Faleminderit
Edgar Frashëri: “Hulumtuesi i bukurise shqiptare”
E marte, 02.08.2011, 08:01 PM

Stavro Th. Frasheri
(1905-1965)
Falenderim
E ndjej si detyrim moral te falenderoj publikisht nepermjet faqeve te kesaj reviste tashma shume te njohur dhe prestigjioze, ata persona te cilet ne keto vite te etheshme ndryshimesh, paten miresine dhe deshiren te kujtojne emrin e Stavro Th. Frasherit, babait tim te ndjere, duke nxjerre ne pah punen e tij modeste e te palodhur deri ne ditet e fundit te jetes per te miren e ketij vendi ku ai lindi i cili, ndonese nuk u tregua shume mirenjohes ndaj tij, ai perseri edhe ne ditet me te errata te jetes se vet, nuk rreshti se shkruari me dashuri per Shqiperine.
Se pari do te permend Zotin Sinan Gashi studiuesi dhe mik i familjes time nga Kosova, I cili ishte i pari mbas gati 50 vitesh harrese te permende emrin dhe veprat e Stavro Th Frasherit se pari ne nje artikull ne gazeten “ Bujku”te Prishtines ne vitin 1995 me titull ”Stavro Th. Frasheri autor i dhjete vellimeve letrare” dhe me pas ne librin e tij “Rinjohje letrare” botuar ne Prishtine ne vitin 1998, te cilin ai thote se e zbuloi nga libri” Lule dhe gjemba” qe e kishte trasheguar nga i ati i tij mesues, nderkohe qe te gjitha veprat e botuara te S.Th. Frasherit ndodhen ne arkiven e Bibliotekes Kombetare ne Tirane!
Per kete heshtje te thyer gati gjysem shekullore qe vjen nga jashte Shqiperise, Zoti Sinan Gashi meriton nje falenderim te vecante, sepse ngacmimi i tij , jo vetem u be shkak qe te tjere letrare te nderuar te studjojne me ne thellesi vepren e S. Th. Frasherit ne Shqiperi, por u be frymezim i metjshem qe vete zoti Gashi te vazhdoje te “gerrmoje” ne vepren e te “harruarve te letersise shqipe” si ne shkrimin e meposhtem qe po riprodhoj besnikerisht, por edhe ne vepren me te fundit te tij, te botuar perseri ne Prishtine ne vitin 2010, me titull ”Historia e doreshkrimeve te letersise” ne te cilen, krahas shume te tjereve, permend perseri edhe emrin e babait tim.
Kronologjikisht, do te falenderoj edhe Zotin Ndoc Papleka i cili boton në vitin 1999, librin “KULTE,RITE,MAGJI në traditën orale”, një vepër prej një specialisti serioz, i cili gjithashtu thyen tabune e heshtjes dhe e mbush studimin e tij me referenca nga vepra e S.Th. Frasherit “Folklor shqiptar”.
Prof.Dr. Mark Tirta meriton nje vend te vecante ne kete falenderim me te cilin pervec qe kam pasur takime te herepashershme, por si bir i denje i Mirdites, ai ka shkruar me kaq pasion dhe me kaq superlative per autorin Stavro Th. Frasherin ne parathenjen e ribotimit te vepre se tij “Permes Mirdites ne dimer” ne 2002, saqe duket sikur ata te dy kane qene miq te vjeter!
Ky liber tashma eshte perkthyer ne gjuhen angleze (“Through Mirdita in winter”) nga i paharruari Peter Prifti ne USA dhe eshte pjese e fondit universitar atje.
Dhe se fundmi, do ta mbyll kete falenderim me mikun tim personal dhe te familjes gjthashtu, Zotin Sali Hidri, shkrimtar tashme i afirmuar ne fushen e monografive biografike i cili, beri realitet ate qe une nuk e kisha menduar. Ai permblodhi me pasion, perkushtim e profesionalizem tere jeten dhe vepren e Stavro Th. Frasherit ne nje veper dinjitoze te titulluar “Hulumtuesi i bukurise shqiptare” ne vitin 2005 e cila na beri te njohim ate ane te vepres se tij, te cilen mbas vdekjes se hereshme ne vitin 1965, ne vitet e erreta te diktatures nuk guxonte kush ta permendte.
Nuk mund ta mbyll pa permendur me kete rast edhe vleresimin shume te ngrohte dhe profesional te zotit Prof.Dr. Agron Xhangolli, per figuren e Stavro Th. Frasherit ne parathenjen e ketij libri i cili i ka bere mire jo vetem vepres se autorit, por ka tingelluar edhe si nje akuze ndaj asaj kohe te mbrapshte kur thote se: .. gjithe kjo gjeresi veprimtarie...e panjohur me pare per mua, pa dashur te fajsoj te tjere, jo vetem me befasoi, por me imponoi ndjenjen e pergjegjesise qytetare dhe shkencore per ta njohur me mire dhe me drejt, ne gjeresi dhe te plote ndihmesen e te gjithe atyre te perkushtuarve per folklorin shqiptar, qe koha per aresye dhe motive te ndryshme mund t’i kete lene te harruar apo ne mjegullnaje, te qellimshme ose jo.(A.Xh)
Stavro Th. Frasheri eshte vleresuar:
· Urdherin “Naim Frasheri”te argjendte
· Qytetar nderi i Durresit
· Qytetar nderi i Rrethit te Gjirokastres ( Permet )
Ekstrakt nga: Gazeta “Bota Sot”, Prishtine, 26 Maj 2002
STAVRO TH. FRASHERI -
KRIJUES I PROZES MODERNE
Veprat e krijuara jane deshmi e biografise artistike te shkruesit te tyre. Qofte ai, shkruesi, ta kete fatin e keq, te jete zhdukur pa gjurme e degedisur nga sistemet antinjerezore qe I perjetuam, vepra ngre koke dhe rrefen per mendjen e tij, botekuptimin e tij, ndoshta edhe per fatin e keq te tij. Kesi konstatimi mund te nxirret kur njohim tituj veprash e fare autorin e tyre, sic mund te thuhet per intelektualin me diapazon te gjere e shkrimtarin qe synonte modernen ne letersine shqipe, Stavro Th. Frasheri.
__________________
Shkruan: Sinan Gashi
“Lule dhe gjemba” – deshmi e ekzistimit te n je krijuesi
Se qendron konstatimi , qe vitet e tridhjeta ishin ato qe sollen risi te medha ne krijimtarine letrare, ne mos shenuan kahje te reja qe duhej ti perfillte letrsia jone ne vijimesi, deshmon edhe kjo veper e vogel per nga vellimi e Stavro Th. Frasherit, per te cilen kemi njohuri vetem per nje fakt te vetem si deshmi jetesore, se eshte nga Kavaja (*) e Shqiperise dhe asgje me shume , as ditelindje, as datevdekje e as nje shenim te vogel biografik. Ajo qe na e mesoi emrin neve kendej, ishte mu kjo veper me proza te shkurtra moderne, te cilat vetem dy-tri viteve te fundit synohet te shkruhet me ngulm ne letrat shqipe, madje edhe aktualizohet si domosdoshmeri artistike e kerkese e kohes.
Libri ka gjithesej 23 krijime, me 40 faqe libri. Prozat e shkurtra, qe rralle kalojne faqen e dyte te librit, jane krijime esence, ku shkruesi I tyre shprehet qarte, mjaft shkurt dhe arrine synimin e efektshem per
cka nis shkrimin.
Ato madje kane ne vehte dhe shprehje
poetike, se ndryshe kjo shkurtesi shkrimi nuk duron, dhe gjithesesi mendime sentenciale, qe sherbehen per konstatime te fenomeneve jetesore. Keto konstatime rrjedhojne nga krijimet letrare “ Flluska e sapunit”, “ Kthimi I Pullumbit t’Bardhe”, e tjere. Jan je te tille, e cila qendron mes skices, tregimit te shkurter dhe prozes poetike: “Me kryelartesi e alivane shume, Flluska e Sapunit, lodra e moshes djaloshare, n’ajer perpjete fluturon.
Fllusk’e vogel, pend’e lehte, shum’e rende po mbahesh! Dhe se ke hipur kaq nalt kujton, moj bukuroshe, se tere bota e jotja eshte? Po ti i harron yjte qe ndricojne aq nalt ne qiell: sa larg qendrojne , sa te medhenj jane dhe c’bukuri qe kane.
Edhe me Diellin kerkon te matesh per shkelqimin e paket qe ke? Po nuk e di se edhe kjo e shkelqyer e rreme i detyrohet po atij Dielli qe zotrote shekon me kaq perbuzje? Mos, Flluske mendjelehte, mos e mba hunden perpjete, se vetem nje rrez’e holle e tij mjafton qe te te shuaje nga faqja e dheut!”
Veprat e tjera, reflektimi i personalitetit te shquar.
Se Stavro Th. Frasheri ishte nje intelektual me diapazon, jane deshmitare veprat e lena, qe ua dijme vetem emrat tashti per tashti, te cilat sa jane te shumta aq jane edhe te larmishme per nga interesimet e autorit. Ai kahdo qe vete, pershkruan ate qe sheh dhe qe ndjen; mbledh dhe publikon krijime te gjeniut popull, keto njohuri s’I ka vetem per interesimet vetanake por ato I bashkon ne vellime, ne menyre qe ti mesojne te tjeret, si cila eshte menyra me e lehte per mesimin e gjuhes angleze; publikon vellimin me mendime te ndryshme lidhur me jeten, , shoqerin e te tjera; shkruan proza te shkurtra modern si dhe proza poetike, ku del ne shesh talenti I krijuesit te mirefillte; nje vellim ja kushton halleve tona shoqerore; provon edhe shkrimin drames me subjekt te hakmarrjes ne Malesi; perkthen proverba, idioma e fraza te larmishme nga anglishtja; provon vehten edhe si perkthyes nga gjuha greke, qe na sinjalizon per poliglotizmin e tij. Edhe pse shume nga keto vepra i kishin mbetur doreshkrim dhe s’dihet me per fatin e tyre, dhe si te tilla rrefejne sqarojne per kohen tone, per nje intelektual te gjithanshem dhe krijues te perkushtuar , i cili ishte i perfshire ne vorbullen e aktualitetit te kohes se vet, duke ndjere frymemarrjen e jetes dhe duke synyar qe populli i tij te ece me shpejt e te futet ne rrjedhen e jetes intelektuale artistike te Evropes. Ngase gjithcka tashti mbetet nen hije dhe ngase nuk dihet sgje per nje fat intelektuali qe rrezaton per kohen, vete mendja te dhuna shteterore komuniste, qe kishte gllaberuar vazhdimisht ata qe dilnin mbi te rendomten, ata qe synonin ngarendjen, qe trazonte mediokrit, te cilet ne ato raste kishin vetem nje force: asgjesimin. Edhe pse rrjedhat e reja nuk ndalonin, ata permbyllnin semundjen e vet shpirterore prej madheshtise se rreme, qe koherisht plehronin token e lashte te Atdheut.
__________________________________
VEPRAT E STAVRO TH: FRASHERIT
1 “Permes Mirdites ne dimer”, udhepershkrime e folklor, 1930
2. “Ne moment te qeta” mendime per jeten, shoqerine, 1933
3. “Folklor shqiptar” me 387 faqe libri,1936
4. “Metode e lehte per te mesuar anglishten” shqyrtim fjalesh dhe nje gramatike fillestare me 160 faqe, 1944
5. “Lule dhe gjemba” proza, 40 faqe libri, 1944
6. “Bisedimet e Alos dhe Balos” beletristike,doreshkrim
7. “Hakmarrja e Mrikes” drame, doreshkrim
8. “Udheheqes I vogel per te mbledhur folklor” shpjegim te mbledhjes se folklorit
, doreshkrim
9. “Idioma, proverba dhe fraza te zakoneshme t’Anglishtes”, perkthim, doreshkrim
10. “Dhjata e hekurt” nga P. Dhimitrakopullos, perkthim, doreshkrim.
(*) Autori I shkrimit ne ate kohe nuk kishte fare informacion mbi jeten e S.Th. Frasherit. Ne fakt ai ka lindur ne Korce, ndersa ne Kavaje ka banuar disa kohe ne vitet ‘930 kur jepte mesim ne shkollen bujqesore amerikane ne Golem.
(E.Frasheri)