E merkure, 30.04.2025, 07:06 PM (GMT+1)

Faleminderit

Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë

E diele, 24.07.2011, 07:59 PM


"Une jem shum(e) tuj u lut(e) per ju, qe dashnija e Zotit t(e) mbush(e)

zemrat e juaja dhe gjith(e) boten"

 

1. Legjenda e fundshekullit

 

Pas legjendes se Rozafes, shkodranet kane krijuar edhe nje legjende tjeter me te re per qytetin e tyre. Eshte gojedhena e portretit te Zojes se Bekuar, pajtores se Shkodres (Zoja e Shkodres apo Zoja e Keshillit te mire eshte si Zonja Lurde ne France, Zonja Fatime ne Portugali, etj). Ai portret shtegtoi vete pas shkodraneve kur emigruan pertej Adriatikut per shkak te pushtimeve osmane. Kete gojedhene i treguan shqiptaret Papa Gjon Palit II ne fillim te viteve '90 dhe ai, kur erdhi ne Shkoder, ia solli ate portret te Zojes se Bekuar qytetit. Se bashku me portretin ai u dhuroi shkodraneve edhe kishen e re te Zojes se Shkodres, qe u ndertua aty ku disa dekada me pare te tjeret e kishin shkaterruar nga themmelet, aty ne hyrje te Shkodres, poshte Kalase se Rozafes.

 

Por Papa Gjon Pali II, kur erdhi ne Shkoder, nuk desh te identifikonte shkodranet (dhe te gjithe shqiptaret) me legjendat e tyre te kahmotshme. Ai solli me vete "nje legjende" te re shqiptare qe ishte perhapur ne te gjithe boten. Papa Vojtila prezantoi Nene Terezen, "shenjtoren e gjalle", sic e quajti ai, para se ciles u perul me respekt. Mesazhi i Papes qe kuptimplote. Ai desh t'u tregonte shqiptareve nje vlere qytetarie qe u takonte atyre, nje simbol paqeje dhe miresie qe cdo popull do ta deshironte ta kishte te vetin. Por shkodranet iu gezuan vizites se Papes, sot i gezohen kishes se re dhe e harruan mesazhin me te madh qe ai u solli me shenjten e gjalle. Shqiptaret mbajten zi ne vitin 1997 kur vdiq Nane Tereza. Presidenti Meidani shkoi deri ne Kalkuta per te marre pjese ne varrimin e saj. Por mesazhi i saj u harrua kaq shpejt, sa edhe sot, ne 93-vjetorin e lindjes, nuk ujtohet asnje institucion kulti apo laik te realizoje ndonje aktivitet perkujtimor. Ne librarine "At Gjergj Fishta" te Shkodres, qe e kane hapur franceskanet, gjithcka mund te gjesh, por per Nene Terezen, jo. "Asgje nuk kena per Nane Terezen", te pergjigjet me keqardhje shitesja. As lutja per popullin e vet, qe Nene Tereza e shkroi ne gjuhen shqipe, nuk eshte diku e shkruar: "Une jam shum(e) tuj u lut(e) per ju - qi dashnija e Zotit t(e) mbush(e) zemrat e juaja dhe gjith(e) boten".

 

2. Kush ishte Nene Tereza

 

Ajo quhej Gonxhe Bojaxhiu. Ishte femija e trete e prinderve Kole Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj) nga Novo Sella e Gjakoves. Lindi ne Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe patriote shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 gusht 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet, ne gjuhen serbo-kroate. Pasionet e saj te rinise ishin tre: te behej mesuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe. Moter Tereza pa u ndare nga poezia dhe muzika u largua nga Shkupi dhe u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) per t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Ne vitin 1979, kur mori cmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nene Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa per te pare nenen e saj qe jetonte ne Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... per te pare varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90.

 

Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shume. Mjafton te themi se gjate ketyre 10 vjeteve edhe ne Shqiperi jane ngritur disa institucione ku sherbejne motrat e Urdhrit "Nene Tereza". Ato jane te pafjala. Vetem punojne. U sherbejne me nevojtareve. Prandaj jane edhe me te pavena re, se pikerisht me nevojtaret ne Shqiperi jane me te harruarit prej atyre qe kane mbire ekraneve te stacioneve televizive publike dhe private. Per politikanet e sotem shqiptare duket e mjaftueshme qe i dhane viston Nene Terezes shqiptare te vinte me ne fund ne Shqiperi, duket e mjaftueshme qe ne emer te saj themeluan nje urdher presidencial, i vune emrin nje kopshti femijesh, nje spitali universitar dhe nje sheshi me shatervan. E permenda fjalen shatervan se pikerisht ai u be shkak te zvarritej ngritja e monumentit kushtuar Nene Terezes. Sec kane dale ca njerez moderne te ne, si pune ministrash, qe kane mesuar ca marifete gjoja perendimore, qe edhe monumentin kaq te perfolur per Nene Terezen e kane lidhur me ate punen e tenderave, ca tenderave qe duhet te shembin nje shatervan per te ngritur nje monument dinjitoz etj, etj. Pastaj, i fundit fare eshte konkursi, qe me sa duket nuk do te jete aspak artistik, por thjeshte postmodernist qe ne gjuhen e biznesit shqiptar do te thote nje lloj tenderi i pazhdoganueshem, i pataksueshem, i pakontrollueshem, me nje fjale, biznes elitarist. Per keta tipa qeveritaresh dhe politikanesh, Nene Tereza do te thoshte: "Njeriu nuk eshte lakuriq vetem per arsye se nuk ka veshje. Mund te jete i zhveshur edhe atehere kur nuk ka dinjitet (nderim)".

 

3. Misionaret e Dashurise

 

Urdhri apo Rendi i ri i Misionareve te Dashurise, qe themeloi Nene Tereza ne Kalkute dhe u shtri brenda pak viteve si veprimtari konkrete ne te kater anet e globit, eshte nje reforme unikale e institucioneve sociale te kultit dhe paralajmerim i mendesive te reja per menaxhimin e shoqerise njerezore. Asnje institucion fetar apo civil nuk i ka kundershtuar Misionaret e Dashurise, sadoqe nuk mund te thuhet se veprimtaria e tyre eshte kuptuar plotesisht. Vete Nene Tereza nuk beri perpjekje per argumentime teorike, sado qe jane mbledhur ne nje vellim modest mendimet e saj te urta, te shprehura ne menyre lakonike gjate takimeve te saj te organizuara apo te rastesishme. Po keshtu jane mbledhur edhe poezite e saj qe s'jane gje tjeter vecse formulime brilante te idealeve te saj humane (ne shqip jane perkthyer me art nga poeti Visar Zhiti dhe me modesti nga nxenesja Doruntina Cobani). Por, as ato poezi nuk mund te thone ate qe ne te vertete ngerthen vepra e Misionareve te Dashurise. As me dhjetera biografi per veprimtarine e Nene Tereze, qe jane shkruar thuajse ne te gjitha gjuhet (Donika Omari ka perkthyer ne gjuhen shqipe nje monografi serioze per Nene Terezen, ndersa ne Kosove dr. Lush Gjergji ka botuar dy libra qe jane perkthyer ne disa gjuhe te huaja), nuk kane arritur te ndricojne thelbin gati mbinjerezor te veprimtarise se motrave Misionare te Dashurise. Ndoshta, sepse dashuria e madhe eshte veshtire te shprehet me fjale. Ndoshta se edhe fjalet per dashurine jane shperdoruar kaq teper, si fjalori dogmatik i politikaneve, sa e bejne te paafte gjuhen njerezore te veteshprehet njerezisht. Ndoshta, dhe kjo duhet te jete me e sakta, njerezimi ka ngritur nder shekuj disa institucione kunder vetvetes dhe tani e ka te pamundur te clirohet syresh, edhe kur prej tyre jeta behet e padurueshme. Te kjo e fundit vuri dore Nene Tereza, domethene, tek ajo pjese e shoqerise njerezore qe e shfaq hapur faktin se jeta eshte bere e padurueshme, fakt te cilin shoqeria civile moderne e kishte pranuar si fatalitet te saj. Nene Tereza iu kundervu keshtu rrjedhes fataliste te njerezimit ne emer te dashurise hyjnore per Zotin dhe njeriun. A nuk eshte kjo nje reforme e institucioneve te kultit?

 

Ajo dhe motrat e saj grumbulluan lebrozet e braktisur fatalisht nga shoqeria civile, nga institucionet e kultit, nga familja dhe nga vete ata. Ua lehtesoi dhimbjen e braktisjes lebrozeve duke u sherbyer me dashuri njerezore, sepse ishin njerez dhe shujta e tyre me e domosdoshme eshte dashuria. Mblodhi pleqte e braktisur rrugeve dhe beri te njejten gje, jetimet, foshnjet e braktisura, te plagosurit ne vijen e pare te frontit, emigrantet e rraskapitur nga zhgenjimi dhe shperfillja. C'ironi per institucionet shendetesore dhe fondet qeveritare te (mos)planifikuara per pune sociale! C'ironi per teorite sociale, predikimet e njerezve te kultit, per organizmat nderkombetare qe shpenzojne miliarda per mbrojtjen e femijeve dhe emigracionin! Nene Tereza i injori parate e tyre. Fondacioni i saj pranonte vetem dhurata bamiresie prej personave e jo prej qeverive e institucioneve. Organizimi i Misionareve te Dashurise eshte nje sfide e hapur ndaj strukturave institucionale te derisotme te shoqerise njerezore. Shume personalitete e kane pohuar ne menyre te terthorte kete gje, por ende nuk kane mundur te pranojne reformen dhe mendesite e reja qe solli vepra e Nene Terezes. Papa Pali VI e ka quajtur "lajmetare guximtare te dashurise se Krishtit", Papa Gjon Pali II: "frymezim i madh per perparim autentik njerezor dhe shoqeror...". "Te njohesh ate,- thoshte Indira Gandi,- do te thote te kuptosh pervujtesine absolute, te hetosh ne fuqine e butesise, faren e dashurise". Nene Terezen, Ronal Regan e shihte si "heroinen e kohes sone". Mundesia e re e kesaj heroine eshte shprehur shume thjeshte. Ajo mendesi qendron ne zgrip te nje ardhmerie te deshiruar prej te gjitheve dhe te nje tradicionalizmi banal qe ua ka merzitur te gjitheve. Nene Tereza lutet per nje bote te re: "Eshte detyra e cdokujt t'i nderroje strukturat, por nuk do te jemi te afte per kete derisa mos t'i nderrojme zemrat tona". Per kete arsye Peres de Kuelar e ka quajtur "gruaja me e fuqishme e botes. Ajo eshte Kombet e Bashkuara. Ajo eshte paqja ne bote..."

 

4. Sfida e dashurise se madhe

 

Sfida qe i beri Nene Tereza strukturave shoqerore nuk eshte bamiresia e saj ndaj me te varferve dhe me te abandonuarve, si duan ta paraqesin disa. Nuk eshte as devocioni i saj kristian, si duan ta ngushtojne misionin e saj disa te tjere (njeanshmeri ka pasur edhe ndonje veper e perkthyer kohet e fundit per Nene Terezen). Nene Tereza dhe motrat e Urdhrit te saj jane simbol i bamiresise deri ne vetesakrifikim, simbol i devocionit hyjnor deri ne shenjterim. Por nuk mjafton te thuhet kaq per sfiden e Misionareve te Dashurise. Nuk mjafton, sepse bota nuk mund te ndryshoje me strukturat e vjetra te bamiresise dhe te devocionit te vjeteruara sa vete shoqeria njerezore mbi toke. "Ne bote,- thoshte Nene Tereza,- ka teper meri, teper luftera. Keto dukuri s'do t'i largojme as me pushke as me bomba, as me ndonje arme tjeter qe shkaterron. Kete mund ta arrijme vetem me dashuri, me gezim, me paqe. Dashuri, gezim, paqe. E cili politikan nuk i demagogjizoi keto fjale per te marre pushtet, per te sunduar dhe per te korrur perfitime vetjake? Cili institucion, shteteror apo civil qofte, nuk i pervetesoi ata si pjese strukturore te sundimit te tij te perkohshem. Shqiptaret, te ndare ne besime, partira, klane dhe ish-klasa armiqesore, vazhdojne te jene dashurihumbur, gezimprishur dhe paqedeshiruar edhe sot e kesaj dite. Prandaj, duket, e shohin si femijen plangeprishes, shqiptaren e madhe te shekullit. Prandaj, duket, ende nuk e kane prekur madheshtine e saj. Por edhe nuk ka kush t'u prije drejt saj. Politikaneve shqiptare te te gjitha ngjyrave u rendojne percaktime te tilla te Nene Terezes kur thote: "Mua nuk me intereson aspak politika... Une nuk veproj me kurrefare qellimi politik. Kisha deshiruar qe te gjithe ta kuptojne se gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu eshte fillimi i veprimtarise per te drejtat njerezore". Krejt ndryshe mendojne dhe veprojne klanet "elitare" ne Shqiperi. Te drejtat dhe lirite universale ato po i shohin si prone e nje grupi te zgjedhurish rastesisht, te cilet abuzojne deri te ilacet, ndihmat humanitare dhe uji i pijshem. Shume prej tyre jane ngurtesuar ne veprimtari masovike dhe per kete duan shperblime nga shoqeria. Por kete kategori Nene Tereza e fshikullon ashper kur thote: "Per te dale ne shesh, per te bertitur, per te shkruar parulla jane te afte te gjithe". Jo te lehte per ta pranuar Nene Terezen duhet ta kene edhe kleriket fanatike dhe misionaret e besimeve te shumta fetare qe veprojne ne aktualisht ne Shqiperi, vecanerisht kur mendojne vetem per institucionet e tyre te kultit dhe rezidencat luksoze. Institucionet dhe rezidencat e Nene Terezes jane spitalet dhe klinikat per te varfrit, shtepite e pleqve te braktisur, jetimoret, shkollat. Ne nje fare menyre, ajo nuk ben dallime fetare dhe propagande te njeanshme kur thote: "Kurre s'kam pyetur: kush eshte hebre, indian, i zi, i bardhe, cilit komb, ciles fe i takon. Une shoh vetem te bijte (femijet) e Zotit, vellaun tim dhe motren time ne cdo njeri". Dhe, megjithese Shqiperia ka shume vellezer dhe motra te Nene Terezes, te pakte jane ato qe e kane ndier doren e saj dhe te motrave Misionare te Dashurise. Institucionet qe ngriti Nene Tereza ne Shqiperi pakkush i di ku jane: dy ne Tirane dhe nga nje ne Shkoder, Durres, Puke, Korce dhe Elbasan. Asnje gazetar nuk ka shkruar per ta, sepse aty nuk ka zedhenes shtypi, koktejle apo VIP-a te modes. Por Nene Tereza kete gje e kishte parashikuar kur thoshte: "Te varfrit dhe te semuret jane te padobishem per shoqerine dhe pothuaj askush s'ka kohe per ta...". Nga ana tjeter ajo ka thene se varferia nuk ka skaj, prandaj edhe "ne Evrope si dhe ne bote, ka shume uri per dashuri, perpos urise per buke".

 

5. Instituti "Nene Tereza"

 

Jo per nacionalizem, se Nene Tereza u perket vlerave universale te njerezimit, as per pasaporte integrimi rrjedhave te qyteterimit te sotem perendimor, shoqeria e sotme shqiptare duhet ta shpalle Nene Terezen simbol te qytetarise kombetare. Ne, shqiptaret, nuk kemi perse te rremojne andej-ketej per te pershtatur nje filozofi vepruese me te qarte dhe me te thjeshte per jeten e tone, se ate qe la trashegim Nene Tereza me vepren e saj per mbare njerezimin, s'kemi perse te rrekemi per t'u bere bashkekohore dhe te stermundohemi duke shpikur teorira per te qene dikushi ne Paktin e Stabilitetit qe na ka ofruar bota e qyteteruar. Le t'i drejtohemi seriozisht veprimtarise se Nene Terezes dhe mendesive te saj. Nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, te jemi faktor paqeje ne Ballkan dhe me gjere, paqja, simbol i se ciles u be Nene Tereza ne te gjithe globin, do te ishte me idealja per ne, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet nje fqinjesi e mire, humanizmi universal i Nene Terezes eshte gjithmone shembull bashkejetese i persosur per sot dhe ne vazhdim, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, mirekuptimi brenda vetes, toleranca, qetesia, prosperiteti, qytetaria... dashuria e Misionareve te Dashurise eshte pasuria me e pashfrytezuar qe kemi.

 

Vecse Nene Terezen te mos e privatizojne per qellime vetjake institucionet qeveritare te kultit apo te OJQ-ve, si po veprohet kudo per cdo vlere materiale dhe kulturore kombetare. Te mos e parcelizojne nder partira dhe shoqata te mbyllura, per qellime karriere. Te mos e fusin ne lojen e tenderave per nje monument apo te projekteve per botime komerciale. Dhe te mos e bejne te harruar muzeve duke e lene ne "shenjterine e saj". Ndoshta nje institut i Nene Terezes ne Tirane do t'i kishte hije Shqiperise, nje institut kombetar qe te grumbullonte dhe te botonte trashegimine e saj, te studionte pervojen e saj dhe te motrave Misionare te Dashurise kudo ne bote, te rekomandonte forma konkrete pune per zbutjen e varferise ne Shqiperi, per paqen e prosperitetin e deshiruar prej te gjitheve. Ai institut jo vetem te mbante emrin e Nene Terezes, por edhe te ngrihej sipas parimeve te saj, domethene, me kontributin e donatoreve joqeveritare e joinstitucionale,nje institut i shoqerise civile ku te sherbejne njerez me perkushtim shkencor dhe specialiste qe besojne vertet ne mendesite e reja te menaxhimit te shoqerise njerezore. Dhe, nese sot kudo ne bote ka njerez (disa prej te cileve veprojne edhe ne Shqiperi), qe besojne ne nje shoqeri civile, ky institucion nuk eshte i pamundur dhe mendesite thellesisht humane te Nene Terezes nuk do te mbeten nje utopi. Legjenda shqiptare e shekullit, te cilen e nderoi e gjithe bota e qyteteruar, nuk do te mbetej nje gojedhene e tejkaluar ne kohe, por do t'i paraprinte nje epoke te re ne Mijevjecarin e Ri. "Sot te gjithe kane uri per dashuri, sepse jemi te lindur per te dashuruar dhe per te qene te dashuruar"

 

"Gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu edhe eshte fillimi i veprimtarise per te drejtat njerezore"

 

"Paqja arrihet me vepra te dashurise"

 

"Ka edhe sot mjaft rreziqe qe e erresojne dashurine. Deshtimi (aborti) s'eshte asgje tjeter perpos frike:frike prej femijeve ende te palindur"

 

"Jeta jote eshte te jetosh, te duash, te deshmosh dashurine e Hyjit ne te tjeret"

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx