Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Katër ‘’B’’…, katër ‘’H’’…!
E marte, 30.08.2011, 08:58 PM
KATER “B”…,KATER “H”… !
Nga Zeqir Lushaj
…!
Në letrat shqipe,-a’e di,or Ti?
Katër shkrimtarët e parë,
Janë :- priftërinjë dhe Gegë,
Të katërt,fillojnë me “B”… !
Të katër,prijësitë e mëdhenj,
Gurë themeli,të këtij vatani,
Atdhetarë,shërbëtor të Kishës:
-Buzuku,Bardhi,Budi,Bogdani .
…!
Në Gegni,(fatkeqësi historike),
Penda,molizet,pa trimërinë (!!),
Katër “H” ,(bashkëkohës,me ne),
Trazuan jo pak, krejt Malësinë.
Katër,nga ma trimat e Tropojës,
Në korrnizën e shekullit të 20-të,
Jo veç,shkronja fillestare :-“H”,
Por,i njëjti emër,ju ra për pjesë!
(Hiqini syzet politike,në gjykim),
Kemi,katër Halila,në katër fise,
Gishti tregues,në hekur të ftoftë,
Nuk njeh Halil,(veç),prej Berishe !.
…!
Halil Hoxha…, i Bytyçit,
Halil Beli …, i Geg-hysenit,
Halil Arifi …, i Shipshanit,
Halil Haklaj…,rrëzë Shkëlzenit !
Nëse Ti, ri-shkruesi i historisë,
Për këtë,ke ndonjë mëdyshe,
Ulu,me qetësi,…po të lutëm,
Dhe,gjëje këtë punë,ndryshe.
Katër Halilat,në rend,si më sipër,
Të njëjtin fat,patën dhe garuan,
Banë,ç’ka deshën,sa ishin gjallë,
Ama veç,të katër,u pushkatuan !
…!
Mbi 10.000 shqiptarë të vrarë me vet-gjygjësi, në këto 20 vjet të tranzicionit demokratik !!
Gjykoje vet,lexuesi i pavarur,
Ti ,kundërshtari,apo miku im:
-Do zgjedhësh,pendën=kulturën,
Apo,ta thesh qafën,se je trim !?
Ju siguroj ,(me dorë në zemër),
Pyetja,është shumë e sinqertë,
Sa burra janë plakur,para Meje,
E,nuk mujtin (cok) ,me e gjetë !
…!
A’ma,në kohën e shkrimtarëve “B”,
Gjithë ,të parët tanë,ishin katolikë,
Sot,në trevën Dardane,(me famë!),
Minaret e xhamive,naltohen-açik !
…!