E merkure, 30.04.2025, 06:11 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Lulzim Basha përcjellës i një politike dhe etike europiane

E hene, 01.08.2011, 07:58 PM


Personalitete politike, Lulzim Basha

 

LULZIM  BASHA  PERCJELLES  I  NJE  POLTIKE DHE ETIKE  EUROPIANE

 

Nga: Ramiz DERMAKU

 

Lulzim Basha e dinte mirë se fitorja e Tiranës ia hapë rrugën në piramidën partiake. Kjo ishte sfida kryesore dhe serioze. Ky ishte rasti që Basha ta japë provimin (dhe e dha) e pjekurisë. Ai tani ka filluar ngadalë të largohet nga nënhija e Kryeministrit. Lulzim Basha po bënë përpjekje ta krijojë imazhin e vet. Fitorja e Lulit është një goditje e pariparueshme për socialistët dhe, posaqërisht për Edi Ramën,kjo do të ketë pasoja zingjirore,si humbje edhe të pozitës së kryetarit të partisë. Humbja e Tiranës për socialistët është edhe një humbje e burimit kryesor të financimit.

Askush nuk kishte dëgjuar më parë për Lulzim Bashën, deri sa një ditë pranvere të vitit 2005 , ai doli në krah të liderit të atëhershëm të opozitës, ( e tani Kryeministër I Shqipërisë) Dr. Sali Berisha. Në mes të një aradhe figurash, ngërthyer në konstelacionin KOP (Komiteti I politikave Orientuese). Ishte ky një grupim ekspertësh nga lëmi të ndryshme, të njohur e të pa njohur: në mesin e tyre ishte edhe Lulzim Basha, i cili falë aftësive dhe talentit që kishte iu afrua liderit të Partisë Demokratike, gjeniut të kombit, Dr. Salih Berisha, në parapërgatitje për t’u kthyer në pushtet, pas viteve të gjata në opozitë. Pra, KOP- gjatë asaj kohe konsiderohej si një makiazh dhe këtë për shumë analistë, tregonte aftësia dhe vendosmëria, guximi dhe maturia e Lulëzim Bashës, përcjellës I një politike dhe etike europiane, një model I ri në politikëbërje, I ardhur nga një vend me emancipim shkëlqimtar siq është Holanda, ku Lulzimi kishte studiuar disa vite. Dhe ky me seriozitetin më të madhë kreu fakultetin.  Nga KOP- i  i dikurshëm, sot ka mbetur vetëm Lulzim Basha, I cili ka mbetur besnikë politikës së Dr. Salih Berishës. Ndoshta ne të ardhmen do të jetë edhe I vetmi kondidat për ta zëvendësuar më pas, Dr. Salih Berishën.

Lulëzim Basha nuk I ngjan në asnjë pikë rivalit të tij, me të cilin do të garojnë ne të ardhmën. Këta pra, DR. Salih Berisha dhe Lulëzim Basha, nuk ngjajnë në asnjë pikë në mes vehte, as në të kalurën, as në tipologjinë, as në fjalor, as në shprehi, vizionesh. Ajo që e bënë Lulzim Bashën më simpatikë më të afërt dhe më të dashurë, deri diku është aparenca e tij që përqon një sharm emancipues, edukues, tolerues në raport me vrazhdësinë e tij në politikën shqiptare. Derisa kundërshtarët e tij, kërkojnë :se çka disponon ai në thelbin e vetë ky individ ? Për shumë prej tyre, Basha është nxjerrë prej hundësh nga Berisha dhe kjo e ka lënë pa identitet. Ndërsa përkatësit e tij, ai është një politikan I madhë me balance gjatë drejtimit të disa dikastereve të rëndësishme, duke ia dedikuar edhe liberalizimit të vizave, si minister I jashtëm e më pas I mbrendshëm, ose  ndërtimin e rrugës së kombit,si ministër i transporteve. Lulzim Basha edhe në jetën private, ndryshe nga socialisti Rama, nuk ka asnjë dritë hije. Ai reflekton prindin, bashkëshortin,familjarin model. Mirëpo siq po shihet deri më tani Lulzim Basha rrezaton staturën e politikanit ne të ardhmen, ku do të ketë probleme të vogla të cilat ai do ti kaloj me suksesë. Prandaj të gjitha këto dhe shumë tipare, veti, sjellje,të Lulzim Bashës ndikuan që ky të fitojë me vota postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ajo çka bie në sy është se Lulzim Basha dëshiron të bëjë një distancim nga Berisha,s’paku në fjalorin politik. Po flitet se ai ka bërë shtabin e tij jashtë partisë.Madje madje tani po flitet se Dr. Sali Berisha, më nuk është ombrella e tij. Ne fundë e përshëndesim ngrohtësisht dhe vllazërisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha, dhe i dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe suksese në punë. Mirëpo mos të harrojmë e ta falenderojmë edhe liderin e PD-ke Kryeministrin e Shqipërisë, Dr.Salih Berisha, i cili nuk kurseu asgjë për inkuadrimin e gjeneratave të reja si në partin e tij ponjashtu edhe në Qeverinë e Shqipërisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx