E premte, 21.11.2025, 12:26 PM (GMT)

Përparim Hysi: Një "dorashkë" miqësore për të Nderuarin, Kujtim Mateli

Këtë kumtesë e kam mbajtur,relativisht heret:në vitin 1996. Jo vetëm e kam mbajtur,por jam dhe mbështetës i tezës që ka mbrojtur prej kohësh,Profesori i Nderuar,Perikli Ikonomi,një diturak enciklopedik.Kam patur fatin e madh që të jem nxënës i tij dhe jam ndjerë krenar për mbajtjen e kësaj kumtese me shumë rëndësi historike. Vlera e saj,sado pak...

Xhevat Muqaku: Toka bartë mbi vehte barrën njeri, për t'i dhuruar erën e dheut...

Redaktori, Daut Demaku shkruan në pasthënjen e librit " Mendova për ditën "; "njerëzit në tërësi jan sikur toka, krijuesit e dalluar jan sikur lulet, kurse poetët e vërtetë shëndrrohen në aromë të luleve, si dëshmorët".Eh botë, e pa kapshme në shikim,por e vogël, historia e jonë u përsëritka!Imagjinova, duke lexuar vargjet brillante të këtij autori;"ulur në sofren e madhe të lirisë në Krojmirin buzë Blinajes, qëndronte, vrojtonte, priste i...

Gani Mehmeti: Njeriu që, i gjallë, nuk ia ktheu shpinën shtëpisë

Njëri nga dashamirët dhe kontribuesit e arsimit shqip në fshatin Sylevicë të Pofujevës, pa dyshim, ishte Imer Halim Mulliqi, i njohur si Imer Sylevica.Imerin e ka njohur gati i tërë Llapi, i madh dhe i vogël, më veshjen e tij karakteristike kombëtare, i cili dimër e verë nuk e ka hequr veshën atë. Po, Imeri për dallim nga vesha llapjane, në vend të shokës së kuqe me të zezë, ai bartte shokën e bardhë me të zezë, simbol i shpirtbardhësisë së tij. Ishte...

Luan Rama: Dëshmitë e francezëve për konvertimin me tortura të shqiptarëve

Pas librit Dorëshkrimet e Purpurta, ku i bëhet jehonë kodikëve shqiptarë në kuadrin e kodikëve më të vjetër të njerëzimit, para një viti ju sollët para lexuesit librin tjetër historik Kalorësit e Stuhisë, një afresk historik në marrëdhëniet franko-shqiptare parë në kuadrin e luftërave shekullore, veçanërisht nga anzhuinët deri në shekullin XVII. Tashmë ju vini me një libër të ri, Bujtës të Largët, – Mbresa të udhëtarëve francezë në Shqipëri gjatë shekullit XIX. Çfarë ju shtyu të shkruani këtë libër?...

Kadri Mani: Bajram Rexhepi, mjaft më, jep dorëheqje!

O njeri! Ik nga politika e shko në profesion tëndin- në spital! Sa ministri i ke ndërrue dhe gjithku ke dështue!?Nuk jeni ju aty të “kostatoni” dhe të “prononcoheni”!?- në cilën kantë të bërllgut e gjete këtë shprehje kaq të ndytë- prononcohem!?Cilët këshilltarë debilë i ke!?Qe sa muaj (a vite) kam kërkuar një takim (me shkrim) me ju: për përgojimet në Internet nga rrugaçëria!?...

Frank Shkreli: Presidenti varrmihës i Serbisë

Nacionalisti ekstrem serb Tomislav Nikoliq, u betua javën që kaloi para anëtarëve të parlamentit të ri si president i Serbisë për një afat prej pesë vjetësh, pasi partia e tij fitoi më shumë vende në parlament në krahasim me partinë e presidentit të deritanishëm Boris Tadiq. Duke u bazuar në prononcimet e tija të deritanishme, shënjat e para nga fitorja e varrmihësit Nikoliq si president i Serbisë më 20 Maj nuk janë aspak pozitive për ...

Ilmi Veliu: Shërbimi sekret i Serbisë

Ne te njejten kohe kur burgosen dhe rrihen shqipatret ne Maqedoni, burgosen dhe rrihen edhe ne Serbi (lugina e Presheves). Dhe nuk din kush se sa jane te rrahur shqiptaret sepse avokati i popullit eshte serbe she nuk i ha palla se cka ka ndodhur me shqiptaret e Presheves, a jane gjalle apo kane vdekur dhe shqiptaret e Lugines bajne lufte per vota se cili do te shkoje ne Parlamentin serbe...

Bekim Toçani: A kanë mbetur të pathëna në librin “Në hap me Rugovën”?!

Libri i Adnan Merovcit, “Në hap me Rugovën” edhe si paralajmërim, nxiti aq shumë kurreshtje lexuesish jo vetëm në Kosovë, por në gjithë hapësirën shqiptare. Veçant te ata që kanë punuar e vepruar përgjatë gjithë periudhës për të cilën shkruan Merovci. Kjo për faktin se Presidenti Rugova ishte dhe mbetet tejdimensional për të gjithë shqiptarët. Tek mua, libri që po vinte, nxiti edhe njëfar padurueshmërie, për ta lexuar. Për t’u përpjekur edhe pak...

Illyricum Libertas: Përkrahim prostestën Europiane të 7 qershorit në Shkup

Sh.m.a.i.kILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, i jep përkrahje të plotë Protestës së të burgosurve dhe të dëmtuarve shqiptarë në Maqedoni, të caktuar për 7 qershor, para qeverisë së IRJM në Shkup.Ftojmë gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë aktive e kësaj Proteste në mënyrë që të ndalojmë diskriminimin e mëtejmë të kësaj shtrese të shenjtë për shqiptarët këtu...

Baki Ymeri: Drita shqiptare e mërgimtarëve tanë

Titulli përcakton vendin në gjeografinë e ndjenjave, ndërsa mendimi derdhet në vargje që dëshmojnë se poezia është një guxim i mveshur me vesën e sinqeritetit dhe luciditetit. Jeta dhe vepra e protagonistit të kësaj poeme del nga tiparet e një tensioni që krijohet nga një botë e reflektuar në gjeografinë e mallit. Nehat Jahiu vjen para opinionit me një vepër të re kushtuar njërit nga veprimtarëve më të shquar të diasporës shqiptare në...

Tubim përkujtimor për Dëshmorët - Bllacë, Therandë 07-06-2012

TE ENJTEN ME 7 QERSHOR ORA 11.00NE BLLACE TE THERANDES MBAHET TUBIMPERJKUTIMOR PER DESHMORET E KETIJ FSHATI .F T E S EJu ftojmë të merrni pjesë në përvjetorin e dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut .Manifestimi mbahet në Bllacë më 7 qershor 2012 (e enjte) në ora 11.00 .Ardhja juaj nderon dëshmorët e kombit.Qershor 2012BllacëShoqata e veteranëve të luftës së UÇK-sëPër informata tel : 044 991 258 dhe 049 402 249...

Arif Kutleshi: Letërsia bashkëkohore sllovene

Në letërsinë bashkëkohore sllovene kështu vazhdojnë drejtimet e romantikës së re të ripërtëritur dhe simbolizmit dhe drejtimet e realizmit dhe naturalizmit-drejtime prandaj, të cilat kanë lindur qysh në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, njëkohësisht po zhvillohen drejtime të reja-modernizmi, avantgarda dhe postmodernizmi. Nën ndikimin e drejtimeve të reja vazhdon letërsia ekzistenciale, letërsia e absurdit, romani i ri dhe ...

Zejdush Kastrati: Xhemushi, Lemi dhe disa të tjerë

Ngjarja e përshkruar, në këtë rrëfim, është një e vërtet autentike, ku si përsonazhë kryesorë, janë dy përsona, të cilët edhe sot janë gjallë, dhe jetojnë në Gjilan, dhe jo rrallë herë, kur takohemi, me nostalgji, kthejnë “filmin mbrapa” dhe përshkruajnë, pos shumë rrëfimeve tjera, edhe këtë të vërtetë,që po e paraqesim, e që lidhet, me një periudhë kohore, gjatë kohës së monizmit,apo thënë shkurt, gjatë kohës së Titos...

Minire Ismajli: Krijuese që premton

Të shtunën, më 2 qershor 2012, në shkollën fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan, në praninë e nxënësve, të arsimtarëve dhe të shumë prindërve, u bë provimi i veprës poetike “Kur agonte drita”, e krijueses së re Medina Dautit.Medina Dauti është nxënëse shembullore e klasës V-5, në shkollën fillore “Th. Mitko”,në Gjilan. Ajo shquhet për suksesin dhe zellin në mësime, por edhe për talentin në artet e ndryshme...

Ali D. Jasiqi: Metafora e diellit dhe …

Poeti Zeqir Fazliu po del para lexuesve me përmbledhjen e vet të katërmbëdhjetë (14) më radhë, me titull “Kur e këndoj këngën e diellit” pak më ndryshe se përmbledhjet e mëparshme. Në realitet të dyzetenëntë (49) poezitë nuk kanë titull, por vetëm numra (1,2....49), gjë që rrallë e ndeshim në krijimtarinë letrare,pos kur është fjala për aforizmat,përkatësisht fjalët e urta,apo edhe vicat. Dhe kjo e shton edhe më shumë kureshtjen e  ...

Xhevahir Cirongu: Enver Cakaj - Tomorrica

Këto ditë doli në qarkullim libri me titull: ‘’Tomorrica” (monografi) me autor të Enver Cakaj. Libri u botua nga shtypshkronja ‘’Medaur’’ Durrës. Përmbledhja monografike e këtij libri ka 522 faqe, të pasqyruarë edhe me foto brënda tij. Autori ka bërë një punë të kujdesshme,duke qëmtuar nëpër arkiva dhe ka sjellë fakte të reja që lexuesi nuk është njohur më parë, por tani me botimin e kësaj monografie e ka më lehtë të gjejë vetëveten nëpër labirinthet e ...

Arben Llalla: Fshatrat shqiptare ortodokse në Maqedoni

Prej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes së fshatrave në Greqi që dikur kanë qenë të banuar nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetërore shumë prej këtyre banorëve i braktisën këto fshatra dhe disa të tjerë u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot në të vërtetë këta njerëz janë qytetar të denjë të shtet grek, por në venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar që ndoshta një ditë do të ...

Victor Frobin: Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla e shteteve

Pas shekujsh harrese, Shqipëria zë befas vendin e parë në aktualitetin botëror. Dhe siç do ta shohim, sa çështje e ndërlikuar dhe e ngatërruar që qenka kjo çështja shqiptare!“Ne jemi të gjithë të barabartë përpara Shqipërisë!” - më deklaroi në veçanti e mirëkuptim një diplomat, tek i cili e pashë të urtë e të arsyeshme të shkoja të konsultohesha me të përpara se t’i hyja kësaj monografie. “Historianë, gjeografë, etnologë, diplomatë, ne futemi të gjithë brenda së njëjtës kategori: sepse ne nuk njohim asgjë - asgjë fare - rreth këtij vendi dhe rreth banorëve të tij!”...

“Rilindasi”, letra e rrallë e Skënderbeut, fakte befasuese

‘’Fort i kthjellti Princ e zot i nderuar.Mora letrën e Z. Suaj, e cila më çuditi më fort se sa do të më hidhëronte, duke parë mënyrën me të cilën ju shkruani.Dhe më së pari, thoni që, kur keni marrë lajmin se ne i paskemi dërguar fjalë fort të kthjelltit Madhëri Mbret Ferrant se, po të na dërgonte galere, ne do të kishim ngarkuar në të njerëz, që të shkonin për t’i dhënë zjarr Brindizit dhe për të plaçkitur vendin tuaj, nuk paskeni mundur ta besoni...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx