Albert Vataj: Lumturimi i tepruar i një zhgënjimi që vjen nga Stokholmi
Ismail Kadare, sërish mbeti një kandidat pa kuorumin e domosdoshëm për t’i dhuruar shqiptarisë edhe një Nobel, pas atij të Paqes nga Nënë Tereza (1979) dhe atij për Mjekësi nga Ferid Murati (1998). A do ta donim një çmim edhe në Letërsi, jo se shquhemi si lexues të mëdhenj dhe admirues të njerëzve të dijes, por do ta ledhatonte goxha sedrën tonë nacionale...


























