E marte, 19.03.2024, 08:23 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Trima interneti

E shtune, 18.02.2012, 04:03 PM


TRIMA INTERNETI

 

Nga Zeqir Lushaj


-Kjo vjershë është botuar para 7-8 muajsh në revistën ZSH.

Sot, po e ribotoj, miqësisht, si mbyllje e mirëkuptuar e debateve

të tejzgjatura në mes zotrinjëve të nderuar, anëtarë të Redaksisë,

Bubullima e Bukureshtit”, dhe Breshëri i Norvegjisë”.

Besoj se, të nënkuptuarit, Voka e Nëngurra, do të ma

mirëkuptojnë qëllimin dhe do të ma pranojnë ndërmjetësinë-  

 

Këta janë,trimat e mjedisit,

…Shikoni dorën…,prapa bishtit !

 

!

A e kini vu re,

Sa të dalldisur,

Sa trima të çartun,

Jemi ne,shqiptarët ndërveti ?

 

Të gjitha istikamet,

Bunkerët e strehimet e mëdha,

I shumëzoj me O (zero),

Mburoja spartane,

(Ndorja,

Që sja ban kush cik !!)

INTERNETI !!

 

!

Ta luen gishtin,Tjetri,

Nga Finlanda,

Nga Australia,pallet si viç,

Anonimi, nga Afrika,të “ban batare”,

(Ndoshta,ndoshta,është kojshia…,

Që zgërdhihet  në dritare !)

 

Hajde kohë trimash,hajde !

Ku paskemi qenë më pare?

Si në Prishtinë ,

Si bash ,midis  Tirane,

Çohen Hiç-Kërkushët,

(Edhe) “Ballin e Kazanit”,

E bajnë…mutsihane !!

 

Ai,që deri dje,

Ecte “tuj kqyrë tokën”,

Sot “komentator=analist”,

( ta ban rrup-sup!),

Thuaj se,-ja ke vjedhë lopën”.

 

O Zot,sa trima paskemi qenë,

(Ku sna njeh kush,e vetëm ndërveti):

Asht koha e të ligut,-vëlla”,

Dorësi i fortë = Interneti !

./.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora