E premte, 26.04.2024, 01:10 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare

E hene, 26.09.2011, 08:05 PM


 

Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare

 

E kaluara jonë është heroike. E sotmja është çudtishme,  por me siguri e ardhmja do të jetë më e mirë. Njerëzit lindin, rriten dhe vdesin, ndërsa ata të  cilët gjatë tërë jetës merren me çështje të atdheut dhe kombit, nuk vdesin kurrë. Para se të flasim dhe shkruajmë e bëjmë diçka për  atdheun, le të na kujtohet amaneti i rilindësve tanë, i dëshmorëve të kombit, le të na kujtohet zëri i viktimave dhe gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë! Le të na kujtohet zëri i nënave, motrave dhe fëmijëve tanë, por le të na kujtohen edhe fjalët dhe shkrimet e veprat e intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve, sepse rrrugën që e filluan ata dje, duhet ta vazhdojmë ne sot, pa luhatje, pa dyshim dhe me guxim, se vetëm kjo rrugë e drejtë dhe misioni i tyre i shenjtë, do të na  shpie nga drita në dritë, deri te realizimi i amanetit të tyre fisnik.

 

Nga Ramiz Dërmaku

 

Poezia është ilaçi më i mirë për fisnikërimin e shpirtit, dhe poeti është mbret. Para se të shkruajmë për mbretërinë e fjalëve të shqiponjës së Dardanisë në trojet e Rumanisë, dua të them se në kushtet e rrethanat ne të cilat po jetojnë komunitetet e huaja në atë vend, etnia shqiptare po kalon nëpër sfida te mëdha. Vështirësitë financiare dhe organizative janë prezente. Mjetet e komunitetit shqiptar i gëlltit deputetja (ishkomuniste) antikosovare Oana Manolescu, në emër të librave të saja pa kurrfarë vlerash letrare, dhe në emër të një fletushke muri me konotacione nepotiste, siç shprehet një mik imi në një shkrim të tij. Mirëpo, edhe përkundër këtyre kushteve të vështira, dashuria e madhe ndaj kombit e atdheut tek një pjesë  e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në atë vend, ka luajtur dhe luan edhe sot rol vendimtar për kultivimin e gjuhës shqipe, të historisë dhe kulturës sonë, pa e qitur në harresë edhe afirmimin e Kosovës në veri të Danubit. Në mesin e këtyre penave  të mprehta intelektuale, që me  mjaft sukses dhe përkushtim ndjek rrugën e ndritur të rilindësve tanë, është edhe poeti, gazetari, atdhetari dhe botuesi i  revistave "Shqiptari" dhe “Kosova”, Baki Ymeri, drita shqiptare e Bukureshtit, "ambasadori" i kulturës shqiptare në trojet rumune, një nga veteranët e panumërt të shqiptarizmit të ditëve tona.

Kanë shkruar edhe të tjerët për këtë subjekt, dhe Zemra Shqiptare i ka arkivuar mbi 100 shkrime të tij, të denja për një tezë doktorate, kontribute të panumërta vullnetare në favor të memorjes shqiptare, dhe pse jo, edhe përkthime të shumta (7 vepra origjinale dhe 50 libra të përkthyer autorësh shqiptarë dhe rumunë). Falë punës dhe përkushtimit të tij dhe të mentorit të tij, Dr. Xhelku Maksuti, si dhe të Dr. Luan Topçiut etj., është bërë e mundur të mbahet gjallë prezenca e frymës shqiptare në mjediset letrare dhe shkencore të këtij vendi me të cilin na lidh një histori dhe farefisni e lashtë. Poeti, Bubullima, Durimi, Kushtrimi apo "Shqiponja" e Bukureshtit, siç e thërrasim, apo siç e pagëzon vetveten, siç vepronte Faik Konica në kohën e tij, edhepse jeton në një vend ku problemi i mbijetesës në këtë periudhë krize është bërë çështje kyçe, shqiptari i Bukureshtit ka një biografi briliante prej atdhetari të denjë. Ky njeri, me sakrifica të panumërta mundohet ta mbajë gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin e botës shqiptare në botë, duke u bërë një misionar i palodhur i lidhjeve historike ndërmjet dy popujve tanë. Kadareja në Francë, Antonio Bellushçi në Itali, sivëllezërit tanë në Amerikë, Xhelku Maksuti dhe Bakiu në Bukuresht, dhe jo vetëm këta, por edhe qindra misionarë tjerë të shqiptarizmit gjithandej në botë. Poeti i Rilindjes sonë bashkëkohore, me talentin që posedon, me pregaditjen profesionale (albanologjike), me gjuhët që njeh dhe me guximin, gjallërinë dhe atdhedashurinë që ka për afirmimin e mirëfilltë të çështjes shqiptare, me kapacitetin e patriotizmin që posedon, mund të themi pa kurrfarë dyshimi se po e shkrin edhe atomin e fundit të energjisë fizike, psiqike, shpirtërore e materiale,  për identifikimin, zhvillimin, mbrojtjen dhe njohjen e kulturës sonë, dhe sidomos për internacionalizimin e Kosovës në Rumani dhe tejmatanë kufinjve të saj.

 

Gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit

 

Ky atdhetar i devotshëm, ky misionar i fjalës shqipe, ky "ambasador" i pashpallur i kulturës shqiptare, ky princ i poezisë së dashurisë, po sakrifikon jo vetëm kohën, por edhe ditët e netët dhe vitet e shëndetin, vetëm e vetëm që kultura jonë të depërtojë atje ku e ka vendin e merituar: në Europë. Baki Ymeri është shqiptari që din madje ta mbrojë ekzistencën tonë etnike dhe historike nga armiq të ndryshëm. Kemi patur nderin të lexojmë disa polemika të tij flakë për flakë me Veljko Kovaçeviqin e ambasadës jugosllave në kohën e Kasapit të Ballkanit (shih pamfletin “Shqiptarët janë krenaria e Ballkanit”, botuar në gazetën e famshme të asaj kohe,  Libertatea, 1992), apo konfliktin publicistik me disa serbofilë, si Razvan Voncu, Florin Silisteanu etj., të cilët e shpallën “nacionalist që i fton shqiptarët e gjithë botës për bashkim kombëtar”, dhe të cilët tentonin që Qeveria rumune të marrë masa për ta ndëshkuar dhe ekstraduar nga ky vend. Por poetin gjithmonë e mbrojnë engjëjt. Poeti që disa herë na paraqitet edhe me pseudonimin "Bubullima e Bukureshtit", sidomos atëherë kur e fshikullon esktremizmin fetar, ata që s’e njohin pavarësinë e Kosovës dhe ligësinë e disa pushtetarëve tanë që e kanë zëvendësuar patriotizmin me idiotizëm. Bubullima e Bukureshtit frekuenton arkivat dhe bibliotekat e mëdha, me të vetmin qëllim që të gjejë libra, revista, gazeta, dokumente, fotografi e dorëshkrime të vjetra ku defilojnë shkrime e mendime të ndryshme lidhur me komunitetin, historinë dhe popullin tonë. Moto e Shqiponjës së Bukureshtit, ka qenë që nga mosha e studentërisë (1969-73), dhe është edhe sot e kësaj dite: Të punojmë e të flijohemi për lirinë, dhe nëse e  kërkon populli, edhe për Bashkim Kombëtar. Ky motiv buronte nga shqetsimi e dhembja që kishte poeti për shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovën e robëruar deri para disa vitesh.

Poeti që ka frekuentuar Universitetet e Prishtinës, Vienës dhe Bukureshtit, krijon poezi, portrete, reportazhe, analiza, komente, përkthime etj. Kur poeti  gjatë leximit të shtypit ditor, apo gjatë kohës kur ndodhet në biblioteka duke hulumtuar materiale të cilat i dedikohen popullit tonë, has në shkrime jo të mira, shpifje, akuza etj, ky revoltohet dhe del publikisht në fushë të mejdanit publicistik, me artikuj e komente në të dy gjuhët. Baki Ymeri me shkrimet e tij bën orvatje titanike që sa më tepër të punojë për kombin dhe Atdheun e vet. Dëshirën e madhe për realizimin e këtij missioni fisnik e ka trashëguar nga i ati i tij, Ajvaz Voka, ishveprimtari i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, dhe këtë dëshirë e motivon me punë sistematike, me suksese të reja letrare e publicistike, duke qenë gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit. Dëshira për ta parë atdheun e çrobëruar, ka qenë preokupimi elementar që  rrjedh që mosha e njomë, kur poeti shihte, dëgjonte dhe lexonte për ndjekjet, provokimet, arrestimet, persekutimet, maltretimet, torturat, rrahjet, burgosjet, shpërnguljet e shqiptarëve me dhunë nga trojet etnike. Kur poeti gjatë hulumtimit nepër biblioteka has në shkrime në të cilat shkruhet mirë për shqiptarët, ky diplomat i pashpallur i shqiptarizmës, disponohet dhe pajiset me energji të reja dhe vullnet për punë. Mirëpo, që nga mosha e re, e  deri në këto çaste, kur poeti has gjatë lëçitjes së shtypit artikuj në të cilat shkruhet në favor të Serbisë dhe disfavor të Kosovës, fillimisht e kaplon shqetsimi, pastaj revanshohet me një breshërimë vetëtimash publicistike, duke i botuar herë me emër e mbiemër, e herë me pseudonime letrare, si, Albanezul, Eminescu etj.

Baki Ymeri, ky atdhetar, ky poet, ky gazetar, ky "ambasador" i kulturës shqiptare, ky intelektual i mirëfilltë dhe kjo penë e mprehtë e çëshjtes kombëtare, tërë kohën dhe jetën e ka kaluar duke u marrë me afirmimin e kulturës kombëtare dhe popullarizimin e saj. Në momentet kur malli ndaj familjes, atdheut dhe vendlindjes arrin dimensione te mëdha, poeti s’e humb durimin, por ngushllohet me zërin e Dervish Shaqes, Shqipe Kastratit, Maria Lajcajt, komunikon me bashkëvendasit e tij dhe bredh rrugëve të Bukureshtit për t’i molisur. Për këtë bashkatdhetar të shquar kanë shkruar me admirim Dr. Luan Topçiu, Dr. Xhelku Maksuti, Alma Papamihali, Remzi Limani, Skënder Zogaj etj., si dhe dhjetra shkrimtarë rumunë, njëri ndër ta duke qenë ishministër i kulturës (Marin Sorescu). Në adresë të tij kanë transmetuar mirënjohje Ali Podrimja, Besnik Mustafaj, Gjergj Dedaj, Kozeta Zylo, Adnan Mehmeti, Gëzim Marku, Sali Bashota, Mëhill Velaj, Nexhat Rexha, Miradije Ramiqi, Sabit Rrustemi, Hajro Hajra, Ilir Dardani, Gjergj Kabashi, Ismail Iljasi, Thanas Gjika, Sabile Basha etj. Tek Baki Ymeri, dëshira ndaj kombit, lirisë dhe atdheut, janë të lidhura ngushtë. Ato janë dëshira të paskajshme e të pandashme, që t’i përkujtojnë vargjet Anton Zako Çajupit: “I dashuri memëdhe/ të dua edhe kështu si je,/ por kur të të shoh  të lirë/ do të  dua më mirë.” Baki Ymeri është shqiptari që digjet për Kosovën dhe Shqipërinë, siç digjej edhe Asdreni në kohën e tij, duke e shfrytëzuar frytin e përvojës së tij publicstike, poeti din ta mbrojë mbrojë me guxim Kosovën edhe në shtypin rumun, duke ua grisur maskën propagandave serbe të metropolave europiane, ngase, siç thekson Destan Begu në një koment të tij, “ende kemi punë me një popull të prishtë, që nuk ka besë e nuk ka nderë dhe as burrni.”

Dikush mund të mendojë se e kemi tepruar duke e ngritur kaq lart këtë njeri, kurse ne, bijtë e shipes dardane, para se ta qëndisim këtë portet të përngutshëm, e kemi kërkuar në faqet e Zemrës Shqiptare, jemi interesuar dhe kemi konstatuar se i biri i Ajvaz Vokës që jetoi 63 vjet (aq sa jetoi edhe Gjergj Kastrioti), dhe i Aurelia Ymer Vokës që u lind kur u lind Gonxhe Bojaxhiu (1910), dhe u shua kur u shua Nëna Tereze (1997), shëmbëllen me ushtarët e pavdekshëm të UÇK-së, që me shkrimet e veta kushtuar çështjes shqiptare, që në moshë të njomë, para dyzet vitesh (1971), i furnizonte me literaturë shqipe dhe i magjepste dhe motivonte bashkëvendasit e tij dhe të rinjtë, madje edhe studentët e Universitetit të Kosovës, që ta duan atdheun si dritën e syrit. Nuk është koha të Jua ngarkojmë memorjen duke shkruar për persekutimin dhe montimin e një procesi politik që ia kurdisën udbashët e ishJugosllavisë duke e ndëshkuar me 6 vjet burg të rëndë për “propagandë armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste” (qershor 1996), por ka ardhur koha të Ju themi se Baki Ymeri është një uragan i pandalshëm që vepron edhe sot e kësaj dite, duke e furnizuar Botën, Shqiptarin, Kosovën, Drinin, Zemrën Shqiptare, me gjak të freskët shqiptar.

E kaluara jonë është heroike. E sotmja është çudtishme,  por me siguri e ardhmja do të jetë më e mirë. Para se të flasim dhe shkruajmë e bëjmë diçka për  atdheun, le të na kujtohet amaneti i rilindësve tanë, i dëshmorëve të kombit, le të na kujtohet zëri i viktimave dhe gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë! Le të na kujtohet zëri i nënave, motrave dhe fëmijëve tanë, por le të na kujtohen edhe fjalët dhe shkrimet e veprat e intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve, sepse rrrugën që e filluan ata dje, duhet ta vazhdojmë ne sot, pa luhatje, pa dyshim dhe me guxim, se vetëm kjo rrugë e drejtë dhe misioni i tyre i shenjtë, do të na  shpie nga drita në dritë, deri te realizimi i amanetit të tyre fisnik.

 

BOX

 

Shqiptarët e Bukureshtit në solidaritet me Kosovën (31 mars 1999)
I nderuar Baki! Kombi shqiptar është kombi më i vjetër në Europë, është kombi që me një vetëmohim të rrallë u ka bërë ballë armiqve të shumtë të cilët nuk arritën të shuajnë këtë komb trimash kurrë. Kjo qëndresë fenomenale shekullore iu dedikohet të parëve tanë që luftuan me pushkë dhe pendë, dhe ti i nderuar je pjesë e kësaj plejade intelektuale, që me shkrimet tuaja jep një kontribut të pashoq e të çmuar për afirmimin e çështjes kombëtare. (Xhavit Gasa, 2 shtator 2011)

 

Këto ditë më ra në dorë të lexoj me vëmendje te veçantë përmbledhjen e poezive "Dardania ime" të autorit të vyer, krijuesit dhe publicistit në mërgim, Neki Lulaj, veprën e të cilit e botoi veprimtari i zellshëm dhe partioti i rrallë në Bukuresht, Baki Ymeri, një meteor i palodhur që ka diçka të rrallë, diçka hyjnore, një misionar i letrave tona që vepron me përkushtim për mërgatën shqiptare. Konsiderata të larta edhe në adresë të Nexhat Rexhës për reçensionin e tij kushtuar vargjeve të Neki Lulajt. Kjo jep me kuptue se mëndjet e ndritura dhe pendat e vyera ndajnë kohën për t’u marrë me hyjnitë, e ata që shkruajnë punojnë dhe lexojnë, kanë diç të përbashkët me krijesat mbinatyrore e qiellore. Përshëndetjet e mia më të sinqerta! Ju lumtë penda e Ju ndritë mendja gjithmonë, ore të uruar dhe të nderuar që po na e zgjatni jetën me brumet me të bukura për shpirtë të gatuar! Falë me shëndet! (Etnik Kosova, 5 shtator 2011)

 

Miku im i shtrenjtë! Jam i nderuar që më është dhënë rasti të komunikoj me Ju. Respekt të veçantë kam patur ndaj Jush që nga koha kur kam patur nderin t’i lexoj shkrimet tua briliante, origjinale, poetike, atdhetare, humanitare dhe kombëtare. Ja pra një fjalë e popullit që thot: “Respektoje e nderoje dikend, po qe se don të të respektojë e nderojë dikush!”. Vëlla i dashur, Baki Ymeri! Të përgëzoj për punën që jeni duke e bërë ndaj çështjes kombëtare dhe atdheut.  Ju jeni një poet i Rilindjes sonë bashkëkohore, jeni një pendë e mprehtë e çështjes kombëtare. Prandaj, nga sot, më beso se ju keni qenë, por nga tani do të jeni edhe më i dashur, i nderuar dhe i respektuar nga unë, mërgimtari. Që nga takimi ynë i parë me ju përmes internetit, dhe mediave elektronike tek unë vërehet një disponim dhe vullnet për punë sistematike drejt ndihmimit të çështjes kombëtare shqiptare. Të merresh me kauzën kombëtare nuk është lehtë. Kur njeriu - atdhetari , intelektuali i vë obligim vetit që të merret me këtë çështje fisnike, ai nuk e bën këtë për shkaqe (përfitimi material, karrierist, familjarist, etj.), por nga dashuria dhe dëshira që ka ndaj Atdheut.

Njerëzit lindin, rriten dhe vdesin, ndërsa ata të  cilët gjatë tërë jetës merren me çështje të atdheut dhe kombit nuk vdesin kurrë. Ata jetojnë deri sa të jetojë kombi shqiptar. Ju, i nderuari zt. Baki Ymeri, jeni në mesin e atyre intelektualëve më të vyeshëm që me përkushtim dhe seriozitet jeni vënë në shërbim të çështjes kombëtare  dhe zgjidhjes së saj. Ju jeni një intelektual i denjë i çështjes shqiptare, prandaj emri dhe vepra e Juaj me shkronja të arta do të hyjë në analet e historisë sonë. Revista “Shqiptari” është një dritare informative e cila po luan një rol të madh si në informimin e opininit shqiptar, poashtu edhe të atij ndërkombëtar, duke i treguar botës se edhe ne shqiptarët jemi njerëz, kemi një kulturë, një gjuhë, një traditë, një histori, kemi  zakonet tona të cilat na ngrisin në piedestalin më të lartë. Ju jeni një rreze dielli e cila ngroh tërë botën, dhe pa ju nuk do të zhvillohej, ruhej e afirmohej gjuha, historia, kultura, tradita dhe kombi shqiptar. Ju jeni zemra e mërgates sonë. Nuk i parapëlqej lavdëratat dhe kultin e personalitetit, dhe doshta po e teproj kur them se pa Ju dhe pa Kadarenë, nuk do të lëvizte asgjë, ose do të lëvizte shumë ngadalë, ngase, duke na ndihmuar neve, ju i ndihmoni Atdheut tonë dhe Kosovës sonë. (Ramiz Dërmaku, 8 shtator 2011)

 

Eugen Evu

 

ETAPA E DJEGIES

 

Si një shqiponjë ndëmjet Dardanisë e Dakisë

Zjarr i pashuar i engjëjve të heshtur të sheshit

Vullkan i pashuar dhe zjarr i atdhedashurisë

Që s'e lanë të plaket bukuroshet e Bukureshtit.

 

I patrembur nga eksperimentet e epokës banale

Të gjitha kohërat i tubon në një tanishmëri aktuale

Duke kërkuar gjithandej në botë engjëjt e atdhetarizmit

Edhe zanave duke ua mësuar alfabetin e shqiptarizmit.

 

Zemrën e dëborës shkon duke e shndërruar në zjarr

Dhe zjarrin e zemrës duke e shndërruar në fjalë

Zanat e veriut duke i praruar me afsh ndjeshmërie

Dhe engjëjt e Dakisë duke i shndërruar në miq Shqipërie.

 

Dhe vetëm ai këtë vend të bukur e ka shndërruar

Në çerdhe shqiponjash duke na e prurë Dardaninë

Në zemrat tona, këtu ku yjet janë dhe hana me dritë

E dielli është ende atje ku dardanët natën e bëjnë ditë.

 

 

Neki Lulaj

 

VETËM MBRËMË

 

Mbrëmë pash në ëndërr

Se isha kërrusur nga pesha

Se mbaja mbi supe

Shekullin e plagosur

Nga ikja

E këtij fundshekulli

Të trazuar

Të zvetënuar

Pa lënë asnjë testament në letër

Pa e gjykuar asnjë kriminel tjetër

Që Mitrovicën e kanë kërcënuar

Koha shkon zvarrë duke kaluar.

E unë gjithë natën shëtita

Me fanar në dorë

Nuk kish as henë as dritë tjetër

Isha krushk i ftuar

Në dasëm me baballarët e kombit

Thurrnin rapsodi për Qëndresën

Me Oso Kukën e Vraninës

Këndonim  heroizmin e Dukagjinit

Me Isa Boletinin  e Adem Jasharin në ballë.

Nga gjithë kjo

Parodi kushtuar Qëndresës

E desha urtinë e Baki Ymerit

Vrrullin e tij prej një atdhetari

Sinqeritetin prej engjulli

Burrërinë e tij të pashembullt.

Desha të huazoj diçka nga vargjet

Nga pena e artë e Ismail Kadaresë

Por plagiatura m’u kërcënua

Mos ndoshta vallë Gjergj Fishta e Naimi

Ibrahim Rugova e  Nëna Tereze

At Zef Pllumbi e Skënder Zogaj

Ramiz Dërmaku e Fetah Berisha

Dhe shumë të tjerë

Komb e fis e miq dhe dashamirë

Kanë për tu hatruar.

 

Liman Zogaj

 

NJË SHPIRT I TRAZUAR

(Bubullimës së Bukureshtit)

 

I mbledh shkronjat

nëpër gëzhojat e shkrepura

bubullimë e furtunë sheshit të Dardanisë

duke i shkundur urnat në Lumin e Bardhë

Unë jam unë

një mërgimtar i trembur

Pata dëshirë ta kaloj ylberin

që të behem zog

të fluturoj mbi Atdheun tim

pastaj të ngjitem deri te Dielli

e të përlotem kur fiken meteorët

pastaj të jem dasmor me shkabën dhe flamurin

e të bëhem murlan, mburojë e muranë

me trupin tim të sakatuar

kur krisin vetëtimat e vërshimat

te Livadhet e Lulkuqeve

pastaj të bëhem lule te "Syri i Kaltër"

dhe flutur të bëhem

e rreze të bëhem

e ta puthi dashnoren e humbur përtej Diellit

Unë jam unë

o moj bubullimë

vetëm

një shpirt i trazuar

 

Disa nga qindra artikujt e Baki Ymerit për Kosovën dhe Shqipërinë



(Vota: 73 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Edlira Dedja: Ti sot ke marrë medaljen e mirënjohjes së popullit tënd! - Gëzuar 30 vjetorin, Miku im Saimir Pirgu! Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën Shefki Ollomani - Leka i Madh - Aleksandri i Maqedonisë Ramiz Dërmaku: Dëshmori i Kombit Agim Ramadani - Katana Besi Bekteshi: Migjeni si mësues dhe trajtimi i tij nga institucionet deri në fund të jetës! Ymer Halimi: Gjaku i Dr Shpëtim Robajt në dy varre pushon Ramiz Dërmaku: Kosova, Tahir Zemaj dhe korbat e kombit Hilmi Saraçi: Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça Zef Staku, Poeti shkodran, që regjimi komunist e dënoi me vdekje Shevki Sh. Voca: Ihsan Toptani, veprimtar, atdhetar dhe politikan i dalluar të diasporës shqiptare E Lumja Nënë Terezë, në 101 vjetorin e lindjes Reshat Badallaj: Si u vra dhe kush ishte Komandant ''Petrit Kodra'' Remzi Ademaj? Murat Gecaj: Prof. Skënder Luarasi, vazhdues i denjë i traditave tona më të mira atdhetare Ali Merxhani: Kadir Shabani - aktivist, pedagog e atdhetar i dalluar Alfred Papuçiu: Arkitekti me origjinë shqiptare Franco Marussich dhe pema gjenealogjike Kostaq Duka: Profesori ynë Vangjush Ziko Sejdi Peka: Hysen Biberaj - njeri i nderuar i mërgatës shqiptare të Amerikës dhe i Malësisë së Gjakovës Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi Reshat Badallaj: Islam Spahiu i Lumës - tribun i popullit Reshat Badallaj: Si u vranë Idriz Krasniqi dhe Adem Berisha?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora