Mendime
Mehmet Musa: Haradinaj, burrë i fjalës dhe i pushkës
E hene, 22.07.2019, 08:09 PM
HARADINAJ,
BURRË I FJALËS DHE I PUSHKËS
BURRË
I SHTETIT E BURRË USHTRIJE !
-Atij
që ka derdhur gjak për lirinë e Atdheut edhe lotët për fatet e Atdheut i kanë
hije!-
Shkruan:
Mehmet Musa, Gjermani
Treshja
Vuçiç, Daçiç dhe Thaçi, nuk do të ngopen poqese nuk e shohin në turrën e druve
duke u djegur si Xhordano Bruno, Ramush Haradinajn.
Takimet
e shpeshta ndërmjet Thaçit e Vuçiçit, që
nga viti 2013 e deri më sot, prodhuan hiç më shumë e as më pak por vetëm
puthjen e dy presidentëve në të dyja faqet si dhe rrënimin e autonomisë së
Republikës së Kosovës e letërthirrje për në gjykata speciale të dëshmorëve të
gjallë, djemëve të UCK-së.
Kjo
ngjarje e tmerrshme në kurriz të trojeve tona, ku edhe pas 20 vjetëve kullojnë
gjak plagët që u shkaktuan nga çetnikët serbë të udhëhequr nga kryekriminelët
Miloshevic,Vuçiç, Daçiç e shumë të tjerë e detyroi Ramush Haradinajn të
veprojë, duke marrë përgjegjësinë për ti dalë krah Atdheut që po rrokullisej
drejtë greminës nga një gjarpër i zi, i quajtur Hashim Thaçi, i cili kishte dhe
ka plane të zeza për ta bërë Kosovën copë e grimë për hatër dhe në favor të
interesave të Serbisë.
Për
hirë të Atdheut dhe gjakut që u derdh rrëke për çlirimin e tij, Ramushi u
detyrua të bëjë koalicion edhe me qenje që u përngjajnë njerzëve por që njerëz
nuk janë. Ai e nxori Kosovën sovrane, nga kolapsi politik që shkaktuan puthjet
Thaçi-Vuçiç, për ta gjymtuar edhe më tej ate, duke krijuar ligjërisht ushtrinë
e Adem Jasharit me 14 dhjetor 2018 si ushtri mbrojtëse kundër Serbisë dhe
gjithë atyre që mendojnë e kanë plane për pushtimin e trojeve tona.
Ai
i vuri sanksione shtetit dhe qeverisë më kriminale në botë, Serbisë, duke i
thënë se zot shtëpie jemi ne këtu !
Ai
nuk iu nënshtrua shantazheve, intrigave dhe provokimeve nga jashtë dhe brenda
për të vepruar në kundershtim me interesat e Atdheut, mbrojti Atdheun me fjalë
dhe vepra,nga çdo e ligë që ishte kurdisur nga kuçedra Serbi dhe sejmenët e saj
në Kosovë.
Marrëveshja
e vetme që ai pranonte të diskutonte ishte njohja reciproke, në kufinjtë
ekzistues, ndërmjet Kosovës e Serbisë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të
marëdhënieve ndërmjet dy vendeve sovrane.
Këtu
duhet kërkuar motivi dhe aresyeja pse hienat e zeza të nëntokës shqiptare në
bashkëpunim me armiqtë e kombit tonë mblodhën dhe bashkuan forcat për t'a
detyruar të largohet nga detyra në shërbim të kombit e Atdheut.
Data
e 19 korrikut, kur komisioni shtetror u autorizua për korigjimin e kufirit në
drejtim të Çakorrit me Malin e Zi, ishte dita kur iu lanë duartë e lira
kasapëve modernë të Kosovës që të bëjnë kompromise të dhimbshme e që ta qethin
e nënqethin Kosovën e qindra mijëra dëshmorëve të Atdheut, sipas interesave të
Serbisë e aleateve të saj.
Me
daten 9 janar 2017, në Radio Kosova e Lirë, unë
pata shkruajtur; ”Ramushi, prapë në pranga, dhe kjo nuk do të jetë hera
e fundit, se ai do të prangoset sa herë që e do interesi i Serbisë e miqëve të
saj europian dhe sahanlpirësve zuzarë të Prishtinës".
Ndërsa
sot unë po të them i nderuari, trim e patriot Ramush Haradinaj: ”Ballin Lartë!”
Konsideroje se je prapë në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku pushkën tuaj e dëgjoi
gjithë bota dhe ajo solli lirinë e dëshëruar ndër shekuj të shqiptarëve. Pushka
t'u bëftë top o Ramush dhe, dije se ke pas vetës të drejtën dhe gjithë ata që
janë dhe e quajnë veten shqiptarë.
"Lum
Kombi shqiptar që të ka djalë!”
-Per ZemraShqiptare, nga
Gjermania, 22 Korrik 2019-