E hene, 29.04.2024, 02:03 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ali Merxhani: Kadir Shabani - aktivist, pedagog e atdhetar i dalluar

E enjte, 18.08.2011, 08:04 PM


KADIR SHABANI

AKTIVIST, PEDAGOG E ATDHETAR I DALLUAR

 

Nga Ali Merxhani

 

Me rastin e përvjetorit të themelimit të Bashkësisë Kulturore Shqiptare (BKSH), në vitin 1990, në Shipkovicë, është e udhës që të prezentoj, atdhetarin e patriotin e shquar, ideatorin e themelimit të sajë, por edhe veprimtarin më të devotshëm të shumë aktiviteteve kulturore e arsimore,  në radhë të parë për Shipkovicën e pastaj  edhe për Tetovën dhe për mbarë trojet shqiptare.

Është ky, Kadir Shabani i cili që në bangat e shkollës së mesme iu qas aktiviteteve e veprimtarive atdhetare e patriotike.

Si nxënës i shkollës së mesme së bashku me disa shokë muarën iniciativën e hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe në Shkollën e Mesme Tekstile (gjërëshisht lexoni artkuj nga libri i Beqir Berishës). Në vitin 1968 bënte pjesë në organizatorët e demostratave.

Në Shipkovicë, formoi Grupin Folklorik në kuadër të Organizatës së rinisë, i cili, falë tij, shumë shpejtë u përgatit me programe kulturo-artistike dhe morri pjese në gara të ndryshme, si: në garat komunale , ku u klasifikuan për të marrë pjesë në garat regjionale në Dibër  e pastaj edhe në Fëstivalin Ditët e Ilindenit në Manastir, në vitin 1976, si i vetmi grup shqiptar, në një konkurencë të fortë me shumë Shoqëri kulturo-artistike.

Në vitin 1978 bëri çmos dhe themeloi Shoqërinë Kulturo-artistike “Rexhep Voka” në Shiokovicë e cila arriti rezultate të mëdha në lëmi të ndryshme. Në shumë fshatra e qytete u mbajtën  koncerte dhe shfaqje e dramave, për të cilat është shkruar në shtypin e atëhershëm dhe janë dhënë emisione televizive në mediat e atëhershme, bile edhe në Televizionin Shqiptar.

 

Në vitin 1980, SHKA “Rexhep Voka”  u klasifikua gjer në festivalin “Ditët e Ilindenit” si ansambël i kompletuar dhe shumë i suksesshëm. Këtyre aktiviteteve uparapriu më se njëzet vjet.

 

Me fillimin e lëvizjeve të ndryshimeve shoqërorë ne Evropë, në vitin 1990, udhëhoqi Themelimin e BKSH-së, tubimi themelor i të cilës u mbajt me 17.08.1990, në Shipkovicë. Ishte ky një tubim madhështor, ku merrnin pjesë më së 30 mijë adhuruës nga vise të ndryshme të viseve shqiptare, pos nga Maqedonia, edhe nga Kosova e Shqipëria.

 

Meqë punontë në arsim, në vitin 1992 e gjer në vitin 1996, kreu studimet pasuniversitare dhe doktoraturën në Tiranë dhe u bë doktor shkence, i pari nga Shipkovica.

Në shkencat natyrore, lëminë e kimisë, aso kohe Tetova me rrethinë,  kishte vetëm një doktor shkence. Specializoi fushën e Mësimdhënies së kimisë dhe Kimisë së përgjithshme e inorganikenë .

Në vitin 1994, gjatë pushimeve verore, bashkë me disa aktivistë të BKSH, si: Fadil Sulejmanin, Abdulla memetin, Ejup Mahmutin dhe intelektual tjerë: Murtezan Ismailin, Ali Vishkon, Rahmi Tudën, muarën iniciativën për themelimin e Universitetit të Tetovës. Pas një angzhimi të jashtëzakonshëm me Abdulla Memetin, i thirën të gjithë intelektualët shqiptarë nga Maqedonia që kishin grada shkencore: magjstra e doctor, dhe kuvendet komunale të qyteteve me shumicë shqiptare në Maqedoni, dhe në Kuvendin e Komunës së Tetovës u bë themelimi i UNIVERSITETIT TË TETOVËS.

Pas kësaj periudhe Aktiviteti i BKSH u zbeh nën ndikimin e pushtetit të atëhershëm dhe Kadir Shabani iu rrek punës së doktorimit dhe kështu me 24 shtator 1996 , në Tiranë mbron disertacionin e doktoraturës para komisionit: Prof. Mihal Prifti, Prof. Eduard Andoni, Prof. Viron Kola, Dr. Marieta Hamza, Prof. Pëllumb Gaçe dhe nën udhëheqjen shkencore (mentor) Prof. Loreta Pashko, merr gradën shkencore doktor i kimisë.

 

Që me heshtjen e aktiviteteve të BKSH-së vendosi të rrin larg politikës, pasi ate e shihte si pengesë të këtyre aktiviteteve. Dhe, kjo, politika iu hakmuar shumë rëndë, jo z.Kadir Shabani aq shumë, por shumë më tepër, arsimit sypror gjegjësisht procesit mësimor në Universitetin e Tetovës, i cili nën ndikimin e politikave nuk e pranoi këtë specialisht të vetëm të mësimdhënies së kimisë, jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë.

Vazhdoi me punën shkencore, edhe pse në kushte tepër të rënda. Nxori në dritë shumë artikuj shkencorë dhe punime shkencore. Përgatiti edhe mjaft tekste, ndër të cilët edhe:

- “Metodika e mësimdhënies së kimisë”, tekst universitar,

- ”Njohja e mallit” për shkollat ekonomike,

- “Kimia” për shkollat ekonomike,

- “Kimia” për shkollat e mesme profesionale për vitin e parë drejtimi kimi - teknologji, miratuar nga Ministria e arsimit dhe shkencës,

- “Përmbledhje ushtrimesh dhe detyrash nga kimia”, etj.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora