E hene, 29.04.2024, 04:34 PM (GMT+1)

Faleminderit

Reshat Badallaj: Si u vranë Idriz Krasniqi dhe Adem Berisha?

E enjte, 11.08.2011, 10:00 PM


PERVJETOR

 

SI U VRANË IDRIZ (RAMADAN) KRASNIQI DHE ADEM (SELAM) BERISHA?

 

Idrizi u vra me 7 gusht, nderkaq Ademi u vra me 16 gusht 1998

 

Nga: RESHAT BADALLAJ

 

Bjeshket e Zhurit dhe te Opojes ushtonin nga pushket e hekurta dhe mamzerret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Koretniku dhe Pashtriku plake ishin deshmitare se si luftonin bijte e Lumës dhe te Verrinit dhe dridheshin nga ushtima e armeve dhe topave, qe shkau vetem keshtu merre udhen prape ne Shumadi, e assesi me politike poshtruese e nenqmuese qe nuk e njeh kombi shqiptare. Ndonese behej lufte e pabarabarte me ushtrine me gjakatare ne tere Ballkanin. Lisat e gjate binin sikur i godet rrufeja. Aty rane te mos vdekur kurre Nexhat Fanaj dhe Behamir Memaj,nderkaq, nga forcat serbijane rane Bojan Deliq,oficer shume i larte dhe gorani  Rrustem Agushi,inspektor i larte i MUP-it.

Te pezmatuar tej mase,gjakataret serbe me polici e ushtri i´u turren si bisha te egersuara, fshatrave te Verrinit e Opojes, dere me dere. RRuges gjarperore Zhur-Opoje gjakataret serbiane me dylbi vrejne Idriz (Ramadan)Krasniqin nga fshati Billushe. Thone se Idrizi vetem 13 vjeqar me dy xhaxhallaret e tij benin roje, Mirepo, snajperistet vene ne nishan nga nje largesi e vrasin Idrizin,nderkaq dy xhaxhallaret e Idrizit mbesin te plagosur. Renja heroike e ketij djaloshi sypatrembur nuk do te harrohet kurre,qe gjakun e njome, te kolluar ia ktheu Kosoves qe ia kishte borxh. Idrizi u varrose ne vendin e lindjes ne Billushe me nderimet me te larta...

I qofte i lehte dheu i Kosoves!

ADEM BERISHA, nga fshati Buce i Opojes ishte dhendri i Zhurit. Shtepine e tij e kishte bere cerdhe e USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES,e rajonit te Verrinit, per bartjen e armeve kunder bandes kriminale cetniko-serbiane. Befasisht,fshati Buçe rrethohet nga ushtare e xhandare serbe. RRethimi ishte i hekurte dhe te ishe zog mali nuk do te mund te fluturonte. Ata,gjakpirsit kerkonin ta kapnin Ademi te gjalle, sepse e kishin nuhatur mire ferkemin e armeve. S´do mend se ky gjah ishte ndihmuar nga zagaret serbiene ndonese fshati ishte dhe eshte etnikisht i paster.

E kapen te gjalle Adem trimin.

Nuk pati kohe te kape mamzerren dhe te derdh plumba ne kokat e cetnikeve serbiane per te cilen ishte betuar. E dergojne ne kasaphanen e Prizrenit. Ne lokalet e sigurimit shtetror u perdoren torturat me c´njerzore qe nuk i njeh bota e civilizuar, per t´i treguar shoket, sepse Serbia i kishte oret e numruara dhe kurre per jete te jeteve nuk do te shkel me qizzme e ushtrise barbare dhe kepuce e xhandarmaris se shkaut dhe se me nuk do te degjohej fjale "Zdravo-Tungjatjeta". Ademi nuk e hapi gojen, per t´i treguar shoket. Deshironte te vdiste si i ka hije atdhetareve e jo te merre ndonje epitet me damke.

Kasapet e kesaj kasphane, ne shenje hakmarrje kunder Ademit, PERDOREN ELEKTROSHOKUN gje qe i shkaktuan celebrimin e trurit dhe si pasoje torturave te renda ADEM BERISHA, vdes me 16 gusht te vitit 1998 dhe varroset ne fshatin e lindjes ne Buce te Opojes, me nderimet me te larta,tamam si u ka hije trimave. Ademi ishte 37 vjeqar dhe pas vetes ka lene ne jete bashkeshorten Sheribonen, vajzat; Leonoren,Liridonen,Fatbardhen,Fellenzen dhe djalin Ednikun.

I qofte i lehte ketij martiri te lirise!

Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMËS" me seli ne Hanover,gjithmone i ka perkujtuar me pietet ka ndihmuar disa here me mjete materiale me moton:"T´I GEZOJME SOFRAT E JETIMEVE TE DESHMOREVE NE TREVEN E VERRINIT" DHE KA VURE KURORA LULESH..

Dhe krejt ne fund, LUMË AI QE VDES PER ATDHE!



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora