Kulturë
Doli nga shtypi libri: "Heshtja e nënëlokes" – poezi, autor Beqir Cikaqi
E diele, 21.03.2010, 10:53 PM
Në fillim të marsit (2010), doli nga shtypi libri “Heshtja e nënëlokes”. Është kjo një përmbledhje e poezive nga Beqir Cikaqi.
Autori ka lindur në Iliron (ish Dobërdelan) të Therandës - Kosovë. Aktualisht, jeton me familje në Paese të Trevizos - Itali. Ka një përvojë disa vjeqare të punës si mësues në vendlindje dhe në shkollë shqipe të MP në diasporë. Përveq punës së mësuesit merret edhe me shkrime duke publikuar aktivitete(të mërgatës), repotazhe, portrete, komente, intervista, etj. në gazeta e faqe interneti. Është autor edhe i librit: - “ ATDHEU VENDI MË I BUKUR”.
Poezit në librin "Heshtja e nënëlokes" janë të ndara në katër cikle: - Kujtimi e krenaria. Dilema e shqetësimi. Dashuria e dhembja. Mbresa të pashlyeshme. Edhe pse ishte paraparë që botues i këtijë libri të jetë Shoqata “Bashkimi Kombëtar” me seli në Bassano del Gappa(It), për arsye procedurale dështoi.
HESHTJA E NËNËLOKES – poezi
Prizren - Shkurt, 2010
Botues : Autori
Redaktoi dhe lektoroi: Sejdi Kadolli
Recensor: Refki Tafaj
Piktura e ballinës: Pjetër Koleci,
Radhitja kompjuterike : Musaj Jolxhiu
Shtypi: PEGAS – Prizren
Tirazhi: 500 copë
ISBN: 978-9951-466-8-1