E premte, 26.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Preludi i një takimi te paharruar dhe impresiv në Munih (München) të Gjermanisë

E merkure, 23.06.2010, 09:58 PM


Duke menduar në socio-psikologjinë e shoqërisë shqiptare(kosovare) dhe në raportet e sociologjisë me shkencat tjera

 

Preludi i një takimi te paharruar dhe impresiv në Munih (München) të Gjermanisë:

 

(fragmente nga botimet e vecanta autoriale dhe publicistike)

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

 Me akademikun dhe veprimtarin e shquar shqiptar(kosovar),prof.dr.Pajazit Nushin per here te fundit u takuam ne Munih(München)te Gjermanise ne tetor te vitit 2OOO ku po mbahej Nje Akademi solemne per ndere te 8O vjetorit lindjes(datelindjes) se mikut dhe kolegut te tij universitar,akademik Mark Krasniqit.Ishte nje mbremje e kendshme vjeshte.Qielli mbi Munih po mbante i kthjellet dhe teper i prajshem me  ata yje te shumte si nje "zgjebe e madhe" vezulluese ne qiellin e pafund.Ne ambientet e kendshme te nje kafe-restoranti te bukur qe ndodhej i shtrire ne piken dominante dhe eksluzive te kryeqytetit bavarez:Me profesor Pajazit Nushin me kujtohet se biseduam gjere e gjate per tema dhe aspekte te ndryshme qe po vazhdonin te mbeshtillnin dhe perthekonin perditshmerine jetesore ne Kosoven e pasluftes.Biseduam dhe kembyem mendime te shumeta mbi Gjakoven e bere shkrumb e hi nga lufta dhe masakrat serbe.Mbi martiret,heronjet dhe heroinat e shumeta gjakovare (kosovare)qe kishin rene deshmore ose martire gjate luftes se fundit ne Kosove.Per njerezit dhe te rinjet tane te shkepur dhe degedisur rrugeve dhe metropolave te ndryshme te botes ne lektisje e siper per ta siguruar ekzistencen dhe kafshaten e gojes per veteveten dhe familjet e tyre ne vendlindje.Per paradokset,anomalite dhe patologjite e ndryshme(objektive dhe subjektive) te cdo shteti dhe shoqerie te mundshme ne shtetformim e siper dhe ne tranzicion.Biseduam, madje edhe per profesor Martin Cammajn qe e kishte kaluar nje "cope" te madhe te jetes se Tij ne Universitetin e njohur "Ludëig Maximilian" te Munihut...Per poziten e rende te intelegjencise kosovare,per nipin tim te ndjere,Agim Malen(Drite paste!)asokohe redaktor pergjegjes i revistes "Eurozeri" ne Zvicer dhe te ngjashme.Ndrekohe qe pervrec henes dhe yjeve te shumte ne qiellin e mberdhezur e te pafund te metropoles bavareze:Me kujtohet se me prof.dr.Pajazit Nushin gjate asaj nate te paharruar tetori te 2OOO-tes:i ndame edhe hallet dhe preokupimet e njejta(te perbashketa) mbi fatet dhe ardhmerine e pergjithshme te popullit dhe kombit tone shqiptar.Profesor Pajaziti(Nushi) kishte pergatitur nje kumtese te shkelqyer ne nderim  te jetes,vepres dhe personalitetit te njohur te akademik Mark Krasniqit.Ne ate kumtese te Tij :Akademik Nushi ne stilin dhe manirin e njohur(te shkelqyer) te nje studiuesi dhe profesori te shquar universitar i kishte permbledhur dhe trajtuar pothuajse te te gjitha ceshtjet dhe aspektet me te rendesishme te njeriut,popullit,shtetit dhe shoqerise se gjithembarshme shqiptare ose kosovare.Duke e vene theksin ne mentalitetin,kulturen,traditat,historine,psikologjine,sociologjine,rezonancen,filosofine,etnopsikologjine,antropogjeografine dhe ne aspektet tjera sociokulturore ose sociopsikolgjike te popullit dhe kombit tone.Shih per kete:nje shkrim(fejton) i shkelqyer dhe emblematik i prof.dr.Pajazit Nushit me titull"Mendimi psikologjik dhe konstuimi i tij ne Kosove" i publikuar kohe me pare ne gazeten renomative shqiptare "Kosova Sot" ne nje forme a tjetren sikur eshte ne asociacion dhe ne rezonance te thelle me kumtesen e larteperpermendur te profesor Pajazit Nushit ne Munih(München) te Gjermanise.Respektivisht,me "kodin e brendshem"(moral ose etiko-estetik)te popullit ose kombit tone ne njeren ane,si dhe me rregullat,ligjet dhe standardet e njohura qytetare dhe demokratike te te gjitha shteteve dhe shoqerive te ndryshme njerezore ose qytetare ne anen tjeter.Ndonese,te trajtuara dhe analizuara ne menyre lucide dhe teper subptile,koherente dhe afirmative ne trajtimin e mesiperm me titull"Mendimi psikologjik dhe konstituimi i tij ne Kosove" nga akademiku Pajazit Nushi ne "Kosova Sot".Kjo gjithnje duke menduar ne Sociologjine Refleksive dhe ne Psikologjine Pozitive dhe Tradicionaliste te njerezve dhe popullit(kombit) tone-perballe trendeve ose tendencave te cfaredollojshme devijante dhe eskalative qe mund t´iu ndodhin njerzve,popujve,shteteve ose pothuajse te gjitha vendeve ose shoqerive te ndryshme(ne tranzicion) kudo neper bote.Ndaj,pa dashur te behem ketu "komentator" ose ndonje "superanalist" i papermbajtur dhe "subkulturalist" i qendrimeve dhe pikepamjeve te njohura shkencore dhe metodologjike te nje akademiku dhe profesori te shquar universitar sic eshte pikerisht z.Pajazit Nushi.Ne mbeshtetje dhe ne respekt te larte ndaj trajteses se mesiperme(lapidare dhe emblematike) te profesor Nushit ne "Kosova sot":Le te me lejohet ti ceku dhe trajtoj disa ceshtje dhe aspekte te ndryshme psikologjike,sociologjike,sociohistorike etj.qe deri diku(ndofta?)mund te jene te peraferta ose analoge me parimet  dhe qendrimet e njohura shkencore dhe metodologjike te akademikut te lartepermendur kosovar.Dhe,kjo aq me teper duke u mbeshtetur ose bazuar ne faktin e njohur sipas te cilit:Automatizmi,gjegjesisht,ngjarjet,levizjet ose zhvillimet e njohura robotike ose automatike se bashku me urbanizmin modern,konformizmin,prvimin(sekuestrimin objektiv ose subjektiv),krimin e organizuar,korrupsionin,stratifikacionin(vertikalo-hoizontal)material dhe ekonomik,narkomanine,prostitucionin,depresionet e ndryshme individuale ose kolektive,moralin shoqeror dhe vetedijen e njohur morale dhe qytetare-patriotike,madje,kulturen,subkulturen,kontrakulturen,antikulturen,pseudokulturen,simbolet e ndryshme nacionale dhe historike,gjuhen,flamurin,stemen shteterore,himnin,normat,rregullat dhe parimet e tjera sociopsikologjie dhe sociopolitike jane ne funksion te zhvillimeve(por,edhe te determinimeve)te ndryshme te shteteve dhe shoqerive te sotme moderne ose bashkohore.Mbase,te atyre shteteve dhe shoqerive moderne ose bashkohore ku pretendojne Kosova dhe shqiptaret ne pergjithesi.Dhe,kjo me te "mirat dhe te keqiat" e perbashketa te botes dhe kohes sone moderne ose bashkohore sipas maksimes se njohur"Contradictio in Adjecto".Ndonese,gjithmone duke menduar ne "kodin" e njohur etik dhe estetik,gjegjesisht,ne psikologjine pozitive dhe sociologjine refleksive te trajtimit te lartepermendur shkencor dhe metodologjik te akademik Nushit ne gazeten "Kosova Sot":

Psikologjia Pozitive:Se kendejmi,Psikologjia Pozitive si e atille cfae eshte(gjithnje ne kuptimin e analizes se siperpermedur te profesor Pajazit Nushit ne "Kosova Sot"):ne radhe te pare i trajton dhe i analizon kushtet,rrethanat dhe proceset e ndryshme qe sjellin mireqenjen dhe funksionimin optimal te individit,grupeve te ndryshme shoqeore ose qytetare dhe institucioneve te njohura shtetrore dhe politike te nje vendi.Nderkaq,analizat dhe hulumtimet e ndryshme ne fushen e njohur te Psikologjise Pozitive ose Pozitiviste mund te ndahen apo klasifikohen ne tre faktor.Ne pervojen pozitive subjektive(pozitivizmi i  pervojes subjektive),ne individualitetin ose personalitetin pozitive dhe karakterin e njohur njerezore  ose qytetar si dhe ne shoqeine dhe institucionet funksionale dhe pozitive te nje vendi.Nderkohe qe formulimet ose nocionet kryesore te psikologjise pozitive jane:Mireqenja dhe stabiliteti i pergjithshem social dhe psikofizik i njeriut ose individit,funksionimi optimal i tij dhe akceptanca(rezonanca) individuale dhe subjektiviste e vetebesimit se bashku me psikologjine pozitive te nje personi ose individi.Perderisa,kenaqesia ose lumturia e pergjithshme jetesore ne fazen e adoleshences dhe te pjekurise se bashku me mireqnjen objektive dhe subjektive,fatin,kualitetin dhe standardin jetesor,poziten(funksionin shoqeror ose politik), profesionin,karieren dhe personalitetin e individit ne anen tjeter.Jane deshmua si variabilitetet dhe komponentet kryesore ose supstanciale ne kuadrin e lidhshmerive dhe konvergjencave te ndryshme(eksterne ose eksplikative)ne mes vetebesimit,vetekenaqesise dhe veterespektit te njohur temporal dhe pozitivist.Aty jane edhe familja,mjedisi jetesor,ambienti,klima,shendeti,kulti personal,qendrueshmeria ose stabiliteti personal,modeli i njohur i "faktorit te peste"(lexo:"modeli pesefaktorial) dhe keshtu me radhe.Qe se bashku me  raportet ,gjegjesisht,qellimet e njohura ( te domenit te njohur kognitiv,intrinznike dhe ekstrinznike )jetesore,sociale,psikologjike,objektive,subjektive dhe te tjera:paraqesin supstratin dhe formulen kryesore te psikologjise pozitive.Kjo mu per faktin se per dallim nga sociologjia qe e trajton anen psikologjike dhe sociologjike te kolektivitetit(shtetit ose shoqerise):psikologjia nderkaq, e trajton dhe analizon vetem anen psicike ose psikologjike te individit dhe ndikimit te tij ne shoqeri.Kjo per shkak te rolit dhe ndikimit te shtetit ose shoqerise ne shendetin e gjithembarshem psikosocial ose psikofizik te individit dhe anasjelltasNdonese,njerezit ose qytetaret e ndryshem sipas Max ëeberit etj.ndahen dhe jane te vecante nga njeri tjeteri per nga konstrukti dhe struktura e tyre fizike,organike,shoqerore,politike,materiale,sociale,ekonomike,intelektuale,profesionale etj.Nderkohe qe gjate ketyre tre dekadave te fundit ne kuader te hulumtimeve dhe eksperimenteve te reja(bashkohore) shkencore dhe metodologjike ne fushen e pergjithshme te psikologjise:mund te flitet edhe per te te ashtuquajturen Psikologjine,perkatesisht, Intelegjencen Emocionale ose interaktive te njeriut ose individit.Kjo disipline e re e psikologjise(qe ndodhet e lidhur me Dy Emra te shquar te psikologjise moderne dhe pozitiviste sic jane John Mayer dhe Peter Salovey)me ane te testimeve(eksperimenteve) dhe instrumenteve te ndryshme skalare dhe multfifaktoriale per matjen ose testimin e dallimeve individuale ose personale ne kuader te intelegjences emocionale te personit te caktuar ose individit.Procesi i matjes(testimit) te intelegjences emocionale te njeriut ose individit zhvillohet ne dy drejtime te ndryshme.A:Me ane te vetepercaktimit ose verifikimit individual te aftesive dhe mundesive te ndryshme personale ose objektive dhe subjektive

dhe B:Studimet dhe analizat e thella te intelegjences se brendshme(emocionale) me ane te testimeve dhe eksperimenteve te reja skalare dhe multifaktorale(EI).Duke i perfshire dhe nenkuptuar ketu edhe metodat dhe konceptet e njohura(bashkohore) ne kuadrin e nje te te ashtuquajture intelegjence te eksploruar dhe te kristalizuar qe ka zene te praktikohet  dhe aplikohet ne shtetet dhe shoqerite e ndryshme industriale dhe teknologjike te Perendimit.

 Sociologjia e pergjithshme dhe sociologjia refleksive:

Siç dihet:shoqëria kosovare(shqiptare) është një shoqëri relativisht e re në kontekstin e përgjithshëm shtetërorë,shoqërorë, multikulturorë ,multietnik etj.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu(ndonëse, me një theks të posaçëm) edhe faktorët tjerë relevant dhe determinant si faktorin historik,shtetërorë,politik,social, ekonomik, filosofik, etnik, kulturorë,sociopsikologjik,luftarak etj.etj.Që kanë lënë gjurmë të thella në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të njerëzve dhe shoqërisë kosovare pothuajse në të gjitha fushat dhe drejtimët e mundshme.Ndërkohë që traumat e luftës dhe të masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë(!!!)edhe sot e kësa dite vazhdujnë të jenë prezente(në formë akute ose kronike) tek pjesa dërmuese e qytetarëve por edhe tek një pjesë e lidershipit shqiptar në Kosovë.Aty janë edhe problemët tjera sociale dhe ekonomike që shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme kosovare i bëjnë paksa  heterogjene, fraxhile dhe inkompatibile në sfera të caktuara shtetërore , politike,sociale, ekonomike etj.Shih për këtë shkak: Në vazhdim duhet të thirrëmi dhe të mbështetëmi tek shkenca e njohur e sociologjisë.Gjegjësisht, në raportët dhe marëdhënjët e saj me shkencat ose diciplinat tjera shkencore dhe metodologjike(si socio-filosofia,socio-historia,sociologjika e ekonomisë politike,sociologjia e politikës ekonomike , socio-psikologjia,sociologjia refleksive etj.) me qëllim të formulimit dhe një konkludimi të përgjithshëm ose përfundimtar të të gjithë asaj që është cekur dhe trajtuar me lartë.Kjo duke filluar nga Sociologjia Refleksive.Per te vazhduar me Socio-filosofine, gjegjësisht, me Sociologjine dhe Filosofine: Përkatësisht ,me lidhjet dhe raportët e njohura organike dhe empirike në mes socilogjisë dhe filosofisë etj.Ndonëse, gjithmonë duke u bazuar në faktin e njohur sipas të të cilit sociologjia si shkencë ose një diciplinë e veçantë e filosofisë  ka lindur dhe është zhvilluar pikërisht nga supstrati dhe materia e njohur e filosofisë.Kshtu, përderisa filosofia i paraqet, studion dhe i analizon idetë dhe paraftyrimet e ndryshme apstrakte ,skematike,metaestetike etj. në kohë dhe hapësirë.Sociologjia ndërkaq, i studion dhe analizon shoqërinë dhe fenomenët e ndryshme shoqërore dhe politike me ndihmën e njohur të historisë(historiografisë) në atë menyrë që ti paraqes dhe prezantoj në një kontekst sa me të qartë dhe dialektik ngjarjet dhe zhvillimët e ndryshme në kohë dhe hapësirë.Dallimi themelorë në mes të këtyre dy shkencave(sociologjisë dhe filosofisë) qëndron në atë se sociologjia e pranon(akcepton) dhe e merr parasyshë faktin e njohur se:shoqëria njerëzore parasegjithash është një shoqëri e ndërlikuar, madje tepër komplekse dhe masive.Duke i zbatuar dhe aplikuar në këtë kontekst edhe metodat dhe zgjidhjet konkrete ndaj çështjëve dhe aspektëve të ndryshme politike dhe sociopsikologjike me forma dhe metoda të njohura komparative, lineare, dialektike,harmonike, empirike etj.Përderisa, filosofia të gjitha këto i anticipon,koncepton,por  edhe i prejudikon si të thuash në formë apstrakte, skematike dhe metaestetike.Në këtë drejtim mbase duhet kërkuar edhe lidhjet,konvërgjencat dhe ndërvarshmeritë e shumëta(semantike, organike etj.) të sociologjisë me filosofinë.Mbase,në ndërlidhjet dhe ndërvarjet e shumëta sociologjike me parimet dhe premisat e njohura filosofike dhe metaestetike të cilat zatën paraqesin edhe sfidat dhe pëngesat kryesore dhe supstanciale të zhvillimit dhe funksionimit të pavarur dhe neutral të sociologjisë nga filosofia.

Sociologjia dhe Historia:E kaluara dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i sojit njerëzorë parasegjithash janë një univers dhe burim i pashterëshem të dhënash dhe burimësh të shumëta materiale dhe historike saqë shkencat ose diciplinat e ndryshme shkencore dhe shoqërore (edhe sociologjia pra!) ndodhën të ndërvarura dhe të ndërlidhura me njera tjetrën në shumë sfera dhe segmente të ndryshme.Sidomos shkenca ose diciplina e njohur e sociologjisë e cila përveç në filosofi: fenomenët dhe zhvillimët e ndryshme njerëzore ose shoqërore i mbështetë dhe i kërkon tek zhvillimët dhe burimet e njohura historike ose historiografike.Duke i nënkuptuar këtu reflektimet dhe gërshetimet e njohura eksterne dhe eksplikative të sociologjisë në histori ose anasjelltas.Në rastin e shtetit dhe shoqërisë kosovare sidomos(...).

Sociologjia dhe Ekonomia Politike: Ekonomia Politike është e rëndësishme dhe  tepër valide për Sociologjinë , por edhe për shkencat tjera në këtë drejtim mu për faktin se kjo e fundit(Ekonomia Politike) e trajton një aspekt shumë të rëndësishëm dhe fundamental çfarë është pikërisht aspekti i njohur social ose ekonomik.Ndonëse, ekonomia politike në këtë sfond i parasheh dhe i trajton popullësinë ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare  si fuqi ose klasë punëtore.Prkatësisht, si një pjesë të rëndësishme( materiale,produktive dhe reproduktive) për mbijetesën dhe zhvillimin e përgjithshëm shoqërorë dhe politik.Përderisa, sociologjia në këtë kuader, përveç çështjëve dhe aspektëve të mesipërme materiale dhe ekonomike: I trajton dhe analizon edhe çështjët dhe aspektët tjera të shoqërisë njerëzore ose qytetare.Duke i kuptuar dhe akceptuar njeriun ose individin si pjesë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetit dhe shoqërisë dhe jo vetëm si fuqi punëtore ose si vegla pune.Sociologjia pra i kundron dhe i trajton në  menyrë etike dhe tepër kritike çështjet ose aspektët e sipërpërmendura materiale dhe ekonomike.Duke insistuar për kushte dhe standarde sa me të avansuara sociale dhe ekonomike që e bëjnë një shtet dhe shoqëri funksionale, përparimtare dhe produktive.(Duke menduar vazhdimisht në shtetin dhe shoqërinë kosovare.Përkatësisht,në çështjet dhe aspektët e njohura sociale dhe ekonomike të shtetit dhe shoqërisë kosovare..).

 Socio-psikologjia:Se këndejmi, lidhjet dhe ndërvarësitë me të fuqishme dhe komparative në mes sociologjisë dhe psikologjisë duhet kërkuar në studimin dhe analizat e mirëfillëta shkencore dhe humaniste të shtresave dhe strukturave të ndryshme njerëzore dhe qytetare.Kështu për shëmbull, psikologjia në radhë të parë e studion dhe analizon faktin e rolit dhe një ndikimi të fuqishëm dhe ambivalent të shoqërisë ose mjedisit të gjërë shoqërorë ose qytetar tek njeriu ose indivdi(qytetari) i thjeshtë në njerën anë dhe atë të rolit dhe ndikimit të fuqishëm dhe të shumëfishtë( të reaksionit ose kundërreaksionit të brëndshëm apo të jashtëm)    një personi ose individi të caktuar në trendët ose standardët e përgjithshme(masive) shtetërore dhe qytetare në anën tjetër.Duke i trajtuar dhe analizuar kështu vetëm çështjët dhe aspektët e ndryshme psiçike ose psikologjike të një personi ose individi  që kanë ndikime dhe influenca të shumëta e të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme shoqërore ose qytetare që iu takojnë fushave të përbashkëta sociopsikologjike.Pa i harruar këtu eksplikacionet ,konvërgjencat dhe singularizimet e ndryshme socio-psikologjike  në fushat  dhe drejtimet e caktuara të studimit dhe analizave me të thella mbi gjendjën ose situatën e përgjithshme(psiçike ose psikologjike) të individit ose kolektivitetit si bazë e fuqishme konspirative dhe logjistike për studimet dhe analizat e metejme të ngjarjeve dhe situatave të caktuara psikologjike dhe sociologjike."Shteti" dhe "Ligjët" e njohura të Platonit dhe "Politika" dhe "Etika e Nikomahut" të Aristotelit si shëmbull ose si një udhërrefyes tjetër me rëndësi: Për me tepër ndërkaq, Platoni në kuader të "Shetit" të tij  i ka ndarë dhe klasifikar njerëzitë ose shoqërinë e atëhershme njerëzore dhe qytetare në bazë të diferencave dhe antagonizmave të njohura klasore, sociale ose  materiale.Prkatësisht, në "klasën e pasur" dhe në" klasën e varfër" njerzore dhe qytetare në kuader të "polisit"(shtetit) të atëhershëm të Athinës:Ndërsa, në "Ligjët" e tij administrative dhe juridike , duke i studiuar dhe analizuar shkaqet dhe faktorët e ndryshëm të funksionimit dhe determinimëve të njohura shoqërore dhe demokratike:Në vazhdim i veçon shkaqet dhe faktorët e ndryshëm natyror dhe gjeografik(si klima, konfiguracioni dhe relijefi i njohur tokësorë ose gjeografik,hapsira e përgjithshme gjeografike dhe historike etj,) në mbarëvajtjet dhe funksionimet e mirëfillta shtetërore dhe qytetare.Përderisa , Aristoteli duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër(4) pjesë ose dimenzione të njohura sociale dhe politike si Filia(Solidariteti shoqërorë ose qytetar),Koinonia(Grupimët e veçanta), Politea(Shteti) dhe Nomos ( Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë):I veçon tre(3) shtresa ose kategori njerëzore ose qytetare.Të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu studimet dhe analizat e thella mbi strukturën ose supërstrukturën e njohur shoqërore ose qytetare në funksion të konceptiëve të njohura humane dhe filozofike mbi njeriun,shtetin dhe shoqërinë.Kjo në radhë të parë për faktin se njeriu gjithnjë sipas Aristotelit dhe shumë filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në këtë drejtim në radhë të parë është një "zoon politikon"(lëxo:"kafshë politike" ) me tipare ,interesa dhe karaktetistika të vecanta ose specifike ndaj krijesave të tjera në kohë dhe hapësirë i cili mund të mbijetoi vetëm në bazë të logjikës(intelektit),moralit të brëndshëm ,përvojave të ndryshme objektive dhe subjektive si dhe  të bashkëjetesës së njohur me njerëzit tjerë.Ndonëse, pa i harruar këtu konceptët e njohura shoqërore dhe qytetare të Sen Simonit, Immanuel Kantit,Adam Smitit etj.Përkatësisht, drejtimet dhe orjentimet e njohura shkencore dhe sociologjike të shtëve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare sipas kësaj strukture ose radhitjeje shkencore dhe metodologjike me sa vijon:

Drejtimi mekanik: Si ithtarë dhe "arkitekt" të rëndësishëm dhe kryesorë të këtij drejtimi ose orjentimi njihen Dekarti, Spinoza etj.Të cilët janë të mendimit se mu njashtu sikurse  në sferat ose fushat e njohura të fizikës, mekanikës, kimisë etj.Edhe rregullat dhe ligjët e ndryshme shoqrore ose sociologjike duhet kuptuar dhe konceptuar mbi bazën e ligjëve ose rregullave të mësiprme fizike ose mekanike.Por, megjithatë, drejtimi i mesipërm mekanik(sipas Dekartit,Spinozës etj.) nuk do të ketë ndonjë ndikim të fuqishëm ose masivë në sociologjinë bashkohore.Kjo në radhë të parë për faktin se shteti dhe shoqëria e sotme njerëzore ose qytetare janë shumë me të ndrlikuara dhe shumë me komplekse se sa vet ligjet ose drejtimt e mesipërme mekanike.

Drejtimi biologjik: Ka për qëllim prezantimin , konceptimin , krahasimin dhe konvencionalizimin e ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme shoqërore ose qytetare mbi bazën e ligjëve ose teorive të njohura evolutive ose biologjiko-organike.Tre(3) variantat e tij krysore janë:Varianta organike;Varianta sociale ose socio-fizike(sipas Çarls Darvinit dhe August Kommtit etj.) dhe Variante Raciste(Sipas A.Gobinosë,S.Chemberleinit, A.Rosenbergut etj.)

 Drejtimi ose pozicioni gjeografik:Ithtarët dhe propaganduesit e këtij drejtimi ose pozicioni shoqëror dhe sociologjik janë të mendimit se ngjarjet dhe dukuritë e ndryshme shoqërore ose politike duhet kërkuar edhe tek faktorët e njohur gjeografik , përkatësisht, në "Antropogjeografi" dhe në "Gjeografinë politike"  ose "Gjeografinë historike"të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme qytetare ose politike.(Kujto këtu "Antropogjeografinë" dhe "Gjeografinë Politike" të Fridrich Racelit etj.)

 Drejtimi ose orjentimi i njohur psikologjik: Gabriel Tard në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Ligjët shoqërore"  e  ka akceptuar dhe përceptuar sociologjinë si një "psikologji të brëndshme"(interne) e cila i trajton marëdhënjet ose raportët e ndryshme(bilaterale etj.) në mes njerëzve ose individëve të caktuar në shoqëri mbi bazën e njohur të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtëroë dhe psiçikë ose psikologjikë të individit.Përderisa , Max ëeberi në kuader të veprave ose shkrimëve të tij të njohura si "Shoqëria natyrale","Etika protestaniste dhe kapitalizmi."; "Shkenca si thirrje", "Politika si thirrje" etj.Është i mendimit se procesët e ndryshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë janë rezultat logjik i natyrës dhe karakterit të njohur(lexo: psiçik ose organik) të njeriut ose një individi të caktuar ndaj të tjerëve apo ndaj shoqërisë së gjithmbarshme njerëzore ose qytetare.Ndaj, mu për këtë fakt, sociologjia gjithnjë sipas Maks Veberit është "shkencë e aksionëve shoqrore".Ajo(sociologjia) madje, ëshë edhe imediate, imperativiste (si  një domosdoshmëri sociale dhe psikologjike) e çdo shteti dhe shoqërie të mirëfillët njerëzore ose qytetare.Ndërkohë që aksionët(ose reaksionët) e ndryshme individuale ose kolektive ndodhën të ndara dhe klasifikuara sipas: a) -Aksionëve të mirëfillëta dhe racionale në raport me qëllimët e ndryshme shoqërore ose qytetare, b)-Aksionet racionale në raport me vlerat ose parimet e larta, c)- Aksionët tradicionale dhe d)- Aksionët emocionale.Me veprime ose aksione racionale:nënkuptojmë veprimët ose aksionet e mirëfillëta, të logjikshme dhe të kordinuara.Ndërsa, me ato  reaktive ose iracionale:nënkuptojmë stresin, instiktin dhe emocionet e pakontrolluara në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale ose kolektive.Zigmund Frojdi në këtë frymë është i mendimit se reaksionët dhe pothuajse  të të gjitha dukuritë dhe reagimët e ndryshme shoqërore ose qytetare parasegjithash janë rezultat i një reagimi të brëndshëm .Gjegjësisht,të  instiktit polar(  libidit trupor ose fizikë) në organizmin tonë.Duke i nënkuptuar gjithmonë këtu polin dhe antipolin(...).Gjegjësisht, "mbingarkesën e polit" dhe "shpërndarjen racionale" të enërgjisë së tepruar (negative ose pozitive) në vetëdijen dhe organizmin tonë në atë menyrë që të përmbushën ose ushqehën paksa epshët ose kërkesat e ndryshme individuale apo kolektive në çdo kohë dhe hapësirë.Qofshin ato kërkesa materiale, politike,ushtarake,ekonomike,karieriste etj.

 Drejtimi formal(Formalizmi):Formalizmi parasegjithash është i njohur për ndarjet ose diferencimët e njohura(dihotomike,empirike, organike etj.) në mes sociologjisë dhe shkencave ose diciplinave të tjera shoqërore apo qytetare në bazë të asaj që sociologjia i trajton dhe hulumton të gjitha tiparet dhe karakteristikat e përbashkëta ose kolektiviste të shtetëve dhe shoqrive të ndryshme.

Drejtimi funksionalist(Funksionalizmi):Në metodat dhe teorinë e tij funksionaliste,Malinovski duke u mbështetur dhe orjentuar në parimet dhe principët themelore ose supstanciale të një  harmonie dhe universalitetit të gjithëmbarshëm( kolektivë dhe funksional) të ligjëve dhe dukurive të ndryshme shoqërore ose qytetare.Në vazhdim thekson faktin se të gjitha premisat dhe elementët e mundshme  të karakterit dhe strukturës së njohur shoqërore apo qytetare e kanë një karakter të pandryshuar ose tepër standard. Gjegjësisht, funksionin pozitivë që paraqet bazën ose themelët e përgjithshme dhe kryesore  të mbarëvajtjes dhe integritetit të njohur të shoqërisë si bashkësi  apo si kolektivitet.Sipas tij struktura sociale ose ekonomike është në funksion fundamental ose supstancial të ndryshimëve dhe determinimëve të ndryshme shoqërore dhe kulturore.Se këndejmi, pos determinizmit kulturor në këtë drejtim duhet nënkuptuar edhe determinizmin bio-gjenetik i cili është  i natyrës dhe një karakteri të pandryshuar ose stabil.Talkot Parsoni ndërkaq, i veçon katër dukuri ose fenomene të ndryshme të funksionalizmit si:akteri ose autori,qëllimi, situata dhe orjentimi normativë.

 Mjetët strukturale ose strukturaliste:Strukturalizmi në radhë të parë është prezent tek ligjet dhe teoritë e ndryshme socio-antropologjike, tek ato elitare dhe revolucionariste e kështu me radhë.Ndërkohë që sociologjia në këtë kuader e studion dhe analizon shoqërinë njerëzore ose qytetare si totalitet(kolektivitet) ose si trësi.Përkatësisht, si një bashkësi të përgjithshme(universale ose kolektive) në procesët , mardhënjët dhe raportët e gjithëmbarshme shtetërore dhe shoqërore.Duke i trajtuar dhe analizuar në këtë frymë strukturën shoqrore ose qytetare së bashku me paramendimet dhe parashtrimt e ndryshme (objektive dhe subjektive) të shtetit dhe shoqërisë.Kushtët,shkaqët dhe pasojat e ndryshme individuale, grupore ose kolektive në funksion të konceptit dhe akceptimëve të njohura dhe të mirëfillëta shkencore dhe socio-politike të çështjeve dhe problemëve të ndryshme akute ose kronike.Ndonëse, pa i harruar këtu rolin dhe ndikimët e pashmangshme të patologjisë, gjegjësisht, të krizave dhe deformimëve të ndryshme individuale dhe kolektive së bashku me ato të neoevulucionizmit,difuzionizmit, paternalizmit, bihorvinizmit, radikalizmit, semantizmit, klasicizmit, egocentrizmit, dogmatizmit, fraksionalizmit,etatizmit; parlamentarizmit, interp-arlamentarizmit, liberalizmit, neoliberalizmit,  protekcionizmit, cinizmit, oportunizmit, konformizmit, servilizmit, ciklizmit, neofunksionalizmit, pozitiv izmit, historizmit, strukturalizmit, aksionalizmit, determinizm-it, flegmatizmit, pragmatizmit, konstruktivizmit ,religjionit,etikës(moralit),estetikës,kulturës, ideologjisë nacionale dhe historike, traditave të ndryshme nacionale dhe kulturore dhe kështu me radhë.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe degët ose disiplinat e njohura të filozofisë si metafizika, ontologjia, epistemologjia,gneseologjia, idealizmi,materializmi, monizmi, dualizmi, pluralizmi, empirizmi, sensualizmi,racionalizmi, kriticizmi,intuicionizmi, racionalizmi, iracionalizmi ,etika, logjika,estetika,antropologjia,metodika dhe të tjera për të cilat do bëjmë fjalë në një shkrim tjetër të radhës. Dhe, të gjitha këto në funksion të një Analize të përgjithshme dhe funksionale. Respektivisht, në funksion të Metodave të njohura strukturale dhe komparativiste të sociologjisë si shkencë dhe një diciplinë e veçantë e filosofisë në raport me të gjitha çështjet, aspektët dhe fenomenët e mundshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare në një kohë hektike dhe tepër fluide të konsolidimit dhe tranzicionit.Se këndejmi, Dialektika dhe Rezonanca e ngjarjeve dhe zhvillimëve të njohura në kohë dhe hapësirë së bashku me "etosin" dhe "erosin" e preferuar  intelektual dhe patriotik të udhëheqjes shtetërore dhe politike në Republikën e Kosovës.Na bëjnë të presim dhe shpresojmë në Ditë me të mira për fatët e përgjithshme të kombit dhe atdheut tonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora