Ndue Dedaj: Në Pazar të Milotit tash shiten edhe libra!
Altini, një miku im biznesmen nga Rrësheni, më shkruante dje: “Profesor, si je? U nisa për në pazar të Milotit për të blerë një pajisje për Bar-in, por teksa po kontrolloja tregun, u habita kur në mes të rrugës gjeta disa libra që po i shiste një person me ngjyrë. Librat ishin rifuxho në kuti kartoni...


























