Mendime
Dedë Preqi: Serbia ka një siklet
E shtune, 03.08.2019, 07:30 AM
SERBIA
E KA NJË SIKLET, OSE PO ARMATOSET PËR TË ZEZËN E VET
Nga
Dedë Preqi
Pse
po armatoset sot Serbia, kur nuk i kanoset asnjë lloj kërcënimi dhe rreziku
prej askujna, por vet fakti tregon se, ky shtet dhe ky popull nuk ka qëllime që
synojnë paqën, apo për të krijuar një stabilitet dhe jetë normale në mes
popujve të Ballkanit perëndimor dhe rajonit.
Është
interesant se në të njëjtën kohë po armatoset Serbia dhe Turqia, dhe që të dyja
po furnizohen me armë të ndryshme luftarake nga i njëjti vend, nga Rusia e
Putinit, e cila nuk mbahet mend se ky vend investoi ndonjëherë në marrëdhëniet
e tilla, ku promovohet paqa dhe stabiliteti ndërnjerëzor.
Të
gjitha shtetet e botës e kanë të drejtën e forcës mbrojtëse të vendit të vet
sikur edhe Kosova, që e ka Ushtrinë e vet, e cila si një ushtri e re, duhet të
pajiset me armatim të rregullt dhe gjitha pajisjet që i takojnë një ushtrie të
vërtetë.
Por,
kjo nuk do të thotë se Kosova edhe pse është një shtet i vogël, duhet të
mobilizohet me armatim sikur do ta kishte sot Izraeli, i cili në sistemin e një
praktike që ka ky vend, fëmija i tyre sikur lind, rritet dhe vdes me armë në
dorë.
Kosovës
dhe Ushtrisë së këtij shteti i nevoitet armatim modern i kohës, jo për të
sulmuar askënd, sepse edhe nuk ka kapacitetet e saj, por më rëndësi është që ky
vend me forcën e vet mbrojtëse, të jetë
në gjendje dhe e gatshme të mbrojë popullin dhe pëllëmbët e teritorit të vet.
Këto
ditë patëm rastin përmes ekraneve ti shohim disa utomjete luftarake që i erdhën
si dhuratë Serbisë nga Rusia, ku aq më pak nga këto marrëdhënie në mes këtyre
dy vendeve flitet se po shkëmbehet ndonjë vlerë e mallrave dhe e natyrave tjera
ekonomike, që ka të bëjë me shijen e jetës normale dhe qytetërimit njerëzor në
hapësirën e lirë të lirisë dhe demokracisë.
Dotë
thotë se, për këta njerëz dhe këto vende asgjë nuk ka ndryshuar nga mesjeta, që
si prioritet i kanë pasur luftat dhe uzurpimet e tokave të huaja, duke përfshi
edhe Serbinë, e cila po përdoret si «gacë prushi» nga Rusia, për të arritur
qëllimet e saj dhe për të destabilizuar Evropën, duke përfshi edhe Kosovën.
Në
një situatë të tillë Kosova nuk ka relacion tjetër, përveq se duhet të gjejë
shtigjet e veta dhe të kërkojë që të gëdhend fatin e vet në kuptimin e jetës së
lirë dhe demokratike, duke vepruar dhe u mirëkuptuar me miqtë ndërkombëtar,
posaqërisht me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke e ruajtur partneritetin politik
dhe strategjik, si qëllim dhe synim i ruajtjes dhe stabilitetit të këtij vendi.
Edhe
më herët para luftës që shkakëtoj Serbia me Kosovën, flitej dhe përflitej se Serbia, ishte një
ndër vendet më të armatosura dhe më të fuqishme në Ballkan, e cila kishte
arritur madhështinë e saj edhe përmes diplomacisë së Millosheviqit, i cili
sikur në halucinacione të herëpashershme dhe qëllim «supermacist», që urrente
dhe iritonte popujt jo serb, duke përfshi edhe popullatën shqiptare të Kosovës,
me çrast e zbuloi deformimin e një koke të boshatisur politike, duke e dërguar
Serbinë dhe popullatën në një situatë të rrezikshme, dhe deri te një luftë, që
ndoshta do renditej, apo e fillonte
Luftën e Tretë Botërore.
E
parë nga kjo pikparje, reagimet njerëzore janë të domosdoshme për të zgjedhur
zgjidhje, që do të vendoste se, a do apo nuk do t’u nënshtrohesh atyre fuqive
që kërcënojnë dhe e robërojnë jetët njerëzore nga liria dhe demokracia e tyre,
e cila do të bënte lodër e rrethanave të tyre dhe të heqësh dorë nga liria dhe
dinjiteti njerëzor, që të shëndrrohesh në formën e një robërimi tipik.
Ashtu
do t’u ndodhte edhe shqiptarëve të Kosovës, por për fatin e popullit të këtij
vendi, edhe reagimi i botës demokratike arriti deri në pikën e fundit, i cili e
kuptoi dhe u bind, duke vepruar me forcat e NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe
aleatët e saj, duke e përzënë Serbinë okupatore nga Kosova, bashkë me forcat dhe armatën e saj më të
«fuqishme» në Ballkan.
Serbia
edhe sot po lazdrohet me përqëndrimet e saja labile dhe dhelpërake, që njërën
këmbë do e fut nga Evropa dhe tjetren nga Rusia, por që nuk mund ti shmangët
ndikimeve të dhunshme të mjedisit dhe rajonit, e cila do na bënte të besojmë se
ky mentalitet njerëzor me politikat që vepron, fare nuk ka ndryshuar nga e
kaluara, sikur do të ishte e kushtëzuar nga një faktor tipik, që e nxitë në
tiparin e një veprimi të tillë, apo e cila agresivitetin, luftat dhe pushtimet
do i kishte në gjene.
Serbia
e ka një siklet, siq thotë një fjalë e huaja popullore, ose po armatoset për të
zezën e vet, dhe shqetësimi i saj orientohet në garimin luftarak, e cila nuk
është ngopur me luftëra të njëpasnjëshme historike dhe asnjëherë nuk është
ndarë ngadhnjyese, por gjithherë humbëse dhe e mundur, sepse ishte pushtuese
dhe robëruese e lirive dhe të drejtave njerëzore, posaqërisht ndaj shqiptarëve,
dhe për fat të keq, Kosova dhe popullata e saj qëlluan të fqinjësuar
gjeografisht me këtë vend.