E marte, 20.10.2020, 10:34 AM (GMT+1)

Aktualitet

Vrasesi Gani Leskovica, nje Ekstremist Islamik

E marte, 31.05.2011, 07:57 PM


Per ata qe u munduan te fshehin islamin si vrases le ta lexojne artikullin e meposhtem.

Ilir Dardani

_______

Shqiptari vret “për nder”

Gani Leskovica nga Maqedonia ka vrarë vajzën e tij, Gjylën dhe gruan, Mahmudijen. Ai e kreu krimin për shkak se e bija kishte një të dashur. Në këtë mënyrë ai deshi ta ruajë nderin.

 

Nga Express

 

Gjyle Leskovica ishte një studente e shkëlqyeshme, e cila ëndërronte të bëhet profesoreshë e shkollave të larta. Një femër e bukur, e cila ëndërronte një jetë normale dhe pak dashuri.

Ishte nata e të shtunës, kur vajza e fqinjëve, Kimete L., kishte dëgjuar një grindje me zë të lartë. Ajo britmë vinte nga shtëpia e Gjylës, një 24 vjeçare, e cila ishte duke vazhduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Luzern, ku jetonin edhe shtatë anëtarët e tjerë të familjes.

Babai i saj, Gani Leskovica një 56-vjeçar, e kishte blerë këtë shtëpi para dy vjetësh dhe punonte me zell në “Kloster Einsiedeln”, si marangoz.

“Dëgjova tri të shtëna dhe vrapova të shoh se çfarë ka ndodhur, duke dalë në ballkonin tim. Në oborrin e shtëpisë pashë një grup njerëzish, të cilët ishin duke vrapuar. Ndër ta ishte edhe motra 20-vjeçare e Gjylës, Kefserja, e cila bërtiste ‘mami, mami, çfarë na ka bërë babi’ dhe duke qarë vazhdonte të ikë”, rrëfen Kimetja.

Kimetja alarmon policinë dhe emergjencën. Vetëm më pas e kishte kuptuar se çfarë ka ndodhur në familjen e fqinjëve.

“Dy nga gratë e martuara të kësaj familjeje i mora në shtëpinë time për t’i strehuar dhe për t’i fshehur, ndërsa ato më treguan se çfarë kishte ndodhur”, tregon Kimetja.

Gjyla kishte filluar një grindje me babain e saj, pasi ajo e kishte pyetur të atin se a guxon të martohet një femër shqiptare, me një person të cilin e dashuron.

“Ganiu jeton qe 13 vjet në Zvicër, mirëpo ai ende i ka mendtë mu sikur të ishte nga fshati në Maqedoni”, shpjegon Kimetja.

Gjyla nuk kishte guxuar kurrë të dalë nga dera me ndonjë bluzë të verës, tërë kohën nuk guxonte të tregojë lëkurën e saj, vetëm e vetëm për shkak të babait, i cili ishte tejet i zhytur në besimin fetar.

Se Gjyla një vit të tërë kishte një të dashur, këtë nuk guxonte ta dinte familja e saj. Por, kësaj radhe dikush i kishte treguar Ganiut se e ka parë vajzën e tij me një djalosh, duke ecur para shkollës, dorë për dore.

Ganiu mori pistoletën dhe shtiu në vajzën e tij. Plumbi i parë nuk e qëlloi atë, ndërsa i dyti e goditi nën mjekër, duke e shpuar anë për tej.

Gruaja e Ganiut, Mamudija, kishte rënë mbi trupin e vajzës së vdekur duke qarë dhe bërtitur, ndërsa Ganiu e kishte goditur atë në kokë, duke e plagosur. Ajo kishte vdekur të nesërmen në spital. (blick.ch)



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora