E premte, 26.04.2024, 07:50 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Mbrëmje letrare në Köngen, Gjermani

E enjte, 14.10.2010, 09:58 PM


Nga takimi: Xh. Leci në mes gruas dhe vajzës së vet, dhe disa gra  gjermane
Xh. Leci në mes gruas dhe vajzës së vet, dhe disa gra gjermane

 

MBRËMJE LETRARE

 

TAKIM LEXIMI-LESE TREF

 

Nga Xhafer Leci, Gjermani

 

Më dt. 05.09.2010 në Biblioteken e Köngen-it qytezë gjermane kjo ku unë jetoj me familjen time nga vitit 1979, nga një grup prej 9 grave gjermane u organizue një takim leximi, si e quajnë gjermanët, për librin e shkrimtarit tonë të madh Ismajl Kadare „ URA ME TRI HARQE“ gjermanisht „ Die Brücke mit den drei Bögen“.

Ky libër është përkthyer nga albanologu-përkthyesi gjerman Joachim Röhm. Pëmes faqes së internetit të Komunës së Köngen-it u informova për takimin. Me shumë dëshirë mora pjesë në këtë takim, bashkë me mua edhe gruaja ime Refikja dhe vajza e vogël Afërdita, si dhe miku im Gani Ismajli.Takimi ishte parapa në ora 19.30, edhe neve me kohë arritem në këtë takim.

Gratë gjermane na dëshiruan mirëseardhje, neve u prezantuam duke u treguar se jemi shqiptarë nga Kosova…

 

Të gjitha 9 gratë gjermane kishin nga një libër në dorë “URA ME TRI HARQE“.

Njena nga grat gjermane që e udhëheqte takimin kërkoj nga neve që të falism pak për Ismajl Kadaren,Shqipërinë dhe shqiptarët, ne në fillim u tham se neve kemi ardhur të dëgjojmë juve… Ato na luten që të flasim sepse shumë pak dimë për Shqipërinë etj.

G.Ismajli dhe unë Xh. Leci folem në pika të shkurta për poziten gjeografike dhe historikun e Shqipërisë, Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.

Vërtetë ato gra gjermane shumë pak dinin për Shqipërinë, shqiptarët dhe shkrimtarin I.Kadare.

Ato 9 gra dhe shumë të tjera që kësaj radhe nuk ishin prezent,  qdo 6 javë po  takoheshin në Bibliotekë, dhe ndonjera prej tyre po propozonte që të marin dhe lexojnë ndonjë libër të mirë të shkrimtarëve gjermanë e të huaj, e pastaj pas 6 jave përsëri takohen për ta  komentuar dhe vlesruar librin…

Komuna për pos lokalit po u ipte falas pije dhe ëmbëlsira

Një gjerman nga Köngen-i po bashkëpunonte me një agjensi shqiptare për turizmin, ai kishte qenë disaherë në Shqipëri, i kishte folur nanës së tij për pritjen shumë të mirë që i kanë bërë në Shqipëri…dhe nëna e tij u kisjhte propozuar shoqeve të veta që kësaj radhe ta marin librin në fjalë të I.Kadares.

Njena prej grave gjermane lexoj-foli për biografinë e I.Kadares.

Libri u kishte pelqyer, por ende e kishin problem ta kuptonin se çvar simboli karakterizonte „URA ME TRI HARQE“. Neve u përpoqem tu tregojmë për sundimin e Perandorisë osmane, sundimin serb… shkputjen nga Evropa...dhe urat qe përsëri duhet ta lidhin Shqipërinë me Europen, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Nuk përmenda asnjë emër te ktyre grave gjermane, sepse kur i pyeta a do shkruajë për këtë takim gazeta lokale “ Köngener Anzeiger” jo më thanë ato.

Është interesant për ta cekur pse në këtë takim nuk ishte prezent asnjë burrë gjerman! Neve u treguam se para 3 jave Kadare ka qen në Stuttgat, ato u habiten dhe thanë: sikur ta kishim ditur edhe neve do të kishim marë pjesë në ate takim.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora