Mendime
Florim Zeqa: Shkoi Bajrushi n'Amerikë, që t'i thotë Mustafës ik!
E shtune, 13.07.2019, 09:10 AM
Shkoi
Bajrushi n'Amerikë, që t'i thotë Mustafës ik!
Shkruan
Florim Zeqa
Intervista
e shkrimtarit Jusuf Buxhovi në "Rubikon" u bë "hit" në të
gjitha debatet televizive, në mediat e shkruara dhe ato elektronike, e të mos
flasim për rrjetet sociale, ku fotoja e Buxhovit ka pushtuar të gjitha dritaret
e librit të madh e të pa fund të Facebook-ut.
Nga
debatet e shumta përshtypje më bëri paraqitja e ish mikut tim të mirë dhe ish
kryeredaktorit të gazetës "Bota Sot", Bajrush Morina, publicist dhe
analist i shquar në emisionin "Info
Magazine" në "KLAN KOSOVA" të Baton Haxhiut.
Në
lidhjen direkte nga New Yorku, Bajrush Morina në "Info Magazine", nuk
e tha asnjë fjalë për Jusuf Buxhovin, por tha se: "Komunikimi i të parit
të LDK-së me anëtarësinë e pakënaqur nuk përkon fare me ‘rugovizmin’,...“Edhe
në kohën e Ibrahim Rugovës ka pasë njerëz të pakënaqur, por mënyra se si i ka
heshtur ose injoruar ata Ibrahim Rugova është në kundërshtim me këtë që po bën
Isa Mustafa”.
Ishte
kjo befasia më e këndshme përgjatë këtyre tre viteve të fundit, për shkak se
isha mësuar ta shihja gjithnjë Bajrush Morinën më shumë si zëdhënës dhe
mbrojtës të Isa Mustafës, sesa një
gazetar të mirë.
Ju
dashtë Bajrushit të largohet nga "tabela e shahut" (zhvillimet
politike në vend) që të kuptojë më drejtë e më mirë realitetin në LDK, pra ju
dasht që të shkojë shumë largë për ta kuptuar se, Isa Mustafa dhe klani i tij ,
jo vetëm që nuk përkojnë fare me frymën rugoviane, janë armiqt më përfid të
liderit historik Ibrahim Rugova dhe të
LDK-së.
Ju
dashtë Bajrushit të shkoi n'Amerikë, që t'i thotë Mustafës ik, dhe jo vetëm, tani
po kërkon të largohen të gjithë pleqt, siq i quan ai gardën e vjetër në LDK.
Madje,
Bajrushi ka shkuar aq largë duke thënë se "ata që po e “godasin” LDK-në
janë askushi",...“janë individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë
braktisur LDK-në, janë shëtitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë
vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për
interesa të tyre dhe të porositësve”.
Në
është ky një dëshprim i çastit apo këndellje e Bajrush Morinës mbetët të shihet
gjatë ditëve dhe muajëve në vazhdim. Për shkak se jemi mësuar ta shohim Morinën
në situatata të tilla edhe më parë, siq ishte rasti me zgjedhjet e 8 Qershorit
2014, ku nga zhgënjimi që nuk i mori votat e majftueshme për t'u bërë deputet,
i akuzoi bashkëpartiakët, gjegjësisht strukturat e larta të LDK-së për vjedhje
të votave të tij,...por jo shumë largë,
pas një darke të shijshme me strukturat e larta të LDK-së, e tërhoqi deklaratën
kontraverse.
Duke
qenë se jam ndër të parët në Kosovë, mbase edhe i vetmi deri më sot që e ka
quajtur liderin diktatorial të LDK-së, Isa Mustafën, monstrum të politikës
kosovare, në të njëjtin mendim mbetem edhe sot, edhe përkundër kërcënimeve e
shantazheve nga ish bashkëpartiakët, nga ish miqt e mirë si Bajrush Morina e të
tjerë që më "penalizuan" me mosbotim të shkrimeve dhe mbyllje të
portaleve për shkak të pikëpamjeve të mia rreth LDK-së, e në veqanti ndaj
liderit aktual, që tashmë ka kaluar përmasat e monstrumit politikë, duke u
shndërruar në përbindësh të rugovizmit në LDK.
Më
vie mirë, që më në fund edhe Bajrush Morina u bind se Isa Mustafa nuk paraqet
frymë rugoviane në LDK. Uroj që kësaj radhe Morina t'i shkojë deri në fund
betejesë së filluar kundër klanit të Isa Mustafës.
Bajrush
dëshmohu se je me ujkun e jo me arushën!