E diele, 28.04.2024, 02:28 PM (GMT+1)

Faleminderit

Hilmi Saraçi: Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça

E marte, 30.08.2011, 09:05 PM


Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Ukshin Kovaqiça

    

Ukshin Kovaqiça u lind në Bajgorë, nga një familje e njohur me traditë atdhetare . Nga kjo familje rrjedh edhe Mehë Uka , komandant i  UÇK-së , i vrarë gjatë luftës çlirimtare në vitin 1998-1999. Ukshini me familje nga fshati Bajgorë ishte shpërngulur në Kovaqiçë.  Në këtë fshat dikur kanë jetuar disa familje serbe të ardhura nga Mali i Zi   të cilat  më vonë  ishin  shpërngulur në fshatin Bivolak dhe  Gllavotin, komuna e Vushtrrisë. Këtu   (në Kovaqicë) Ukshini jetoi, kaloi rininë e hershme dhe zhvilloi veprimtarinë e tij patriotike, në kullën e tij të ndërtuar prej guri, e njohur për  mikpritje dhe rezistençë kombëtare. Në këtë  kullë pati shumë takime me krerë të njohur të rezistençës kombëtare.Me ardhjen e pushtetit gjerman ishte emëruar  komandant i gjandarmërisë gjermane  në staçionin  e gjandarmërisë në fshatin Karaçë (Vushtrri), më vonë edhe në fshatin Gojbulë dhe  Sllatinë . Gjatë kësaj periudhe si komandant i gjandarmërisë gjermane , ishte mjaft i njohur në mesin e popullatës për kujdesin dhe mbrojtjen e shqiptarëve, të çilët në këtë kohë jetonin në kushte të vështira të pas luftës . Gjatë luftës partizane komuniste , në fillim ishte bashkuar në këto aradha , për të luftuar forçat reakçionare- serbo çetnike, mirëpo shpejt e kishte kuptuar qëndrimin e padrejtë dhe antishqiptar të pushtetit komunist çetnik ,prandaj merr armën dhe del në mal, bashkohet me luftëtarët e rezistençës kombëtare, në krye me  komandantin Ahmet Selaci, i çili si komandant  i “Divizionit të Ibrit” ishte i njohur në këtë periudhë kohore  në aksionët e rrufeshme kundër armikut . Shquhet aksioni i Ahmet Selaçit në   vëndin e quajtur “Reka e Kovaçicës”  ku në këtë aksion ishin vrarë shumë partizanë serbë dhe bullgarë nga aradha partizane komuniste . Ai si komandant udhëhoqi dhe  luftoi deri në momentet e fundit të jetës kundër forcave komuniste çetnike bashkë me Ukshin Kovaqiçën ,Smail Sfarçën e të tjerë luftëtarë të rezistencës kombëtare…

Në mars të vitit 1947 Ukshin Kovaqica  me Ahmet Selacin , Smail Sfarçën e luftëtarë të tjerë  qarkullonin në hapsirën e fshatit Vllahi  dhe Cerajë të  Mitrovicës . Një ditë ishte zbuluar vëndqëndrimi i tyre   nga forcat partizane komuniste  dhe ishin rrethuar . Mirëpo nga bunkeri që e kishin ndërtuar kishin bërë rëzistencë të madhe dhe kurqysh armiku nuk kishte arritur që ta mposht dhe ta pushtojë këtë fortifikatë me luftëtarët e rezistencës kombëtare. Armiku ishte përpjekur me metoda të ndryshme të ndikojë në dorëzimin e tyre , por nuk kishte arritur që të lëkund qëndrimin e paluhatshëm të luftëtarëve të rezistencës kombëtare , prandaj kishte vazhduar lufta . Në këto përleshje të ashpëra  vritën shumë partizanë serbë komunist, por në fund vritën edhe luftëtarët e rezistencës kombëtare: Ukshin Kovaqiça , Ahmet Selaçi, Smail Sfarça , Hashim Kovaqiça ( i biri i Ukshinit) e të tjerë  sepse të gjallë nuk kanë pranuar të dorëzohen…

Shaban Musa  nga Bajgora me vëndbanim në Vushtri tani pensionist, dikur punëtor në Drejtorinë për Pylltari në Vushtrri  gjithashtu tregon se si babai i tij, Hajrizi i kishte shpieguar vëndvarrimin e tyre  në oborrin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Pylltari në Vushtrri dhe kur trupin e pajetë të Ukshin Kovaçiçës  e kishin bartur nëpër Vushtrri dhe më në fund para  shtepisë së kulturës “Partizan” e kishin lëshuar për toke për ta shikuar populli se me të vertëtë është vrarë Ukshin Kovaqica . Disa serbë të  pranishëm e kishin fye Ukshinin e vrarë dhe kishin manifestuar , për t’i këthyer tjetri që ishte afër: “Kur ka qenë gjallë nuk keni pasur guxim as t’i afrohen e tashti leht e keni…”

 Ndersa Halit Kërrtoku deshmitar i gjallë i kësaj periudhe  ( i ndjekur dhe ish i burgosur nga forçat komuniste) i lindur me 1921, me vendbanim në Vushtrri  dhe  Idriz Mengjiqi i lindur në Lupç të Epërmë,  komuna e Prishtinës, me vëndbanim në  Vushtrri të cilët kishin parë dhe përjetuar  ngjarje të rënda dhe të vështira gjatë kësaj periudhe të luftës kundër forçave partizane komuniste serbe,  shpiegojnë gjithashtu se si e kishin sjellur Ukshin Kovaqiçën, trupin e pajetë të tij në Vushtrri para Shtëpisë së Kulturës “Partizan”, për të treguar momentin kur një malazez ,dhëndërr i Bogdan Osmokroviqit nga Vushtrria e kishte qelluar me shkëlëm trupin e pajetë të Ukshinit, për ta cortuar Ratko Staltukoviqi se tashti për se vdekuri e ka leht, sepse kur ishte i gjallë s’ka guxuar të ndihet dhe të afrohet”…

 

Smail Sfarça

 

Smail Sfarça u lind në vitin 1911 në fshatin Nedakofc. Shkollën fillore e kreu në Maxhunaj (Vushtrri) në gjuhën serbe në vitin  shkollor 1922-1923. Familja Sfarça ishte e shpërngulur më dhunë nga Sfarça (Toplicë)  në fshatin Nedakovc të Vushtrrisë në vitin 1878, ku gjatë punës disa vjeçare kishin krijuar një pasuri të mirë dhe solide . . Në vitin 1925 familja Sfarça  për shkak të dhunës dhë zullumit që bëhej ndaj shqiptarëve nga pushteti naçionalist dhe kriminel serb, si shumë  fsmilje të tjera shqiptare detyrohet të shpërngulet  në Turqi . Kushtet për të jetuar në Turqi ishin të vështira , prandaj pas një periudhe kohore  detyrohet të këthehet  në Kosovë përseri. duke  hasur dhe përjetuar vështirësira të mëdha deri sa ishte këthyer  në vëndlindjen e tij ,  në Nadakovc. Gjatë kësaj kohe kishte arritur që të mëkambet dhe të krijojë një pasuri për të vazhduar jetën si bashkëvendasit e tij dhe të fillojë të merret me veprimtari atdhetare …

 

Pas Luftës së Dytë Botërore , në kohën e pushtetit (okupimit) gjerman, Smail Sfarça kishte zhvilluar disa aktivitete ideo-politike, kulturore dhe arsimore . Më parë kishte kryer një kurs për aftësimin administrativ, ku pastaj në vitin 1942 emrohet  kryetar i komunës në Maxhunaj. Gjatë mandatit të tij si kryetar hapi disa shkolla në gjuhën shqipe dhe në këtë drejtim kontributi i tij  ishte i dalluar . Pas  ardhjes në pushtet të forcave komuniste , mëgjithse  i kishin afrua që të udhëheq komunën në Maxhunaj, ai për shkak të disa kushteve që i kishin parashtruar nuk kishte pranuar  sepse  ” nuk dua  të bëhëm vegël e pushtetit serbo komunist”- kishte thënë . Prandaj një ditë kishte marr armën dhe ishte bashkuar në radhët e ballit kombëtar në krye me Shaban Polluzhën . Gjatë kësaj periudhe kishte qenë i dalluar në luftën që zhvillohej kundër forcave sebo komuniste . Smail Sfarça bashk me Ukshin Kovaqiçën qëndroi deri në momentet e fundit dhe nuk u luhat kurrë nga ideali i tij patriotik , kombëtar, duke luftuar trimërisht kundër forçave serbo komuniste deri në momentet e fundit të jetës ,

 Në vitin 1947 në Vllahi të Mitroviçës kishin ndërtuar një fortifikatë (bunker) me bashkëluftëtarët e tij Ukshin Kovaqiçën , Ahmet Selacin e të tjerë. Forcat partizane komuniste e kishin hetuar vëndqendrimin e tyre dhe të bashkëlufyëtarëve tjerë , prandaj me forca të mdha i kishin rrethuar  luftëtarët e rezistencës kombëtare: Ukshin Kovaqiça (me të birin , Hashimin), Ahmet Selacin dhe  Smail Sfarçën. Ata  nuk kishin pranuar që të dorëzohen të gjallë , prandaj kishin bërë rezistencë heroike  duke vrarë në këto momente me dhjetra serbë komonist (çetnik) deri në momentet e fundit kur kishin rënë në altarin e lirisë. Vrasja e këtyre trimave , heronjëve kombëtar kishte marr dhenë anëmmbanë Kosovës. Pushteti komunist çetnik në këtë rast kishin manifestuar vrasjen e tyre dhe trupat e pajetë të tyre i kishin bartur, më parë, nëpër qytetin e Mitroviçës , ndërsa Ukshin Kovaqiçën, të birin e tij , Hashimin dhe Smail Sfarçën i kishin bartur në Vushtrri në  hyrje të shtëpisë “Partizan” për të treguar se është vrarë Ukshin Kovaqiça më shokët e tij  luftëtarë.. Ukshin Kovaqica me të birin Hashimin dhe Smail Sfarçën ishin varrosur në msheftësinë më të madhe në oborrin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Pylltari në Vushtrri së bashku me 14 të tjerë luftëtarë të ballit kombëtar të vrarë  në Lupç të Epermë dhe në Zogaj të komunës së Vushtrrisë  Pas 58 vitëve, me datën 18 qershor 2005 zbulohet varri masiv i tyre në bazë të dësshmitarëve për tu rivarrosur me nderime të larta në varrezat e dëshmorëve në Bletaj (Vushtrri)…



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora