Themi J. Tushe: Tasi Mitro Tushe (Kristiani) – luftëtari i Çetës myzeqare të Kolkondasit
Aty në zemër të Myzeqesë, në lartësitë e një kodre magjike, që ngrihet si piramidë gjigande përmbi fshatin Pojan, e mbuluar dhe stolisur e tëra me gjithfarë bukurishë nga natyra dhe dora e njeriut, ndodhet edhe qyteti ynë antik, plot lavdi dhe hijerëndë i Apollonisë...


























