Ndue Dedaj: Kadare nuk lexohet për t’i bërë “nder” atij
Dje, me 28 Janar 2021, ua kursyem rrjeteve sociale ndonjë foto dalë me Kadarenë, vite më parë, në një panair Libri në Tiranë, jo se do të kishte diçka që nuk i shkonte ditës së tij. Thjeshtë bëmë diçka tjetër, më të voglën gjë që mund të bëhet në një ditëlindje të madhe, hymë në një klasë bashkë me mësuesin...

























