E premte, 26.04.2024, 02:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Ginesi i fundit, hyn ne vaske me 87 gjarperinj

E premte, 09.11.2007, 07:59 PM


Vetem per te shtuar famen e tij dhe per t’u regjistruar edhe njehere tjeter ne librin e rekordeve “Gines”, teksani Xheki Bibi eshte futur brenda nje vaske me 87 gjarperinj, nder te cilet kishte edhe lloje nga me te rrezikshmit, me helm vdekjeprures. Jo pak, por gati 45 minuta, qytetari nga Teksasi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka qendruar brenda vaskes se banjes te tejmbushur me gjarperinj. Ginesin e pare Bibi e ka fituar ne vitin 2006, kur ai ka qendruar per shume kohe me 10 gjarperinj. Ai ka pohuar per mediet dhe gazetaret se gjithçka qe ka bere eshte natyrisht e frikshme, e tmerrshme, por ja qe ai ka sakrifikuar vetem e vetem per te hyre ne Gines dhe per te qene i famshem. “Gjarperinjte mund te shkojne ku te kene deshire, derisa nuk fillojne te kafshojne”, - thote Bibi. Ai sqaron se “çelesi i moskafshimit te tyre eshte jetik per mua. Nje levizje e shpejte i tremb gjarperinjte, ndersa nese levizet behen me ngadale dhe qetesi te plote, gjarperinjte jane te lirshem dhe nuk kane frike”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora