Resmi Osmani: Nën bli po rrinte cuca
Lula e Zef Pjetrit, të Pjetër Zefit, cuca që hala si kishte mbushur gjashtëmbëdhjet vjeç ,por që kaherë e kishin fejuar me dikënd matanë malit, që ajo as e kish pare e as ia donte zemra, u ndje e rrethuar nga vetmia dhe heshtja. Shtëpitë e bardha të katundit, nanuriseshin si të përgjumura e të heshtura, mes blerimit të harlisur...


























