E premte, 26.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Meditim për lirinë

E shtune, 19.02.2011, 08:56 PM


Kostaq Duka

 

Meditim për lirinë

     -Triptik-

 

 

Bota dhe individi

 

Kur Bota po zvogëlohet çdo ditë

Zgjerohen e zgjerohen përmasat e lirisë....

Çdo kush bëhet nga pak e më shumë qytetar

Përtej një frymori që kafshon bukën e jetës

Në grazhde trashëgimish prindërore,

Në menca supash qeveritare.

 

Kur Bota zvogëlohet, zvogëlohet çdo ditë

Individi tek vetja

Jo nga zotat

E kërkon lirinë.

 

 

Leva

 

Me Levën e Arkimedit

Njeriu lëvizi Tokën dhe Universin.

 

Shekujsh,

Mbeti e mbeti në kërkim

Të Levës së vërtetë,

Për lëvizjen e lirisë së vetes.

 

 

Populli

 

Përsa kohë,

Populli është i droguar nga mashtrime diktatorësh

Ai është turmë,

Që lodhjen e ditës  në shtrate ëndrrash rozë e ve në gjumë.

Veç

Kur lirinë e barasvlereson me  ekzistencën,

Bëhet siç duhet të jetë popull misionar, që shëmb diktat e dhunë.

 

Shkurt, 2011.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora