrit të Z. Naser Rugova të cilët vetëm se do e pasuronin performancen dhe perspektiven e LDKsë për ti fituar zgjedhjet e ardhshme. Ashtë ma se e vërtet që Z. Isa Mustafa kishte dhe ka ide që me të rinjët të bëjë më shumë por mjerishtë edhe ai është duke u penguar nga nji grupë i pleqve që mbajnë ende disa frej në dore¨dhe pengojnë kryetarin që të bëj sa më shpejt reforma të duhura, pra në gjithë këtë lojë Z. Mustafa ka dëshirë dhe vullnetë, por i ka duartë e lidhura nga disa figura brenda Kryesisë konkretishtë nga 5 + antarë Kryesie... Të tillët( ua di emrat) fatkeqsishtë po mendojnë se janë Zoti vetë, dhe me apo pa vetëdije këta pleqë po kontribuojnë vetvetiu që ta humbin edhe meritën e tyre që e kishin dikur për punën e tyre, që këta të mbesin minorancë dhe pa influence duhet veprimi dhe vendosmëria e të rinjëve, mendoi e atyre që u futen viteve të fundit në organe udhheqëse , që të jenë të qartë dhe të kërkojnë në organet drejtuese e edhe nga kryetari që të ketë ndryshume brenda strukturës organizative aq sa edhe lejon statuti apo tketë zgjedhje treja brenda vetë LDKsë., përndryshe fryma e re nuk do jetë në horizont ende brenda LDKsë.

 

Grupi i tretë apo ata të tretët janë disa që erdhën nga partitë tjera sikur që ishte ORA dhe disa që u kthyen nga ndarja e LDKsë pra LDDja, këta dhe këto tani më antare të LDKsë jo që janë të dobët por mjerishtë vetë ikja nga partitë e tyre i bënë ata që të jenë të dëgjueshëm ngase e kanë frikën se mund të quhen me terma dhe emra të ndryshëm nge tani më bashkëpartiakët. Në këtë grupim vërehet nji qasje serioze ndaj zhvillimeve dhe nganjihere fitohet përshtypja se këta e kanë me të vërtet angazhimin e tyre dhe mundohen me mish e shpirtë të kontribuojnë, e sidomos ata që ishin LDK me vite por u bënë LDD dhe tani më u kthyen në shtëpinë e tyre, të tillët ishin dhe janë të fortë dhe e duan LDKnë me shpirtë andaj edhe këtyre duhet ofruar mundësin sikur që e ceka ma ë lartë atë me grupet punuese apo të ekspertëve, se une se kam në qejf të thuhet qeveria nhije, se nga hija ska kurgja të mirë.

 

Kështu pra duket LDKja nga këndvështrimi i im, LDK ja ka nji strukturë të fortë organizative, ka antarësi të edukuar dhe kulturuar ka nji kryetar që kompleton momentalishtë postin e të qenit i pari ka nji rini tmrekullueshme por duhet LDKja tjetë më e zhurmshme, më e fortë dhe më trime, kjo asht vërejt edhe me deklaratat e I. Mustafës kundër Thaqit dhe PDKsë duke fituar mendjet e LDKistëve të vërtet e trima. Udhëheqja e LDKsë duhet tjetë vigjilente por ntnjajtën kohë duhet të jetë edhe tepër vepruese  duke komunikuar me antarësinë dhe duke mos lejuar në debate, intervista, parlament e vende tjera që të nënqmohet LDKja. LDKja duhet të i ikë asaj thanjesë popullore; “ kush të gjuan me guri ti gjuje me bukë”, jo nuk duhet të jetë ashtu në politikë por duhet ta formulojmë nji tjetër thanje, kush më gjuan me guri e gjuaj edhe une me guri, e ai që më gjuan me bukë të njetjetn e bëj e dhe une, pra ska ma ata me gur e ne me bukë, kështu kërkon antarsia dhe kështu e donë edhe demokracia, kështu është edhe në botën demokratike në të cilën thirren shumë “politikuaj” të Kosovës e që sigurishtë kurrë nuk kanë qëndruar në vende demokratike.

 

Si përbledhje e kësaj del se; pengesë kryesoer e hapërimit të LDKsë si parti e parë në Kosovë janë disa figura që dikur kontribuen për tmirë tKosovës e sot mjerishtë bajnë argatë dreqi kundër LDKsë ose shtëpisë në të cilën u rritën, u ngpën dhe nuk po dëshirojnë tua lëshojnë vendin atyre që e dinë se çka është kompjuteri, informimi i shpejtë, globalizimi e tjera e tjera. Sikur të ishin ma këmbngulës këto dy grupet tjera athere ata të parët do të ndiheshin minorancë dhe do lëshonin pe, për këtë presim edhe vendosmërin e z. Mustafa për të cilin sidomos rinia demokratike ka shpresa të  mëdha, dhe ai duhet të ndërmarri masa në këtë drejtim do e ketë edhe përkrahjen tonë pra të neve që merremi me shkrime dhe veprime në të mirë të LDKsë duke treguar edhe dobësit , që ato të luftohen dhe të përmirsohen, duhet të forcohet LDKja, andaj të nderuar ju miqët e mi që jeni plakur dhe keni kontribuar dikur lëshoni vend dhe tregohuni demokratë për hir të së ardhmës së mirë të LDKsë dhe përmes kësaj të mirës së Kosovës.

 

Pika 8 e programit të LDKsë thotë: “ LDK  ka synim ndërtimin e një shoqërie pluraliste, në të cilën do të zhvillohet konkurrenca lojale e programore, vlera e të cilave provohet nepërmjet zgjedhjeve të lira. Zgjedhjte e lira e demokratike njxjerrin përfaqsues njerëzit që marrin përgjegjsitë për qeverisjen e Kosovës. Cfardo kompromosi i bërë pa zgjedhje nuk mund të jap përfaqsues të qytetarve të Kosovës që do ta udhheqnin vendin kah zhvillimi dhe përparimi. Vetëm përfaqsuesit autentik e ngrisin shtetin ligjor me nji ndarje të pushtetit në pjesën legjislative, ekzekutive dhe në gjyqësinë e pavarur”

 

Nëse LDKja dëshiron ta përmbush këtë pikë të programit athere i duhen njerëz që nuk lejojnë vjedhjen dhe grabitjen e votës sikur që ndodhi ma parë kur me vjedhje masive votash na sundon H. Thaqi me klanin e tij, sikur të jenë të rinjët e LDKsë dhe trimat në vende kyqe qebesa ska mundësi ma Thaqi me dajak me i vjedh votat se do fitoi dajak edhe nga ana e jonë , por  jo nga pleqtë që frikohen kur përmendet emri i  bashibuzukve që sundojnë dhe maltretojnë Kosovën.

 

Duamë nji LDK trime, të dijshme, demokratike dhe reformuese sipas normave dhe standardeve demokratike euroatlantike, me vizion dhe program të kjartë për ti fituar zgjedhjet e ardhshme që ta stabilizoi shtetin dhe pushtetin dhe ti mbush burgjet me hajna, kriminel e korrupcionistë qofshin ndonji edhe i LDKsë.



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora