Mendime
Dedë Preqi: Shqipëria të mësojë nga Kosova
E hene, 22.07.2019, 07:35 PM
Po,
çka i han palla Beogradit, se Haradinaj jep dorëheqje?
Nga
Dedë Preqi
Dorëheqja
e Ramush Haradinaj nga posti i keyministrit të Kosovës, më shumë është
përsonale, ndoshta edhe për të iu përgjegjur thirrjes për intervistim në
Gjykatën e Hagës dhe kjo vlenë madje edhe kur çështjet në pushtet janë të
çrregulluara, ose të organizuara gabim deri në atë pikë ku nuk duhet të
vazhdohet mëtutje!
Por,
e veqanta e gjithë kësaj duket se e ka rrokë edhe një emocion i nxehtë
Beogradin, me çrast me një angazhim të Vuçiqit, i cili pas këtij lajmi i tubon
gjithë stafin e vet shtetëror dhe po përgadit një trillim, apo plan tjetër se,
kush tani do të vendoset në vend të Haradinajt, përmes votës së listës serbe,
që të ketë ndikim në proceset shkatrrimtare të Kosovës.
Dhe
kjo nënkupton se Serbia dhe Vuçiqi, akoma e kanë “krrabën në sanë”, që do të
thotë se, më shumë e kanë në prioritet çështjen e Kosovës, se popullit të vet
dhe Beogradit, duke e futur këtë çështje në sëcilin kanal të përgjegjësisë së
vet, me përshtypjen se Kosovën e mbanë nën kontrollë?
Një
rrezik i tillë për Kosovën, madje bëhët edhe kërcënues, siq e vërejmë edhe më
tepër kur Vuçiqi dhe Beogradi përzihen në çdo çështje të Republikës së Kosovës,
duke ditur se ky vend nuk është më nën diktaturën dhe juridiksionin e
Beogradit, por që nga viti 1999, Kosova kalon në vetëvendosje dhe shtet i
pavarur.
Përveq
kësaj edhe një rrezik tjetër mund ti vijë Kosovës, edhe nga fakti se, pushtetet
që ushtron në vendin e vet, deri më tani nuk e patën një vullnet dhe orientim
të drejtë, ndoshta edhe të rremë, me çrast Serbia dhe elita politike e saj e
gjetën edhe këtu pikën e dobët për ta dobësuar dhe ngadalsuar Kosovën në
arritjen e shumë prioritetëve të saj.
Dhe,
Ramush Haradinaj me dorëheqjen e tij nga posti i kryministrit të Kosovës, e
dinë vet se a ka vepruar mirë apo jo me dorëheqjen e tij, por një është e ditur
se, pushtetet e tilla dhe qeverisjet e tilla në këtë vend, kanë lënë gjurma të
shëmtuara, që më shumë e kanë demoralizue dhe denigrue deri në ç’masë këtë popull
se e kanë zhvillue dhe integrue në kuptimin njerëzor, duke e lënë edhe të
izoluar brenda kufinjëve të vet.
Prandaj,
për të i dhënë një mesazh edhe më të qartë këtij episodi, Kosova duhet të
gjindet edhe para kësaj ngjarje dhe ti jep kahe kësaj zbrasësire, duke
përgaditë zgjedhje të reja dhe të menjëhershme, por jo edhe zgjedhje teknike,
sepse ato mund të jenë vetëm provokativ edhe bjerrakohe. Dhe gjestin e Ramush
Haradinajt, duhet ta ndjekë edhe Edi Rama, i cili nuk duhet ta pret ngonjë
thirrje nga Gjykata e Popullit, dhe
tjetra, ne kemi “mësuar” dhe kopjuar mjaftë nga shteti shqiptarë, tani ka ardhë
koha që shteti shqiptarë të kopjon nga Kosova.