E hene, 29.04.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Faleminderit

Sejdi Peka: Hysen Biberaj - njeri i nderuar i mërgatës shqiptare të Amerikës dhe i Malësisë së Gjakovës

E diele, 14.08.2011, 12:59 PM


Hysen Biberaj në bjeshkët e Tropojës
Hysen Biberaj në bjeshkët e Tropojës

 

REQUEM PËR HYSEN BIBERAJ  MË RASTIN E VDEKJES

 

Hysen Biberaj - njeri i nderuar i mërgatës shqiptare të Amerikës dhe i Malësisë së Gjakovës

 

Nga Sejdi Peka, Tiranë

 

Jeta është ndërtuar e tillë që edhe burrat e mbëdhenj vdesin. Por nuk vdes lavdia e tyre. Me 9.gusht 2011, pushoi së rrahuri në Uashigton D.C.zemra e Hysen Biberajt.   Është një humbje e madhe për diasporën shqiptare në Amerikë por është ndjerë dhimbja edhe këtu në Shqipëri, në Kosovë, vecanrisht në Malësinë e Gjakovës që gjithnjë ka lindur burra që i kanë bërë nderë këtij vëndi të vuajtur shumë dhe kanë shkruar faqe të lavdishme të historisë tonë kombëtare. Natyrshëm dhimbjen e madhe ka familja e tijë, djemt, vajzat, nipat që Hyseni i rriti rrugëve të gurbetit me shumë mund dhe sakrifica i përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. U dha shkollë dhe i edukoi që asnjëherë të mos e harrojnë Shqipërinë, vendin për të cilin Hyseni kishte sakrifikuar aq shumë. Edhe ata, këtë mund të Hysenit ia shpërblyen me vyrtytet e larta të njerzve që rrjedhin nga familje fisnike dhe janë dalluar në një vënd të madh si Amerika, në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe politikës. Hyseni ishte një patriot i madh, një burrë i zgjuar dhe i guximshëm që shumë rrallë i lindin Malësisë së Gjakovës.

Kam qenë pothuajse fëmijë kur nga xhaxhai i im që ishte një antikomunist i lindur, kam dëgjuar emrin e Hysen Biberaj. “Kam dëgjuar se në festën lokale dy trimat e Malsisë së Gjakovës i kanë parë tek Ura e Shoshanit dhe sigurimi nuk ka mundë me ua nisë pushkën”më tregonte xhaxhai i im, duke evokuar për guximin dhe trmërinë e dy djemve të Kadri Sokolit. Emrat e tyre ishin kthyer në shpresën e njerëzve se regjimi barbar komunist do të përmbysej. Ata shumë shpejt u kthyen në lëgjendën e rezistencës antikomuniste. Hysen Biberajn e kam njohur për herë të parë në Tropojë në vitin 1995. Në atë kohë unë isha i ngarkuar me detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë në Bajram Curri dhe e kam pritur dhe nderuar me shumë respekt. Në Tropojë Hyseni kishte shumë miq. Në “Hotel Turizmi” priste dhe përcillte njerëz që vinin ta takonin për gjatë të gjithë ditëve të verës që kalonte çdo vit në Tropojë. Ai lumturohej me pamjën e bjeshkve të Tropojës dhe i gëzohej demokracisë në këtë vënd të vuajtur nga regjimi komunist. Kishte shumë dëshirë të vizitonte “Grykën e Valbonës”. Sa herë e shoqëroja me dëshirë. Një ditë u ndalëm në një vënd piktoreks dhe Hyseni po shikonte në një faqe mali dhe ishte mjaft i cuditur se si ka qenë e mundur të shkruanin emrin e diktatorit në një shkëmb që vetëm zogjt e malit mund të ngjiteshin. Dhe filluam të gjuanim në shenj gërmën e mesit të emrit, shkronjën V. Gjithnjë shumë modest dhe fjalë pakët na tha: “Mos qeshni me mue se ka shumë vite që nuk e kam prekë pushkën me dorë”. Filloi të gjuante ashtu si i thonë “këmbë e në dorë”dhe u habita se nuk kisha parë asnjëherë një shenjtar të tillë ku të gjith plumbat binin pothuajse në një vënd. Shumë shpejt shkronja e mesit të emrit të dikatatorit u shua sikur mos të kishte qenë kurrë dhe u kthye në një njollë të murrme. Hyseni ka lindur në vitin 1925, në një familje të dëgjuar me tradita të spikatura atdhetare dhe patriotike në Shoshaj të Tropojës. Babaj i tijë Kadri Sokoli ka qenë një burrë fisnik dhe gjithnjë një pushkë e mbushur për Shqipërinë kundër agresorëve sllav sa herë nderi i Atdheut e ka thirrur në fushën e betejës. Lindi dy djem, Nimanin dhe Hysenin që u rritën në brigjet e Valbonës, të edukuar gjithnjë me dashuri të madhe për Atdheun e tyre. Në luftën e Dytë Botërore, të gatshëm për të derdhur edhe gjakun për Kosovën dhe bashkimin kombëtar, dy djemt e rinj u rrjeshtuan në fillim në Brigatat Partizane që kishin hyrë në Kosovë, por shumë shpejt kuptuan trathëtinë e Enver Hoxhës dhe bashkëpunimin me sllavo komunistët për ta shitur Kosovën në emër të “internacionalizmit proletar”. Ata kishin parë me sytë e tyre masakrat kundër popullit të Kosovës që i gjallë nuk po i nënshtrohej pushtimit serb. Në shenj revolte dezertuan nga formacionet ushtarake duke u kthyer në Tropojë, por komunistët që kishin marrë pushtetin i kishin halë në sy patriotët. Ata burgosën Nimanin për disa vite në burgun skëterrë të Burrelit, ku u dallua në mes të shokëve të vujtjeve dhe të idealit për guximin, burrërinë dhe fisnikërinë e një njeriu sypatrembur. U jepte zemër bashkvuajtësve të tij se liria do të vinte një ditë edhe për Shqipërinë dhe sakrifica në emër të lirisë ishte detyrë për shqiptarët e ndershëm. Ndërkohë Hyseni po bashkëpunonte me çetat nacionaliste që vepronin në Shqipëri dhe në Kosovë duke kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist. Ishte miku më i ngushtë i Tahir Hoxhës, Muharrem Bajraktarit, Iljaz Pekës etj. Sapo Nimani u lirua nga burgu i Burrelit në vitin 1952, menjëherë familja Biberaj u detyrua të arratisej në Jugosllavi për t’i shpëtuar terrorit komunist. U vendosën në Plavë të Malit të Zi. U dalluan në atë krahinë me popullsi shqiptare si njerëz puntorë dhe shumë shpejt u bënë pronarë tokash dhe me një pasuri të konsiderueshme. Por regjimi komunist sllav po bashkëpunonte me ish sigurimin komunist të Enver Hoxhës dhe i vendosi në grykën e pushkës dy trimat e Malësisë së Gjakovës. UDB-ja jugosllave në përpjekje për t’i përdorur “si mish për top” për t’i dërguar në grykën e pushkës të ish sigurimit të Enver Hoxhës, ushtroi presion të jashtzakonshëm kundër tyre. Edhe njëherë tjetër, në vitin 1962, trimat e Malësisë së Gjakovës u detyruan të emigronin. Këtë rradhë Amerika shembulli i demokracisë në të gjithë botën u hapi dyert për mundësi të pakufizuara të një jete të qetë dhe të begatshme. Hyseni nuk e harroi kurrë Shqipërinë. Ka kontribuar me devocion të jashtëzakonshëm në organizatat patriotike të shqiptarëve të Amerikës. Ka ngritur zërin e tij të fuqishëm në përkrahje të përpjekjeve të parreshtura për përmbysjën e regjimit komunist në Shqipëri. Gëzonte respektin e të gjithë emogracionit politik shqiptar në Amerikë dhe në Europën Përëndimore. Ishte miku më i ngushtë i Dr. Prof.Rexhep Krasniqit, që ka qenë nga viti 1956-1992 kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me atributet e një qeverie provizore në mërgim, me përkrahjën morale dhe financiare të qeverisë Amerikane.

Edhe unë personalisht kam humbur mikun tim më të mirë. Kujtoi me nostalgji  vitin 1995, kur isha me shërbim në Tropojë, kur më erdhi një zarf me postën e zakonshme me adresën e Hysenit. E hapa me kureshtje dhe lexova një letër me një shkrim të qartë të një kaligrafie të admirueshme. “Jeni i ftuar të vini në Amerikë si mik i imi dhe i Dr. Krasniqit. Ju presim sa më parë në respekt të Iljaz Pekës, babait tuaj të ndjerë dhe mikut tonë të paharruar”. Në letër ishte edhe bileta e avionit për në NjuYork. Për sa ditë që qëndrova në Amerikë si mik i këtij patrioti të madh, nuk do të harroj kurrë edhe shoqërinë e Dr. Krasniqit, imamit të Nju Jorkut, Isa Hoxha, Idriz Lamajt, gazetar dhe spiker i “Zërit të Amerikës”, Musli Mulosmanit, Abedin Mulosmanit, Miftar Dautit, Ahmet Rexhepit, Ahmet Zherkës, Rexhep Imerit, Xhemë Pervizit, e shumë patriotëve të tjerë të emogracinit politik shqiptar në Amerikë. Me këtë rast u dërgoi nëpërmjet këtij shkrimi ngushllimet e mia të gjith familjes së Hysen Biberaj, me krenari në breza ta kujtojnë. Ngushllime për të gjith miqtë e shumtë të Hysen Biberaj në Amerikë dhe në Europën Përendimore. Duket se këto ditë po e qajnë edhe bjeshkët e Tropojës burrin sypatrembur, patriotin e spikatur të luftës për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.  Vdekja e këtij burri, ndonëse në mosë të shtyer, është një humbje e madhe për të gjithë ne që e njohëm, por edhe për mbarë Malësinë e Gjakovës, të cilës i mungoi dhe do t’i mungojë.

I lehtë i qoftë dheu dhe i përjetshëm kujtimi për të.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora