E shtune, 11.05.2024, 03:53 AM (GMT+1)

Faleminderit

Zef Pergega: Pesë vjet pa dhe me Papa Gjon Palin e II-të

E enjte, 03.02.2011, 08:58 PM


NJERIU I NJERËZIMIT RRËNJËT TEK URATA

 

Pesë vjet pa dhe me Papa Gjon Palin e II-të

 

“Pas popullit polak me shumë dua popullin shqiptar…” – (Gjon Pali i II-të)

 

Nga Zef PERGEGA

zefpergega434@hotmail.com

 

ME ZANIN

 

Me hovin e ëngjëjve drejt udhës së misionit në gjurmët e Shën Palit në mërgatën e Amerikës, me krahët e Pajtorës që i ndjek shqiptarët, më ra në dorë një ditë Zani… Zani i Shna Ndout.
Ç’do të thotë Shna Ndou si emër, si shenjt, si misionar i mrekullive njerëzore e kisha ndjerë thellë një çast në kodren e Sebastës në Laç në vendin e shënjtë të kishes së Tij, ku njerëzit e të gjitha besimeve gjejnë shërimin e shpirtit.

Në veren e vitit 1996 në Sebaste erdhen tri pjesë të trupit të Shna Ndout, dy brinjë dhe ezofagu për të asistuar në meshen e shënjtë, celebruar nga Mons. Ivan Dias, Nunci Apoatolik i Selisë së Shënjtë në Shqipëri. Për më shumë se tetë shekuj Sebastja konsiderohet vendi i mrekullive shëruese në Shqipëri.
Shna Ndou që lindur diten e Zonjës me 1195 ne Lizbonë të Portugalisë dhe jetoi 36 vite, deri sa mbylli sytë në Padova.
…nje grua nga Elbasani e pashë që e sollen në vig. Kishte humbur memorien dhe nuk ngrihej nga shtrati për më shumë se tre muaj. E ulen para shtatores së Shna Ndout ne Sebaste brënda në kishen e restauruar. Të afërmit i ndezen qirinj rreth trupit të saj të shtrirë.
-Ç’ka ndodhur?- e pyeta një të ri
-Shna Ndou e ka thirrur mbrëme të vinte këtu!-ma ktheu ai
Gruja ishte rreth të dyzetave, e shëndetshme. Njerëzit lutesin me qirinj të ndezur dhe shikimin e dialogun e bënin sipas porosive të Shëjntit që i vështronte në meshirë dhe shpresë. Pas rreth 40 minutash, gruaja e shtrirë u ngrit në pozicionin bust, si në një përhumbje vitesh dhe vetem shikonte si e hutuar. Dëgjova që tha:

“Ku jam këtu?!
“Me Shna Ndoun”- thanë zërat ngazëllyes.
Lotët i binin si breshër ne preher. Kishte ardhur në jetë…

Zanin e Shna Ndout e kam ndjerë edhe si revistë, kur ideatori i saj Pater Pashku ma dhuroi me dorën e vet në kafeterinë e kishes së Shën Palit ne Detroit. Në kopertinen e parë që botuar fotografia e Papa Gjon Palit të II-të. E vura në mes dy sedileve në makinen time. E pashë një herë në sy dhe nxitova në apartamentin tim të kapja punen. Hapa posten dhe një letër me njoftonte se duhej të paraqitesha në gjykaten e Apelit ne Ohaio. Mrs. Mary, Mr. Mark dhe Mrs. Mary, te tre amerikan do të me mbronin nga katër njerëz hije të rrezikshme që kishin përgatitur rrezimin tim. Mendova letren e zezë që më kishin sajuar me helmdryshkun e kohes së shkuar, katranë në shpirtera të ligj. Ashtu me një demoralizim dhe një rreze shprese që më mbante në këmbë hypa në makinë drejt Ohaios. Syte m’u mbërthyen në lutje në sytë e Gjon Palit të II-të. Heshti shpirti im, heshti e gjithë qenia dhe një bashkëbisedim në preherin e heshtjes nisi i magjishëm.
Ai m’u bë se me tha: “Qendro i fortë! Ke me vete tre ëngjëj që punojnë për Arqipeshkevinë e Detroitit! Në gjykaten e Ohaios gjyqtarët që do të gjykojnë Gilman, Bogss, Cleland, kanë kaluar në bekim Lteri dhe janë të drejtë si rrezja e kryqit!”
E mora foton e Gjon Palit te II-te dhe e putha ne sy…dhe fitova lirinë!

 

MË I RIU JO ITALIAN

 

Më 16 tetor 1978 Kardinal Karol Vojtila zgjidhet Papa i Romës me emrin Gjon Pali i II-të

 

Vatikani: Po lumturimit të Papa Gjon Pali II

 

Në dialog te vazhdueshem me Krishtin qëndron sekreti i entuziazmit dhe enërgjive të Tij hyjnore. Asnjëherë i bujshem, i thjeshtë dhe i qetë, ishte ky manifestimi i Tij i mistershem në sytë e nxënësve. Argumenti gjatë ushtrimeve shpirtërore ishte gjithmonë: “Biri i Zotit që bëhet njeri, i sjell njeriut madhështi dhe dinjitet. Prifti është ai që në shoqëri zë vendin e Jezuesit, për të vazhduar, për t’ua zbuluar njerëzve madhështine dhe dinjitetin e tyre”

Sot flitet shumë se ç’farë kuptimi ka prifti në shoqëri: Të jetosh jo për vete, por për të tjerët, pra t’u japesh të tjerëve jeten tënde dhe gjithnjë kjo nuk mund të bëhet nëse nuk beson në madhështinë shpirtërore të njeriut, në shtyllën e karakterit me gjymtyrët e përsonalitetit të tij që qëndrojnë në themel të drejtësisë shoqërore dhe paqes njerëzore, si guri i këndit të kishes dhe trau i kulmit në votren e besimtarit. Ky është misioni i priftit dhe zbatimi i misionit të tij është në dialog me Birin e Zotit, duke i dhënë kuptim të thellë jetës së tij. Ai sakrifikon për të tjerët dhe të tjerët duhet t’a njohin këtë obligim fetar, t’a respektojnë, t’a nderojnë dhe zgjidhjet e mosmarrëveshjeve të mos vijnë nëpërmjet ferkimeve të metalta, por nëpërmjet fjalës së zemrës.

Ta pranosh njeriun siç është, jo siç duhet të jetë, të zbutësh shpirtëra, të gdhëdësh me dalten e fjalëve vrazhdësinë dhe urrejtjen që shkatërron, të mbjellësh fidanin e harmonisë dhe frymen e dashurisë, me të cilat lartësohet fryti i vlerave dhe grigjen ta rrokësh çdo mbrëmje para gjumit, me krahët ëngjëllor të bariut të mirë. Të rinjët t’i ngjëshësh me brezin dhe xherdanin e traditës dhe të besimit, shkurt t’i uash nga humbja, grabitja dhe poshtërimi i lig!
Njeriu i njerëzimit që rrënjët i ka tek urata u shfaq ne kishen e Shën Pjetrit. Njerëzit në këtë ditë të bardhë tetori në sytë e artë të diellit dëndesohëshin në mënyrë impresionuese dhe pëllumabt e sokakëve të lashta u uronin mireseardhjen. Në fokusin e kamerave llogariteshin miliona. Pas pak hapet dritarja qendrore e kishes së Shënjtë, ashtu siç hap krahët ëngjëlli t’i dërgojë qiellit lajmin e mirë të mrekullisë. Nata i fal disa orë ditës për të lumturuar njerëzit që presin. Lajmi përhapet si tufë pëllumbash në qiellin e lirë të Romes. Një Papë polak, i pari nga një vend komunist, i pari jo italian pas vitit 1522 dhe është një i ri 59 vjeç, i pari pas vitit 1846.
Dritarja merr ndriçim me të plotë. Papa Gjon Pali i II-të merr fjalen pas lajmit të Kardinal Felicit.
“Qoftë levdue Jezu Krishti…E kështu unë pra paraqitem para jush për të rrefyer për besimin tonë të përbashket, shpresen tonë, besimin tek Nena e Krishtit dhe kisha me ndihmen e Zotit dhe me ndihmen e njerërzve!”

