Mendime
Aurel Dasareti: Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan lartë në qiell
E hene, 29.07.2019, 07:13 PM
Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan
lartë në qiell
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Kushdo që është bërë i dehur nga fuqia (pushteti) dhe ka përfituar prej
saj, nëse vetëm për një vit, kurrë nuk do të heq dorë prej saj vullnetarisht. Horrat janë shumë frikacak, por pasi
në ju shikojnë do burra të pavendosur, nuk u trembet syri. Dhe, do ta çojnë në
vend amanetin e armiqve me të cilët kufizohemi por jo vetëm, që Vendi dhe emri
jonë të vdes përgjithmonë.
Ju nuk mbyteni duke rënë në ujë, por duke qëndruar shumë gjatë nën
sipërfaqe.
***
Jemi të vetmit në botë që e kemi bërë kozmopolitizmin një identitet
kombëtar.
Të vetmit në botë që i lutim pushtuesit t`ia dhurojmë edhe pjesën tjetër të
tokës.
Guximi, besnikëria
dhe trimëria prej kohësh nuk është më një virtyt që është vendosur lartë në
ideologjinë e shtetit amë, Kosovës, trojeve tjera jashtë kufirit të imponuar
dhe mentalitetin e shqiptarëve.
Është Tradhti
Kombëtare të lejohet në Shqipëri (dhe Kosovë) biznesi i pushtuesve dhe shteteve
tjera armiqësore si Rusia, Kina etj që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kriminalitet dhe
Tradhti Kombëtare t`u shesësh apartamente në bregdet të huajve që me kohën do
të shtohen shumë dhe do të na kolonizojnë; do t`i blejë Rusia të gjitha.
Kriminalitet dhe
Tradhti Kombëtare alarmante privatizimi i zonave bregdetare (plazheve
publike-shoqërore) në të cilat lahen, shëtitin dhe i rrezitin vithet të huajt,
ndërkaq shqiptarët (95% të varfër) as që mund t`u afrohen. Plazhet më
përpara janë të të gjithë shqiptarëve, dhe ata do të lahen dhe rreziten aty pa
pagesë, ore kriminelë të fëlliqtë!
Tradhti Kombëtare të
përdorësh policinë të prish Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe terrorizon
popullatën me gaz helmues dhe shkopinj,
e të mos kontrollosh kufirin shtetëror, ku hyjnë lirisht “refugjatët” fals
afrikan, arabik e aziatik pa pyet fare të zotin e shtëpisë, dhe që do të mbeten
e trashëgojnë atë që u takon pasardhësve tanë. Shtetet e BE-së që Shqipërinë
nuk e marrin aspak seriozisht, e kontrollojnë kufirin e vet.
Tradhti Kombëtare,
katastrofë alarmante që për shkak se shteti i horrave nuk siguron mirëqenien e
popullatës, të rinjtë ikin. Vendi boshatiset, kanë mbetur thuajse vetëm pleqtë.
Shqipëria është në errësirë morale-shpirtërore. Pasoja e kësaj është se Shqipëria (e
gjithë shqiptaria) shpejt shpërbëhet, nëse nuk zgjohemi menjëherë.
Në gjithë botën Tradhtia
ndaj Vendit sjell ndëshkimin më të rëndë për keqbërësin; ndryshe nga dy
shtetet tona të dështuara, për shkak se janë kapur nga minjtë e ujërave të
zeza, ku asgjë nuk funksionon normalisht.
***
Zyrtarë të kompanive të huaja në shtetin tënd. Të gjitha vendet që kanë miratuar
një model të tillë të drejtimit (menaxhimit), në një ritëm të shpejtë, e kanë
sjellë ndarjen e shoqërisë në: disa njerëz të pasur dhe shumë njerëz
të varfër.
***
Trashëgiminë pellazge/ilire që shqiptarët nuk e duan.
Vetëmohimi shqiptar, sakrifikimi i interesave kombëtare për të mirën e
armiqve. Armiku e urren atë trashëgimi të lavdishme më shumë se sa
shqiptarët e duan. Dhe sa më pak që shqiptarët e duan atë, nuk duhet të
ketë kaq shumë armiq për ta fshirë nga historia jonë dhe t`ia përfshijë (shtoj)
historisë së tyre false, duke e përvetësuar tonën.
Kështu që, bota do
të na konsiderojë si ardhacak nga Azia (saktësisht siç lehin barbarët e ardhur
nga Karpatet etj) e jo si i vetmi popull autokton i Gadishullit Ilirik
(Ballkanik), që gjatë gjithë historisë jeton në trojet e veta etnike, pjesa më
e madhe e së cilës është pushtuar nga fqinjët ardhacak që na rrethojnë. Si
ardhacak pushtues, ti nuk mund të kesh aq të drejta sa fqinjët “autokton”, dhe
BE “demokratike” na neglizhon (injoron).
Po si të kujdeset
për ne kur vet plehrat shqipfolës duan ta bindin që Dardanisë (Kosovës) antike
t`i bëhet copëtimi i radhës për t`ia dhuruar Serbisë?
***
Kur një i çmendur udhëheq shtetin.
Shqipëria dhe Kosova të kapura kryesisht nga tre horra (kryesorin
prej tyre e vranë serbët në 1998-99 dhe pas luftës e ngjallën, Halleluja), kalojnë
nëpër një nga periudhat më të këqija në historinë e saj (tyre) në të
gjitha frontet.
Armiqtë e mi të vërtetë janë ata që morën kontrollin e
këtij vendi dhe e konsideruan atë si pronën e tyre personale për 30 vjet. Ata
plaçkitën çdo centimetër katror dhe mendonin se po i bënin popullit një favor.
Ata shfrytëzuan varfërinë, urinë dhe
mungesën e arsimimit kur rekrutuan të rinjtë në forcat e rendit dhe i bënë ata
të sulmonin këdo që kundërshtonte. Më besoni, fundi është afër këtyre njerëzve.
Dhe unë ju lutem për të marrë pjesë aktive në ndryshimet pozitive, largimin e
mafiozëve aktual (në bashkëpunim me disa oligark) që e kanë kapur shtetin,
sepse Shqipëria (dhe Kosova) nuk do të ndryshojë nëse thirrjet tona të betejës
shkruhen vetëm në Facebook.
Arsyetimi i disa pseudo-intelektualëve se edhe
paraardhësit e këtij regjimi ishin të këqij, prandaj edhe ti nuk lëvizësh nga
kauçi, nuk e falën indiferencën tënde. Indiferenca është më seriozja nga
sëmundjet e shpirtit.
Nëse edhe më përpara ka sunduar një psikopat, nuk do të
thotë se ne do ta lejojmë të sundoje psikopatin e radhës. Nëse edhe më përpara
ka pas shumë vrasës, nuk do të thotë që ne t`i tolerojmë dhe falim vrasjet e
vrasësit të tashëm. Kjo sepse ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por vetëm
të marrim mend prej saj, dhe të mos lejojmë rreziqet e tanishme.
***
Çdo shantazh (politik apo ushtarak) nga armiqtë e huaj, patjetër të kundërshtohet
menjëherë, qysh në fillim. Nëse zmbrapseni përpara atij që të kërcënon dhe
frikëson që të veprosh kundër dëshirës tënde (t`ia japësh Trepçën, Liqenin e
Ujmanit), ai nuk do të ndalet, por do të keni gjithnjë e më shumë kërkesa.
Shkundni kombin dhe zgjoni popullin. Ne nuk e japim më asnjë milimetër të
atdheut tonë.
***
Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan lartë në qiell. Ata gjithmonë ishin besnikë ndaj
vendit të tyre. Dhe luftuan kundër të gjitha frikave të brendshme. Duhet që ne
të gjithë të bashkëpunojmë për të ndryshuar Shqipërinë, Kosovën dhe trojet
tjera shqiptare. Ata nuk mund ta bëjnë këtë vetëm.
***
Fitorja do të jetë e jona, sepse ne luajmë me kartela të hapura. Sepse ne
nuk i kuptojmë politikat, kompromiset, negociatat dhe mashtrimet e lira.
Fitorja do të jetë e jona, sepse lotët tanë vijnë nga zemra. Sepse ëndrrat tona
janë të drejta. Sepse ne kemi një aftësi të natyrshme për të dashur atdheun.
Sepse shpresa tani ka ndërtuar një kështjellë brenda nesh. Fitorja do të jetë e
jona, sepse ne më tepër zgjedhim të vdesim me nder se sa të jetojmë pa
dinjitet. Fitorja do të jetë e jona, sepse Shqipëria (dhe Kosova) vjen më parë
dhe është më e madhe se çdo gjë.
Le të lejojmë zgjimin e shpirtit
luftarak. Portat e lirisë janë të hapura.