Faleminderit
Reshat Badallaj: Islam Spahiu i Lumës - tribun i popullit
E diele, 14.08.2011, 12:49 PM
Pervjetor
ISLAM (TAHIR) SPAHIU I LUMËS-TRIBUN I POPULLIT
Nën udheheqjen e Islam Spahiut (qe ishte bashkeluftar i Ismail Qemalit,Isa Boletinit,Bajram Currit,Hasan Prishtines,Idriz Seferit...) ne kryengritjen e Lumës me 1912, ushria serbe e Bozhidar Jankoviqit i la kockat e 12.000 ushtareve.Ne katundin e tij ne Kolosjan te Lumes, Islami me 1891,e hap te paren pare shkolle shqipe...
Shkruan: RESHAT BADALLAJ, Hanover
Te shkruash per kryengritjen e lavdishme te Lumes me 1912, ku
Fitorja e Lumjaneve mbi forcat e Xhaviti pati jehone te madhe jo vetem ne Lume dhe Kosove, por deri brenda ne parlamentin Osman. Pas Xhavit Pashes, qeveria osmane dergoi per ta nenshtruar Kosoven marshallin gjakatar Shefqet Dergut Pashen.Per kete ne Ferizaj me 7 prill 1910 u be nje mbledhje e krerve atdhetare per te bashkrenduar veprimet kunder ti, ku merrte pjese Islam Spahiu,Isa Boletini,Musa Rehova, Idriz Seferi, Ramadan Zaskoci etj. Ata zune shtegun e Jezercit, pozicion shume i rendesishem strategjik, ku merrnin pjese me teper se 100 lumjane dhe ne mbledhjen e Dheut u dha kushtrimi ne tere Lumen, qe te gjithe ne 7 e 70 vjec ti rrokin armet dhe ti bejne balle rrezikut qe i kanosej Lumes...
Ne vitin 1912, Islam Spahiu bashke me Isa Boletinin, Hasan Prishtinen, Bajram Currin, Idriz Seferin etj. morri pjese edhe ne kryengritjen e madhe te Kosoves qe u kororzua me hyrjen e forcave e kryengritjes ne Shkup. Merita ky atdhetar ka jo vetem ne luften me pushke por edhe me pende. Me kembenguljen e tij, ne katundin Kolosjan te Lumes, me 1891,u hap e para shkolle shqipe,laike me mesues te saj, te birin e tij Rizain,atdhetar i cili ndiqte rrugen e te atit.Per kete qeshtje Islam Spahiu kishte leterkembim edhe me atdhetarin ÇAM REXHEP DEMIN nga FILATI I KONISPOLIT, i cili ushqente repekt per kete malsor lumjan.Poashtu, kishte lidhje edhe me patriotin, korqarin Mendu Zavalanin,kishte nje paraqitje te ashper prej luftaresh,me mjeker e floke qe te linin pershtypjen e kreshnikeve te lashtesise...
Periudha e trete ka te beje me luften kunder serbeve. Serbet pasi zaptuan Prizrenin grumbulluan forca tjera kunder Lumes.Me 14 nentor 1912 Luma sulmohet nga armata e trete serbe nen komanden e gjeneralit famekeq serb Bozhidar Jankoviq, i cili eshte edhe kuader i mshefte i organizates terroriste "DORA E ZEZE" dhe "BASHKIM OSE VDEKJE". Lufte e ashper u be ne "QAFE TE DULES" dhe ne "QAFE TE ZHURIT", ku u be perleshje tri dite etri net. Serbet e pa degjuar futen ne Kolosjan, nderkaq, te "KULLA E LUMES", perkatesisht te "GRYKA E LUMËS" serbet lane 12.000 kockat e ushtareve shkije qe u bene merecine per korba. me kete perleshje te ashper plagoset udheheqesi i ketyre fporcave, ISLAM SPAHIU ne moshen 74 vjeqare bashke me te birin Shabanin dhe bashkeluftetarin e tij Zenel
Per vrasjen e 12.000 serbeve, Islam Spahiu njihet si VIGAN POPULLOR.Mirepo, per te gjitha keto eshte e quditshme qe Islami ne fshatin e tij ne Kolosjan nuk e ka nje MONUMENT,por edhe me keq nuk eshte permendur ose fare pak. Vertete nje padrejtesi e madhe!!! Por, serbet nuk e harrojne kurr sot e kesaj dite, Lumen e 1912-tes, dhe emrin e ISLAM SPAHIUT per ata 12.000 ushtare qe i lane kockat ne viset e saja e perreth.Me 1912 Luma clirohet perfundimisht nga serbet. Ne Lumen e cliruar hyri e para ushtri shqiptare dhe u organizuar nga organet shteterore...
Islam Spahiu luajti nje rol te rendesishem dhe vendimtar per zgjedhjen e AVNI RRUSTEMIT si deputet te Kosoves. Ai sakrifikoi kanditaturen e djalit te tij Rizait dhe kundershtoi me zjarr kanditaturen e Muharrem Bajraktarit, duke thene:" Rizai eshte mesues i mire, dhe le ti mesoj femijet,ndersa Muharremi eshte klysh i Biligradit dhe s´mund te jete deputet i Kosoves se eshte i shitur."
Deputet i Kosoves duhet te jete ai toska i vogel qe e vrau ne mes te Parisit tradhtarin ESAT PASHË TOPTANIN qe i shiti Shqiperine dhe pas vrasjes se Avniut ne qershor 1924, Islami priste telegrame ngushllimi...
Me pese shtator te vitit 1928, ne moshen 90 vjecare, ISLAM SPAHIU MBYLLI SYTE PERGJITHMONE NE FSHATIN E TIJ TE LINDJES NE KOLOSJAN. Ky trim i madh deri ne fund te jetes se tij gezoi respekt ne Lume e deri ne thellesi te Kosoves. Mu per kete populli shqiptar nuk duhet harruar per jete te jeteve kete vigan popullor te LUMES HEROIKE...
P.S. Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMES" me seli ne