 

PARA GAZETARËVE

 

Më 28 tetor 1978 Papa Gjon Pali i II-të pret në audiencen e Tij në Vatikam 1500 gazetarë nga të gjitha gazetat dhe stacionet televizive nga shumë vende të botës në një bashkëbisedim të sinqertë e të çiltër që zgjati dy orë e gjysem. Ishte një risi për Selinë e Shënjtë mbasi nuk ishte dëgjuar që Papa i Romës të flasë direkt me gazetarët dhe të ishte përballe mediave presticioze. Një vision i ri për lirinë e fjalës dhe liritë e të drejtat njerëzore në misionin e gazetarit.
E merr fjalen Papa ashtu me butësinë e maturinë e Tij të thellë për çeshtje të prekshme për shpirtin e njeriut. Në fillim një shënjë mirësjellje për profecitë fallse që kanë mbushur gazetat në vigjilje të Konklavës. Gjërat shpesh janë me të thjeshta se sa ne i mendojmë. Pastaj direkt në esencë për profesionin e gazetarit:
“Ju jeni xheloze për lirinë e informacionit dhe të shprehjes dhe për këtë keni të drejtë. Përdoreni mirë këtë liri për të zbuluar nga afër të vertetën, për të afruar lexuesit tuaj në atë që ata i ndihmon të zbulojnë kuptimin e fundit të jetës dhe misterët e Zotit, shumë afër për secilin prej nesh. Profesioni i juaj është mjaft kërkues dhe herë-herë është shumë i fuqishëm. Pra dua t’u them se puna juaj është aktuale dhe e bukur, ajo gre shpirtin dhe zemrat e njerëzve!”
Pastaj Papa rrjedhshëm në pesë gjuhë të botës që flet, futet mes gazetarëve, të cilët disa i njeh me emër.
-A do të shkosh në Poloni?
-Sigurisht, jo njëherë, por sa herë të jetë e mudur!
-Po në Rusi?
-Pa tjetër, po të me lejojnë!
-A keni veshtirë për t’u ambjentuar në Vatikan?
-Nese vazhdon siç e kemi filluar, punët do të ecin në rregull!

Një gazetar gjerman afrohet dhe i thotë: “Jam i lumtur se gjermanët dhe polakët janë pajtuar. Dhe Papa duke i rrahur shpatullat ia kthen: “Padyshim ka qenë një gjë e mirë!”
Bota po pajtohet ne grindemi! U bëne pesë vjet pa Papen Gjon Pali i II-të që njëherëme me 23 prill 1993 erdhi në Shqipëri dhe tri herë në Amerikë! Njeriu i madh i njerëzimit që i deshi këta dy vende të bekuara më shumë se çdo tokë tjetër!

 

TË SHKRUAJMË LIBRIN E MARTIRËVE

 

Në monografite origjinale të botuara për jeten dhe veprimtarinë e Papa Gjon Palit te II-te e mbi të gjitha mbi vizionin e tij për botën shpirtërore dhe fetare të besimtarit, njeriu ndjehet i mahnitur për stoicizmin e këtij njeriu, ku korpi i njerëzores është mishëruar dhe shënjteruar në qenien e Tij…

Ishte viti 1976. Komunistët në Poloni ndaluan proçesionin katolik. Para një turme të jashtëzakonshme me një krenari të dhimbëshme Kardinal Vojtila mbajti një meshë dhe një fjalim: “Duan të na bëjnë të harrojmë Zotin. E kanë hequr nga gazetat e librat. Një fëmijë në shkollë që mbante kryqin dhe nuk pranoi ta hiqte e përjashtuan nga mësimi. Vite më pare këto ngjarje shkruheshin në librin e martirëve të kishes. Sot duhet të shkruajmë librin e martirëve modern, pasi shembuj të tillë na ndihmojnë të jetojmë me kohërencë krishterimin e ditëve tona!
Ne media e ne konferenca shkencore dhe historike flitet shpesh për përsekutimin e çifutëve nga Hitleri. Kombi shqiptar zë kryet e vendit për ndihmen që u ka dhënë çifutëve që kërkoheshin nga nazizmi në Shqiperi. Madje shumë prej tyre u paisen me pasaporta shqiptare me emra musliman.

Çifutë t para luftës së dytë boteëore shiheshin me sy të keq nga popujt europiano-verior. Fëmijët që gjuanin me gur ose ofendonin në rrugë, rriheshin nga prindërit përveç dy rasteve, kur qëllonin një qen zgjebarak ose një çifut.
Në Vadovicën me 9 mijë banorë ku banonte Vojtila ishin edhe 2 mijë çifut. Jorek Kluger ishte njeri prej tyre, madje shok me Vojtilen në shkollen fillore. Kurrë Vojtila nuk tha një fjalë të keqe për te dhe sa herë u dilte në mbrojte kur të tjerët i dhunonin apo përçmonin. Erdhi dita që u ndanë…

Kluger arratiset në Angli dhe merr nënshtësinë. Me 1965 gjëndet në Romë. Lexon në një gazetë së Kryepeshkopi ë Polonisë Vojtila mban një fjalim të rëndësishëm në Koncilin e Vatikanit. Telefonon në kolegjin polak po Vojtila nuk është aty. La numërin e telefonit dhe pas pak bie zillja: “Drogi Jurku, ti je? Hajde tek unë për darkë!” Kështu vazhdoi shkëmbimi i letrave dhe me ato fjalë zemre u konservua miqësia.
Kisha, thotë Vojtila, duhet të luftojë për njeriun sepse drejtësia, liria paqja janë e drejta e çdo njeriu, pasi çdo njeri ka dinjitetin e të Birit të Zotit. Mos kini frikë. Hapeni, bile shqyeni portat e Krishtit. Vetem Krishti e din ç’farë ka njeriu brënda shpirtit të tij. Të pretendosh gjithçka e menjëherë, do të thotë të humbësh gjithçka menjëherë.
Ata që e kanë parë ose dëgjuar gjithmonë kanë mbetur të mahnitur nga qetësia qe Ai manifestonte nga thjeshtësia e veprimeve dhe e mesazhit të tij për gjithë njerëzimin, pavarësisht rrugës për të besuar një Zot.
Veprimi dhe fjala e Tij i kanë rrënjët tek lutja.

 

SHQIPERI QENDRO NË LARTËSINË E KËSAJ BETEJE

 

Ati i Shënjtë mbërin në Tiranë me 25 prill 1993. Në oren 8:40 minuta zbret në aeroportin e Rinasit dhe puth tokën shqiptare, tokën e atletit të krishtërimit dhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, tokën e humanistës dhe nanës së njerëzimit Gonxhe Bojaxhiu, tokën e martirëve të fese…
Gjaku i 160 priftërinjëve që kishin bërë 800 vjet shkollë në perendim dhe 800 vjet burg, të 28 lidërve musliman dhe 6 meshtarëve ortodoks të ekzekutuar nga diktatura ndjeu respektin me të madhërishem nga Papa Gjon Pali i II-të. Ishte kjo mirënjohja për salvimin e tokës tonë, ndaj Ati e Shënjtë i ngjeu buzët me dheun ilir me vlugun me të ëmbel për kryeshpirtin e njerëzimit. Ndoshta ky gjest intim dhe i hellë shpirtëror u ndje në pulsing e zemrës së shqiptarit dhe besimi u shkri në palcen e tij e dolen nga Fushe-Kruja, Vora, Durrësi dhe gjithë linja automobilistike ishte pothujase me shqiptarë musliman atë ditë kur do të bekohej edhe një herë toka shqiptare. Të gjithë pra brohorisnin të çiltër deri në Sheshin “Skenderbej” ku vlonte kënga e vallja për këtë ditë të shënuar të Shqipërisë për t’u bashkuar me kryegëzimin “Rri, o Zot tani që nata mbaroi, kjo natë historike e Shqipërisë dhe ja përsëri lindi dita”

Kam parë lot gëzimi në sytë e fëmijës, kam parë burra me balle të shëndritura, kam parë nana me zemra të çiltërta, kam parë vëllëzër të një gjaku që bësonin në mënyra të ndryshme tek një Zot që ishin krah përkrak tok. Kam intervistuar kategori të ndyshme njerëzish muslimane, të cilët i kishin ndoshta me të bukura fjalët se katolikët. Ata kishin të drejtë se me fjalë zemre po nderonin vellanë që po bëhej me ipeshkevitë e ipeshkevijnë me Kardinalin e parë. Mbi të gjitha shënjterimi i dritës po binte mbi terrin e gjatë…

Autokollona e gjatë nga Lezha në Shkodër zonë katolike e përcillte Papen me ngazëllime të thella. Në hyrje të Shkodrës qyteti me 85 mijë banorë kishte boshatisur shtëpijat dhe kishte dalë në pjacen e lirë për t’i uruar Mëkëmbesit të Krishtit mirëseardhjen bujare dhe të shumpritur shqiptare. Një grup i madh me parulla nga mërgata e Amerikës parakaloi që nga kisha “Zonja e Shkodrës” e deri tek Kisha e Madhe, në ballë të të cilëve ishte Don Anton Kcira, Dr. Gjekë Gjela, Rrok Ivezaj e shumë të tjerë. Kam vrejtur musliman shkodran të lumturuar shpirtërisht për këtë dhuratë që Papa po i bënte qytetit të tyre dhe Shqipërisë. Dhe njeri prej tyre me tha shkurt: “…asht dita jonë! Papa ka sjell ujët e bekuar ta ujisë pemen e vitalitetit dhe të harmonisë së shqiptarit!” Dhe një nanë plakë duke dëgjur këto fjalë të birit të saj shtoj: “Sot e mrapa s’kem me pas ma ndarje!”

Se ato e kishin parë kronikën në television. Ne aeroportoin e Tiranës Papen e kishte pritur Nana Tereze, kryetrai i shtetit Dr. Sali Berisha, Nunci Apostolik Ivan Dias, Hafiz Sabri Koci, Kryeqjyshi bektashian Baba Reshat Bardhi…të gjithë i kishin flakur paragjykimet të lidhura me shaminë e zakoneve të huazuara, u shkundën nga lëvozhgat e mbyllura dhe u çliruan nga ankthet e pashpresa të kohës që lamë pas dhe u mbushen me një përteritje në dritën e syve të Atit të Shënjtë. Kishte ardhë pranvera me aroma të reja në zgjimet e rrënjëve të vjetra.
“Historia e kishës e vaditur me gjakun e martirëve tregon se vendlindja e juaj ka një thirrje të veçantë, mikpritjen e anasjelltë e tolerancen. Uroi që Shqipëria të bëhet përherë e me tepër atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut ndërfetar. A ka levdatë me të denjë për ju se sa të tregoheni me gisht në Europë e në mbarë botën si shembull dialogu e mirëkuptimi të ndërsjelltë?! Tani përballë jush keni një sfisë të re, duhet të veproni në mënyrë të tillë që zhvillimi dhe përparimi i vendit tuaj në përkim me ruajtjen e trashëgimisë fetare e morale, duke përjashtuar çdo joshje të natyrës politike, ekonomike e fetare që mund të shkakatojë përçarje, kundravenie e ndeshje midis vëllëzërve. Feja e vertetë nuk pranon detyrime e dhunë. Shqipëri qëndro në lartësinë e kësaj beteje!”
Papa u lut në gjuhen shqipe: “Zoti e ruajt atdheun tuaj! Zoti e mbrojtë popullin shqiptar në mbarë botën!”



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora