Sevdail Hyseni: Demi dhe Ligji
Në stinën e meseleve, kur fjala s’fle,Një mbret, me mendjen e hollë si pe,E nxori një ligj - me vulë në kuvend:-T’i tredhin demat, të gjithë me rend. S’kish mbaruar fjala, s’ish tharë boja,Iknin demat si era, mos t’i kapte roja.Mbanin brirët lartë e bishtin shigjetë,Si lepuj në kodra, ngjiteshin përpjetë...


























