E premte, 26.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Paprekshmëria e pakos

E shtune, 14.08.2010, 09:57 PM


Paprekshmëria e pakos

 

Nga Gjon KEKA

 

Gjëja që më së shumti e kishte tronditur politikën dhe diplomacine shtetërore serbe si dhe përkrahësit e saj te hapur dhe të fshehur ishte fjala „pavarësi e mbykqyrur" në planin gjithpërfshirës për statusin e Kosovës të emisarit Marti Ahtisaari,thjeshtë kjo fjalë i kishte alivanosur ata duke i treguar qartë se Kosova tanim po ecën drejtë pavarësisë dhe proceseve tjera integruese,por edhe duke shpalosur qartë faqen e re të ballkanit politik.Politika serbe kurrë në asnjë rrethan në historinë politike të ballkanit nuk ka pasur vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve në mënyrë racionale dhe pa emocione apo instikte kafshore.Ky popull ardhacak ka qenë pengesa permanente e rrugëtimit të ballkanit drejt çlirimit nga zingjirët ideologjik dhe doktrinave të errëta naçertaniane.Ndërkaq edhe tani pas ndryshimeve që janë bërë në fytyrën e re të balllkanit politik sidomos pas viteve të 90'dhe përfundimit të luftërave të përgjakshme etnike ,politika serbe mbetet një ndër vendet me një shikim te errët ideologjiko-nacionalist.

Sidoqoftë në kohën kur emisari Ahtisaari kishte propozuar „pavarësinë e mbykëqyrur"për Kosovën njëri nga këshilltarët e kryeministrit Koshtunica aty në shkurtin e vitit 2007 kishte potencuar se plani gjithpërfshirës i emisarit Ahtisaari është „një goditje me thikë pas shpine për politikën Serbe",prandja sipas tij „për ta kompensuar këtë dëm të madhë serbia duhet të kërkoj ndarjen e Kosovës", një ide kjo e ditur tanimë e politkës dhe qarqeve të caktuara ndërkombëtare në mbështetjue të ideve të çmendura çubrilloviqiane dhe të çosiqiane.

Këto ide ishin refuzuar edhe pse politika serbe i kishte hedhur në tavolninën e politikës ndërkombëtare menjëherë pas propozimit të emisarit Ahtisaari për statusin e Kosovës.Refuzimi kategorik i këtyre ideve për ndarje të brendëshme të Kosovës ishin mbështetur qysh më herët në parimet bazë të Grupit të Kontaktit se „nuk do të ketë ndryshim të territorit të tashëm të Kosovës, ndarje të Kosovës apo bashkim të Kosovës me cilindo shtet apo pjesë të ndonjë shteti."

Meqë këto ide ishin refuzuar atëherë,tani sërish janë shtuar zërat rrethë ideve të errëta çosiqiane për ndarje apo autonomi,apo status special ,apo këmbim territoresh, etj etj duhet që tani fuqishëm të hedhen në shporta të mbeturinave këto ide të errëta,ashtu që Kosova si shtet i mbykqyrur të filloj të shtrij sundimin e ligjit dhe të kushtetutshmërisë në tërë territorinë e saj ,këtë ajo duhet ta bëjë urgjentisht sepse në të kundërtën pasojat politike dhe jurdike do të jenë të mëdha.

Ndërkaq rreth çështjes së prekjes apo modifikimit të pakos së emisarit Ahtisaari nga institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës në lidhje me çështjen e mitrovicës së veriut janë të gabuara,sepse nëse preket pakoja atëherë duhet hapet edhe kushtetuta etj etj ,kjo gjë është shumë e rrezikshme sidomos për themelet e tanishme të Kosovës dhe proceseve të saj,modifikimi apo prekja e pakosa gjithashtu do të mund t'ishërbente edhe politikës serbe e cila mezi nuk pret që të preket ajo dhe ta kërkoj hapjen e tërë pakosa së Ahtisaarit dhe kështu hyrjes më të lehtë në një lojë që do të mund të sillte pasoja të tmerrshme si në vend ashtu edhe në rajon.

Janë tri arsye që nuk duhet të modifikohet apo hapet pakoja e emsiarit Ahtisaari;Pakoja mbështet vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi por me një asistencë ndërkombëtare,pastaj pakoja është futur në kapilarët e ligjit dhe kushtetutës,si dhe obligimet tjera që dalin nga pakoja e emisarit Ahtisaari.

Për ta forcuar këtë gjë do të nënvizoj tri pikë të dala nga deklerata e pavarësisë e 17 shkurt 2010 në të cilën specifikohen qartë gjërat rreth kësaj çështje si vijon;"a)ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim.b)Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.c)Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm."

Prandaj nga kjo të prekesh pakon do të thotë sikur t'i heqësh një shtyllë mbajtëse një shtëpie dhe më vonë do të shini se si shembet ngadal e gjithë kjo ndërtesë e re .është një rrezik i madhë prekja apo modifikimi i pakos së esmisarit Ahtisaari sepse në të janë të përmbledhura të gjitha elementet që përmban tani aktualisht shteti i mbykqyrur i Kosovës deri në një proces të mëvonshëm që do të mund të kaloj në një shkallë më të avancuara të procesve demokratike apo më vonë si psh integrimit në strukturat euroatlantike.Pra as që duhet të mendohet futja e dorës në pakon e emisarit Ahtisaari ,sepse do të kishte pasoja komplekse dhe hyrje në një rrugë të errët të proceseve si dhe një humbje e shansit të Kosovës për të ecur përpar drejtë procesev integruese.

Dhe krejt në fund duhet patur kujdes ndaj këtyre gjërva serizoe dhe mjaftë të rëndësishme për proceset e demokracisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, sepse siç dihet e sidomos tani serbia dëshiron një gjë të tillë dhe nëse e hapin pakon e meisarit Ahtisaari institucionet e Kosovës,atëherë kjo do të ishte për serbinë një derë mundësie që më pas të hynte nëpërmjet kësaj dere drejt procesit të negociatave që do të mund ta rrezikonin seriozisht themelin e institucioneve të shtetit të mbykqyrur të Kosovës dhe ardhmërinë e saj.

Megjithatë nuk do të thotë se pakoja e emsiarit Ahtisaari për statusin e Kosovës ishte perfekte ,por mund të thuhet se në realitet ajo është një ndër pakotë që i sfidon modelet në europë dhe ballkan,Siç dihet pakoja e emsiarit Ahtisaari ishte gjithpërfshirës dhe heqte qartë dilemat dhe koklavitjet e mëtejme brenda procesit ,thjeshtë pakoja e emisarit Ahtisaari ishte dera e vetme për të dal nga hendeku dhe qorrsokaku i politikës dhe diplomacisë serbe të strucit, që kishte hedhur në proceset politike si në kohën e bisedimeve ashtu edhe pas përfundimit të tyre dhe pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës.Në këtë proces duhet pasur gjithashtu kujdes të shtuar ndaj zërave si p.sh ato për modele të llojllojshme në rastin e Mitrovicës së veriut si psh ai i Tirolit jugor apo veprimet tjera të pamatura e që do të ishin të dëmshme,sepse më pas do të mund ta zhvendosin procesin e nisur të Kosovës sidomos pas mendimit të GJND-së si një peshë e madhe juridiko-politike drejt konsolidimit dhe të procesve integruese të saj.Duhet larguar nga tavolina menjëherë lojërat e tilla për modele apo elemente tjera që nuk përputhen me kushtetutën dhe pakonë e emisarit Ahtisaari,sepse po qe se pranohet loja atëherë pasojat gjatë procesit do të jenë të pariparueshme dhe do të mund kështu të lëkundej e tërë ndërtesa e shtetit të mbykqyrur të Kosovës nga këto ide apo modele që nuk përputhen aspak me rastin e Kosovës e aq më pak me realitetin e ri.

Prandaj lidershipi dhe institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës në përgjithësi duhet që të fillojnë të shtrin sundimin e ligjit dhe të kushtetutshmërisë në tërë territorin e vendi vetëm në këtë mënyrë do të largohen idetë apo modelet dhe veprimet jorracionale që dëmtojnë proceset dhe ardhmërinë e shtetit të mbykqyrur të Kosovës drejt rrugës së demokratizimit,shtetndërtimit si dhe integrimit në familjen europiane.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora