Mendime
Shefqet Dibrani: Pesë pamje të urrejtjes kundër vlerave të demokracisë
E diele, 14.07.2019, 03:15 PM
PESË PAMJE TË URREJTJES KUNDËR VLERAVE TË
DEMOKRACISË
Deformimi i demokracisë, është
hakmarrje primitive kundër Jusuf Buxhovit që themeloi LDK-në, e cila e
shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë dhe arriti të bëjë miqësi e
Aleancë me Amerikën, për t’iu gjetur në ditët më të vështira Luftës së
Kosovës! Me një fjalë, lufta kundër
historianit Jusuf Buxhovi është hakmarrje kundër Lirisë së Kosovës dhe më shumë
se kjo një hakmarrje “E SË MAJTËS”
kundër prezencës Amerikane dhe vendeve të BE-së në Kosovë!...
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Prolog:
Ende pa e mbushur njëvjetorin e themelimit të LDK-së, ka pas nisur një
fushatë e egër linçuese kundër saj, në lojë e patën futur Demaçin, i cili nuk
ra në grackë. Pra në vitin 1990 – 1992, pikërisht atëherë kur zyrtaret e tanishëm
politik të LDK-së, ishin struktura udhëheqëse të LKJ-së, të tjerët ishin në
pelena atëherë kur pshurreshin dhe qurraveshin neveritshëm, sidomos kur i
lëpinin qurrat që iu shkonin zvarrë. Edhe tash këta qurranë janë bërë të
neveritshëm, të gërditshëm dhe të padurueshëm, sidomos kur mbrojnë dr. Rugovën
dhe kur flasin për Rugovizëm! E për ata që shkruajnë do të ishte mirë të
mendojnë çka po i lënë pas historisë së tyre familjare, fëmijëve të cilët nuk
janë fajtor pse i kanë baballarët kaq të qurravt?!
Duke kërkuar në arkivin tim kam gjetur shkrime të cilat flasin për LDK-në e
idealeve të mëdha, (1990-1991). Pra për LDK-në e idealeve tjera, por janë edhe
disa shkrime edhe për Demaçin... një personalitet i cili në korrikun e vitit të
shkuar shkoi mëtanë ku nuk flitet më.
Nuk po merrem me Adem Demaçin, as me akuzat e tij deri në sharje kundër dr.
Ibrahim Rugovës, pasi një pjesë të tyre vet Ibrahim Rugova ia ka falur sa ishte
gjallë, por a do ta falte edhe tashti, nuk jam profet për t’ia qëlluar, por një
gjë e di se ai ishte i Madh, kurse nesër do të bëhet edhe më i madh se sa po
himnizohet sot.
Pamja 1 – Aanti-Rugovizmi
a). Po të ishte gjallë Rugova, kurrë
Isa Mustafa nuk do të ishte zyrtar i LDK-së, e le më kryetar i saj. Të gjithë
ata që e votuan, për kryetar të LDK-së, për Kryeministër, dhe të gjithë ata që
i besuan aq shumë, në thelb janë Anit-Rugovista të papërmirësueshëm.
b). Po të ishte gjallë Rugova, kurrë
Hashim Thaçi, nuk ishte bërë Kryeministër as President i Kosovës. Prandaj të
gjithë ata që janë struktura të LDK-së dhe e kanë votuar, janë në thelb
Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
c). Ibrahim Rugova, ka thënë kufiri i
Kosovës me Malin e Zi është në Kullë dhe Çakorr, prandaj të gjithë ata që e
kanë votuar për ti lënë këto Troje nën administrimin e Malit të Zi, le më se
janë tradhtar, por janë Anti-Rugovista
të papërmirësueshëm.
ç). Ibrahim Rugova, ishte për falje dhe
nuk shau askënd, të gjithë ata që hakmerren dhe shajnë pa kriter janë Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
d). Ibrahim Rugova, ishte për
gjithëpërfshirje dhe për Elitë Akademike dhe Intelektuale,
ata që përjashtuan dhe janë kundër intelektualëve dhe kundër Themeluesve të
LDK-së, janë në thelb Anti-Rugovista të
papërmirësueshëm.
dh). Ibrahim Rugova, e dashti dhe e
respektoi DIASPORËN, të gjithë ata që ndëshkuan Diasporën duke e përjashtuar
nga proceset e brendshme në LDK, janë kundër zhvillimit të Kosovës, andaj janë
në thelb Anti-Rugovista të
papërmirësueshëm.
e). Ibrahim Rugova ishte i madh,
prandaj i respektonte të vegjlit, por të vegjlit e sotëm që po e udhëheqin
LDK-në dhe Kosovën, i urrejnë të mëdhenjtë dhe nuk i shkelin të vegjlit, andaj
nuk falin, ata hakmerren, ata vrasin, prandaj në thelb janë Anti-Rugovista të
papërmirësueshëm.
ë). Ibrahim Rugova, dallonte për
shprehjen e butë dhe elokuente, të gjithë “katunarhanja” e Facebook-ut që nuk
dinë me shkruar dhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk kanë lexuar një libër, por
janë kapërthurur nëpër ministri e në Krye të LDK-së, janë në thelb Anti-Rugovista të papërmirësueshëm!
Sepse: Rugovizmë është vlerë, është
tolerancë, është dashuri për atdheun!
Pamja 2 – Urrejtja kundër Simbolit të Rezistencës
Në këto rrethana, ndryshe vepron qytetari i rëndomtë e ndryshe duhet të
veproj intelektuali, e krejt ma ndryshe ata që udhëheqin parti politike dhe
Shtetin e Kosovës. Por qëndrimi armiqësor, i ulët dhe primitiv i Kryesisë së
LDK-së që u shpreh korrikun e vitit të shkuar, në Ditën e Vdekjes, Varrimit dhe
Nderimit që iu bë Adem Demaçit, është koncepti ma antidemokratik që iu ka bërë
LDK-së. Ky veprim është ideologjik e LKJ-së që udhëhiqet drejtpërdrejtë nga Isa
Mustafa, i cili pas të gjitha shkatërrimeve, humbjeve dhe shëndetit të tij, ka
detyrë për ta shkatërruar LDK-në, dhe për ta mbajtur LDK-në sa ma larg Popullit
dhe halleve të tij.
Pamja 3 – Injorimi kundër Amerikës
Pamja/Fytyra e LDK-së që u shfaq si urrejtje, si hakmarrje, kundër Adem
Demaçit, kur u bë refuzimi klasik në ditën e varrimit të tij, na u rishfaq në ditën e Gëzimit të Kosovës,
me rastin e 20-Vjetorit të Çlirimit të Kosovës, që iu gëza krejt Bota
demokratike! Sivjet për këtë DITË të Gëzuar, vendin tonë e vizituan fytyrat më
eminente të Amerikës siç ishin Presidenti Bill Clinton, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, gjenerali i
ushtrisë amerikane Wesley Clark dhe shumë të
tjerë. Me një fjalë klika titiste e LKJ-së që ka pushtuar LDK-në, (si duket për
hatër të Serbisë), përbuzi gjithë përpjekjen dhe ndihmesën e Amerikës në Luftën
dhe Paqen e Kosovës. Ata refuzuan të takoheshin me përfaqësuesit e Amerikës,
por na shurdhuan duke brohoritur Rroftë Amerika dhe për miqësinë e tyre të
përhershme me Amerikën?!
Pamja 4 – JUSUF BUXHOVI
Foli intelektuali Jusuf Buxhovi, Ideatori dhe Themeluesi i LDK-së,
foli shkencëtari që bëri vepra shkencore të cilat nuk arriti t’i bëjë Akademia
e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, foli historiani që e shkroi Historinë
e Kosovës, atë që nuk arriti ta shkruaj Instituti i Historisë së Kosovës
e as Fakulteti i Historisë për më shumë se gjysmë shekulli veprimtari. Foli shkrimtari më i frytshëm,
autori i romaneve historike, që e tha të djeshmen dhe të tashmen në mënyrë
artistike, të cilën nuk e ka thënë e as nuk e ka shkruar Lidhja e
Shkrimtarëve të Kosovës. Andaj ky “pokretni juriš” kundër Jusuf
Buxhovit jep alarm shqetësues se një “Lëvizje për sulm”, kundër
Lirisë së Kosovës dhe vlerave të saj po nis marshin drejt shkatërrimit.
Pamja 5 – “Pokretni juriš” ose “Lëvizja për Sulm”
Ky farë “Pokretni juriš”, në thelb përmban ideologjinë “E majtë staliniste”, e cila përmbledh
të gjitha llumproletariatin ideologjik dhe strukturat komanduese të krimit
politik dhe ekonomik që nuk kanë gjë të përbashkët as me Luftën për Lirinë e
Kosovës dhe as me Paqen dhe demokracinë në Kosovë. Kjo strukturë mbështet nga “E
majta titiste”, e cila është edhe ma perfide dhe shumë më e rrezikshme se e
para. “E majta titiste” përfaqësohet nga Isa Mustafa dhe strukturat e
përgatitura në “Riinvest”, të cilët e kthyen frymën hakmarrëse dhe krijuan
mosdurimin në LDK, (që tashmë njihet si luftë e karrigeve). Kjo logjikë
shkatërruese është e mbështetur nga elementi Jugosllav që udhëheq mediat shqipe
në Kosovë dhe i mban nën zapt Organizatat Jo Qeveritare të cilat janë
shndërruar në struktura parapolice të krimit dhe bandave të kriminalizuara në
Kosovë, andaj heshtin dhe nuk po mbrojnë asnjë vlerë qytetare.
Epilog:
Urrejtja kundër fjalës së lirë, çuditërisht po bëhet edhe nga ata që
mbllaçitin për lirinë e fjalës së lirë?! Në thelb ka urrejtjen kundër vlerave,
kundër Elitës Intelektuale, kundër Rezistencës së Adem Demçit, Kundër
Filozofisë Paqësore të dr. Ibrahim Rugovës, kundër Luftës së UÇK-së, Kundër
Prezencës Amerikane në Luftën dhe Paqen e Kosovës, Kundër kthimit të turizmit
në Kosovë, (turizëm të cilin e bënë dhe e zhvillon vetëm Diaspora e saj),
dhe në fund të fundi urrejtja kaq e madhe kundër Jusuf Buxhovit është
urrejtje kundër të gjitha vlerave intelektuale, kulturore, arsimore,
pedagogjike, shkencore dhe akademike të një vendi.
Me një fjalë Bandat e Kriminalizuara të Komandantëve me koncepte të së majtës
staliniste, të ndihmuar nga e majta titiste, po i qesin marren
Luftës Heroike të UÇK-së dhe ia kanë shtrirë zullumin Lirisë së Kosovës.
Veçmas Isa Mustafa, me suitën e tij, ka arritur me ua fshirë trurin
Kryesisë së LDK-së, për ta përjashtuar Elitën Intelektuale nga të gjitha
proceset. Kjo ideologji e shkollës RIINVEST, (institucion që u themelua në
vitet ma të Zeza që kalonte Kosova), nuk ka pasur për qëllim me zhvilluar
demokracinë dhe me bërë aleanca me Amerikanët, por është themeluar nga një
azilant në emigracion, siç ishte atëherë mr. Isa Mustafa, për t’i përgatitur
Serbisë strukturat e besueshme që do ti shërbenin atij sistemi për ta bërë ma
mirë zapt Kosovën, dhe për të dëshmuar se “E majta Titiste” shëmbëllen në miqësinë e tyre me Serbet!
Deformimi i demokracisë, është
hakmarrje primitive kundër Jusuf Buxhovit që themeloi LDK-në, e cila e
shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë dhe arriti të bëjë miqësi e
Aleancë me Amerikën, për t’iu gjetur në ditët më të vështira Luftës së Kosovës! Me një fjalë, lufta kundër historianit Jusuf
Buxhovi është hakmarrje kundër Lirisë së Kosovës dhe më shumë se kjo një
hakmarrje “E SË MAJTËS” kundër
prezencës Amerikane dhe vendeve të BE-së në Kosovë!...