Mendime
Alma Lama: Kosova duhet te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme
E shtune, 20.07.2019, 05:09 PM
Kosova
duhet te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme
Nga
Alma Lama
Qeveria
e ardhshme nuk duhet te heqe dore nga pergjegjesia e dialogut me Serbine.
Qeveria
e ardhshme duhet te jete e vetedijshme se demi qe i eshte shkaktuar Kosoves ne
arenen nderkombetare me perfoljen e çeshtjes se kufijve, eshte i
pallogaritshem.
Sot,
edhe diplomate apo politikane te angazhuar dikur ne zgjidhjen e statusit te
Kosoves, kam degjuar me veshet e mi te flasin per zgjidhje perfundimtare te
statusit. Kjo eshte alarmante.
Politikane
e diplomate nderkombetare flasin se si Kosova duhet te jape diçka ne raport me
Serbine ne menyre qe te arrihet nje marreveshje.
Sot
Vucic perceptohet si nje partner serioz qe eshte i gatashem per zgjidhje e
kompromis me Kosoven.
Ndersa
percarjet e brendshme te skenes politike te Kosoves e kane dobesuar ndjeshem
pozicionin e saj ne arenen nderkombetare.
Kosova
nuk duhet te jape me asgje; mbi te gjitha nuk duhet ne asnje menyre te
diskutoje ndryshimin e kufijve. Kjo duhet te jete nje teme “tabu”.
Perfaqesuesit
e Kosoves duhet te kerkojne nga Serbia kthimin e te pagjeturve, demshperblimet
e luftes dhe si kusht primar denimin e krimineleve te luftes nga ana e shtetit
serb. Pa denuar keto krime, ata nuk duhet te hyjne ne BE.
Po
keshtu, eshte rasti te kerkojne te drejta reciproke per shqiptaret e Lugines se
Presheves, si ato qe iu jane oftuar serbeve te Kosoves.
Gjithashtu,
duhet te kembengulet qe Serbise te mos i mundesohet anetaresimi ne BE para
Kosoves, sepse perndryshe ajo do ta bllokonte anetaresimin per ne.
Kosova
ka nje mije argumente me shume se Serbia ne dialog, por duhet te pergatitet
mire qe t’i artikuloje dhe nuk duhet te trembet nga presioni nderkombetar.
______________________________
Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan cmimin qe u
pozicionua fuqishem kunder skenarit te ndarjes se Kosoves
Ai ishte barriera me e fuqishme kunder ketij skenari.
Populli i Kosoves duhet ta dije se Vucicit i eshte premtuar
Veriu me gjithe Mitrovice.
Populli i Kosoves duhet t’i dale zot territorit te tij dhe
ta ndale kete skenar te erret me pasoja deri dhe ne shuarjen e shtetit te
Kosoves.
Alma Lama në Facebook: https://www.facebook.com/alma.lama.9