E premte, 14.02.2025, 06:12 PM (GMT)

Faleminderit

Vladimir Shyti: Bota, qenia dhe pasioni i kirurgut Vasil Ziu

E marte, 01.02.2011, 07:57 PM


Bota, qenia dhe pasioni i kirurgut Vasil Ziu.

 

Nga Vladimir Shyti

 

I lumtur mund te jetë vetëm midis pacientëve dhe të një shoqërie të vërtetë.Sepse vetëm,kur ata i largohen  lëngatës dhe vdekjes,mund të ndjehet plotësisht i vërtetë kirurgu Vasl Ziu.Ai ka një portret të thjeshtë,pa ndonjë gjë të vecantë,si shumë mjekë të tjerë durrsakë,i cili me dy sy të zinj,që përqëndrohen,pyesin dhe sjellin shpresë tek i sëmuri.Ai mjek mendimtar,ka shumë gjëra që të shtojnë kuriozitetin dhe kjo e bën disi të vecantë.Sekreti i tij përvijohet dhe mund të përcaktohet lehtë qysh në takimin e pare me të.Ai kapërcen magjishëm mbi dhimbjet e pacientit,qëndron mbi jetën,mer hapa vendimtare,punon pa u ankuar dhe përjeton bashkarisht me pacientin e njerzit që e rrethojnë,fatin dhe veprën e mendjes e forcën e duarve të tij.

 

  Atë ditë që e njoha nuk qe ditë e bukur,por që s’do të harrohet kurrë nga shumë njerëz ,që mësuan për atë akt heroik.Një miku im rrezikonte të priste këmbën nga një infeksion,që po depërtonte përherë e më shumë në thellësi drejt koskës.Mjekun Vasil Ziu e gjeta në stacionin e linjës,duke pritur autobuzin,pasi vinte nga spitali qytetit,ku kishte kryer sherbimin si mjek roje dhe shkonte per të pushuar në shtëpi.E përshëndeta dhe i fola menjëherë mbi gjëndjen e rëndë të të sëmurit.Aq sa zgjatin dy sfera që kumbojnë në castin e përplasjes,po aq zgjati një rrahje qepallash në sytë e tij,dhe më ndoqi pas për tek apartamenti i të sëmurit,duke tërhequr pas vetes cantën e rëndë të punës.E vështroj plagën me nge,tundi kryet lehtë dhe kritikoj ashpër të sëmurin për lënien pas dore,pastaj i hyri operimit me një ndjenjë të vërtetë pasioni.Bëri një punë madhështore,lëvizjet e duave të tij shkriheshin në një harmoni magjepse me fjalët e ngrohta shpresuese,që dilnin mrekullueshëm të fuqishme nga buzët e tij.Ai atë ditë u ngrit në pedistalin më të lartë dhe u  bë një hero i mjekësisë shqiptare.Tek ky mjek i palodhur,gojëmbël dhe me ndjenja të thella humanizmi,të shtrejtat e gjërave i ngjiten me një force të mjaftueshme për të nxjerrë dobi në përvoja jetësore.Për doktor Vasilin s’ka dallime,për atë njerzit dhe pacientët janë të barabartë si në sallën e operimëve dhe atje ku hyn e shkel këmba e tij.Edhe kafenë e piu sipër të sëmurit,dhe u largua vetëm kur i mjekuari i buzëqeshi me shumë mirënjohje e dashuri.

 

   Ai njeri i mjekësisë,që di të kujdeset e të lumturojë familjen e tij,di edhe të drejtojë me devotshmëri edhe degën e partis në pushtet L.S.I.së të qarkut Durrës dhe,di mjaftë mire të bëj punën e tij plot passion të kirurgut.Lëshohet me vrull drejt të padukshmes mjeksore,bëhet një melodi e pafund në problemet,që ka shoqëria e sotme shqiptare.Zoti Vasil nuk hyn në takime të rrezikshme,nuk mundi asnjëherë të hyjë në shkollat e të fortëve më pasoja korrupsioni,ndaj rrespektohet dhe nderohet nga të gjithë ata që e njohën dhe e njohin.Dlirësia që ai mbart i jep një shkëlqim engjëllor dhe forcën e duhur për t’u përballur me cdo lloj sëmundje të rrezikshme e të parrezikshme për jetën.Atë nuk e mundi politika,por ai e drejtojë me sa mundi politikën,si të majtët dhe të djathtët para tij janë popull e pacient.Shpirti i këtij mjeku ka një force të admirueshme qartësi e dlirësie,që hyjnë lirishëm në zemrat e njerzëve.

 

   Për gjithcka që është përpjekur dhe ka dëshiruar,mjekut me një stash të gjatë në profesion,tani i treten magjishëm,në forma më të pastra e më fisnike në qetësinë e duruar,ndjesinë e humanizmit dhe të njesimit më të lartë.Thonë,që edhe njeriun më shembullor në jetë,i cili mbart ndërvete tërë virtyet më të larta,posti i mare në qarqe drejtuese e prish dhe e c’nderon si njeri.Por kjo gjë nuk ndodhi me zotin Vasil Ziu,ai nuk ka një portret të dytë edhe,kur e emëruan si drejtor i shëndetit publik,post ky që e meritojë me punën e tij fisnike.Nga zyra e tij e thjeshtë,dilnin hallexhinj me fytyra të kënaqura e shpresmarrse.Atje ndjehesh mire qysh tek pritja e sekretares së tij me atë buzëqeshje optimiste,deri tek pritja e ngrohtë dhe vllazërore e mjekut drejtor.Nuk është vetëm fati që tërheq edhe më të dobtit, por edhe pritja ideale,këshillat e vyera,sjellja e lartë njerzore dhe demokratike,që e bëjnë fakeqin të shpresojë në këtë vend ku është ulur këmbëkryq e keqja.Zoti Vasil është vetëm një mjek në elitën mjeksore,një drejtor si shumë të tjerë,një politikan,si mjaftë kolegë të tij, që rrahin ujë në havan.Po sikur të kishim më shumë si ky njeri? A do të bëhej vallë ky vend më shpejt nga se ne e mendojmë? Sigurisht,me të këtillë njerzish fjala lumturi ngrihet lartë e tingëllon si këmbanë kishtare edhe mbi catitë e varfëruara.

 

   Mund të flas shumë për portretin e doktot Vasilit,por ai tashmë e ka krijuar vet portretin.Me përmbajtjen e ideve dhe veprimëve vetjake,që përmblidhen në fjalën fisnikëri. Kumtari i tij gjithëandej kërkon atë botën e bukur në vendin që e lindi dhe e rriti. Ai ka ndjesi të pacënuara nga tërësia e shpirtit,ka dëshira,që ia propozon vetvetes dhe i realizon midis njerzëve dhe pacientëve,duke ngritur lart,figurën e tij,mjeksinë dhe politikën shqiptare.

 

Vladimir shyte (Shyti)

Durrës



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora